| E shtune, 13.09.2025, 06:59 PM |
Duhet të konsultohemi vazhdimisht me historinë tonë që të mos përsëriten gabimet, ose që të mos bëhen gabime të tjera
Nga
Gjon Keka
Kur
shikojmë përreth rreth vetes sonë, atdheut tonë, tokës sonë, botës, gjejmë
shumicën e gjërave aq të zakonshme, aq natyrale saqë mezi na shkon ndërmend të
pyesim se si ndodhi e gjitha ose nëse ka qenë gjithmonë kështu.
Jemi
mësuar aq shumë të besojmë se gjërat duhet të jenë bërë kështu, saqë nuk na
shkon ndërmend kurrë se mund të kishte qenë ndryshe. E megjithatë në kohët e
mëparshme gjërat ishin krejt ndryshe.
Vendet
që aktualisht janë bërë të zhvilluara e të fuqishme dhe kanë arritë shkallën më
të lartë të civilizimit dhe të arritjeve shkencore më parën ishin të shkreta
dhe të mjera ose nuk ekzistonin fare. Por ka patur edhe vende që kanë qenë aty
historikisht që na fillimi dhe kanë mbetur të shkreta si në mendje, shprit e të
pazhvilluara dhe pa asnjë arritje në shkencë e lëre më të kenë arritë të
ngjiten në ndonjë nga shkallët e civilizimit, pra kanë mbetë aty në vendnumëro
historikisht. Por ka edhe vende që kanë qenë aty historikisht dhe që kanë patur
një civilizim të lartë përgjatë historisë por pas përballjes së fatit të tij me
pushtuesit e njëpasnjëshm ai ka rënë në zingjirët e skllavërisë dhe është bërë
vend i shkretë dhe ka mbetë në nivelin më të ulët të zhvillimit mendor,
shkencor e civilizues por edhe të mirëqenjes ekonomike etj.
Sikur
shihet të gjitha këto ndryshime si për të mirë apo edhe për të keq apo si
rezultat i ligësisë e pushtimit janë janë shkaktuar nga duart e njeriut.
Popujt
që janë të njohur me ndryshimet dhe transformimet e mëdha e kanë kaluar kufirin
e injorancës, dhe primitivizmit, kanë larguar nga mendjet e tyre iluzionet
fetare duke i bërë në fakt fetë apo besimet si e drejtë e njeriut për të besuar
në mënyrë personal pa i shkaktuar dëm apo penguar tjetrin apo rrezikuar shtetin
dhe shoqërinë, por respektuar secilin sipas mënyrës së tij të besimit etj. Të
gjitha këto kushte u zhvilluan gradualisht dhe ne mësojmë për këtë zhvillim nga
historia. Nëse e njohim historinë, dimë gjithashtu se njeriu, njerëzimi në
përgjithësi, popujt dhe kombet e shtetet nuk mund të mbeten në fazën ku ishin
në një kohë të caktuar dhe për këtë arsye jo në fazën ku jemi aktualisht.
Gjithashtu mësojmë nga historia se si duhet të fillojmë të zhvillohemi dhe të
edukohemi më tej.
Pothuajse
çdo gjë që ka ndodhur që nga kohërat e lashta ka kontribuar në zhvillimin e
ekzistencës sonë të tanishme; edhe ngjarja më e vogël, në sytë tanë, nuk ka
mbetur pa pasoja. A duhet të kërkojmë tani të mësojmë gjithçka që u ka ndodhur
ndonjëherë të gjithë njerëzve, të gjithë popujve, të gjithë kombeve, të
shteteve? Edhe nëse do të donim, nuk do të mundeshim sepse nuk dimë gjithçka
ashtu edhe sepse shumë jetë njerëzore, të popujve, kombeve ,shteteve njëra pas
tjetrës nuk do të mjaftonin. Vetëm më të rëndësishmet dhe më të shquarat mund
të komunikohen në histori ose më saktë në historinë tonë kombëtare
iliro-arbërore, europiane apo atë botërore.
Kanë
jetuar shumë njerëz që janë dalluar si heronj, burra shteti, shkrimtar, poet,
artistë, studiues etj. Njerëzit janë bërë të famshëm përmes veprave të mira dhe
të dobishme, për shembull, përmes shpikjeve që u kanë sjellë dobi bashkëkohësve
të tyre dhe brezave të mëvonshëm, ose janë bërë të famshëm përmes veprave
heroike, pastaj përmes veprave që kanë lënë vulën e identitetit dhe shtetësisë
si dhe simboleve kombëtare etj.
Burrat
shteti, heronjë, burra intelektualisht të shkëlqyer, shkencëtar e studiues etj,
ndonjëherë e habitin vetë natyrën me sjelljen e tyre dhe nxorrën në dritë ide
që ndërsa duken kimerike për sa kohë që përvoja nuk ofron prova por më pas pasi
ngjarjet morën rrjedhën e tyre u bënë çuditërisht të vërteta.
Por
ka edhe nga ata që janë bërë të famshëm përmes veprave të liga, për shembull,
përmes mizorisë ndaj qenieve njerëzore, popujve, kombeve, qytetarëve të tyre,
përmes shkatërrimit të institucioneve, përmes shtypjes të së vërtetës, përmes
futjes së helmit të tyre ideologjikë tiranik dhe diktatorial apo demoniak.
