| E marte, 02.09.2025, 06:53 PM |
Gani Mehmetaj:
Kristofer
Hill: RUGOVËS IU HODHËN NË PËRQAFIM,
I
BININ NË GJUNJË SI PAPËS
“E
mora (Rugovën) në makinën time më 3 nëntor (1998) dhe shkuam së pari në
katundin e vogël piktoresk, në Banjë të Malishevës. Minareja e xhamisë së
katundit ishte rrëzuar nga një predhë shumë precize nga tanku. Kërma të
kafshëve të banorëve të fshatit ende po prisheshin në fushë që prej një muaji,
kur serbët i kishin përdorur si ushtrim për marrje në shenjë. Vazhduam pastaj
për në fshatin e vogël Ostrozub, ku po ashtu dolëm jashtë në rrugën kryesore që
gëlonte me banorë të kthyer, të cilët bartnin dhe tërhiqnin zvarrë plaçkat e
veta personale teksa ktheheshin nga mali ku qenë fshehur me javë të tëra, në
pyll.
Reagimi
i tyre kur e panë Rugovën ishte i jashtëzakonshëm.Njerëzit fillimisht ngurruan
kur panë prijësin e vet prej më shumë se një dekade, pastaj iu afruan dhe iu
hodhën me krahë rreth qafe, duke e puthur në faqe. Disa iu hodhën në përqafim
dhe i ranë në gjunjë, duke ia puthur dorën, si të ishte Papë.
U
ndala për të kapur pamjen në tërësinë e saj. Se çka i bën disa politikanë
karizmatikë dhe çka jo, ka qenë koncept përherë i pakapshëm për mua.
Por në këtë ditë e pashë se Ibrahim Rugova ishte
forcë që duhej konsideruar – ndoshta prej kësaj buronte arsyeja pse UÇK-ja dhe
të tjerë ishin aq të ashpër me të.
(Emisari
amerikan për Kosovën në vitin 1998, ambasadori Christopher R. Hill, në librin
“Outpost: Life on the Frontlines of American Diplomacy” (Pararojë: Jeta në
vijat e para të frontit të diplomacisë amerikane).
Sipas
motiveve të librit "Rugovën, si e kam njohur" do bëhet filmi
"Ibrahim Rugova, rilindasi i fundit".