Ashtu
siç janë të jashtëzakonshme jetët e njerëzve individualë, ashtu janë të
jashtëzakonshme edhe ngjarjet e popujve, kombeve e shteteve kudo në botën e
civilizuar.
Shtetet
që fillimisht ishin të vogla, të pafuqishme, të pazhvilluara u bënë të fuqishme
përmes tregtisë, bujqësisë,industrisë pra më saktësisht përmes zhvillimit të
përgjithshëm ekonomik dhe të mirqenjes dhe përmes zhvillimit të zgjuar dhe
artistik të forcave të tyre,përmes arritjeve shkencore, dhe ngjitjes në
shkallët e civilizimit etj. Ndërsa anasjelltas, shtete te vogla,të mëdha e të
fuqishme,perandori e mbretëri, diktatura e triani u dobësuan nga luftërat, u
zhytën në rrënim përmes arrogancës ose u fundosën përmes paaftësisë së
udhëheqësve të tyre dhe injorancëës apo mungesës së rezistencës së nënshtetasve
të tyre për të luftuar dhe mbrojtur lirinë dhe të drejtat e tyre deri në frymën
e fundit.
Edhe
kombi ynë dhe shtetet tona sikur janë Shqipëria dhe Kosova duke ditur se kanë
një të kaluar të hidhur historike, me pushtues të njëëpasnjëshëm ,popull i
persekutuar nga pushtuesit e ndryshëm, sidomos me pushtues që i kanë qëndruar
mbi qafë sikur ishte pushtuesi otoman mbi pesqind vjetë dhe pushtuesi sreb
sëfundi, tani duhet të tregojnë së janë të gatshme të bëhen pjesë e familjes
europiane, të arritjeve shkencore si dhe t'ia rikthejnë natyrën e vërtetë
europiane sikur e kishte bërë më parë Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), pra
natyrën e tij të plotë si pjesëtar i familjes së vërtetë të kombeve të
civilizuara.
Ne
si shoqëri dhe komb e shtet duhet ta konsiderojnë historinë tonë kombëtare si
një orakull, të cilin duhet ta konsultojmë shpesh dhe ta shohim se si populli
dhe parardhësit tanë kanë vuajtur për të ardhë ne këtu, se si populli ynë ka
mbet gjallë ende edhe pëkrundër tendecave për të shlyer atë nga faqja e dheut
nga pushtuesit e ndryshëm,por ka patur edhe tendenca për ta vetëshkatërruar
veten etj etj.
Nëse
do të konsultoheshim vazhdimisht me historinë tonë ,sot punët tona si shoqëri
dhe shtet e komb do të ishin më ndryshe, nuk do të kishte mohime ndaj figurave themeltare
kombëtare sikur janë: Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), Pjetër Bogdani, Nënë
Tereza, Idriz Seferi etj, nuk do të kishte rreziqet të brendshme nga ideologë
të ideologjisë fetare islamike që tentojnë ta shkatërrrojnë imazhin,identitetin
e shtetin tonë demokratik dhe europian,saqë helmi i kësja ideologjie islamike
dhe të infektuarëve nga kjo po na dëmtojnë imazhin si komb, shtet, shoqëri edhe
në Europë e Botë ku individ të ideologjizuar sulmojnë njerëz të pafajshëm duke
e futur kështu Kosovën në shportën e vendeve me fytyrë islamike, poashtu
papjekuria e pushtetarëve për të ndërtuar një shtet të vërtetë dhe demokratik
europian që nuk i lejon këto dukuri negative si brenda ashtu edhe jashtë të
shkaktojnë dëme të tilla të pariparueshme për fytyrën e kombit tonë, Kosovës
sonë dhe rrënjëve të saj europiane që ka ajo historikisht si pjesë e këtij
kontinentit dhe kësaj familje,pra familjes europiane.
Pra
nëse vazhdimisht konsultohemi me historinë tonë ne do të mësojmë jo vetëm
madhështinë e kombit tonë, figurat mbikohore që e bënë atë të tillë, por edhe
plagët dhe mohuesit, renegatët dhe vetëshkatërruesit apo penguesit e ecjes së
kombit tonë krah për krah me kombete e familjes europiane dhe në dinamik me to.
Pra do të mësojmë për ballabanizmin, haxhiqamilizmin, esatpashtoptanizmin dhe
renegatët e djeshëm dhe të sotëm ballabanët dhe haxhiqamilët e sotëm dhe
pasojat si dhe dëmet e mëdha që i shkaktuan kombit tonë dhe po i shkaktojnë
edhe sot. Kushdo që i neglizhon këë detyrë, pra të konsultimit me historinë e
tij do të endet në errësirë gjithë jetën e tij dhe meqenëse nuk ka respekt për
të kaluarën e tij, për paraardhësit e tij ,sepse nuk e di vlerën e saj, atëherë
gjykimet e tij për të kalurën por edhe për të tashmen dhe të ardhmen do të jenë
po aq të shtrembëruara dhe të paqëndrueshme ashtu edhe veprimet dhe fjalët e
tij do të jenë të padrejta dhe në kundërshtim me qëllimin, për shkak se ai nuk
dëshironë të mësojë nga historia dhe kështu nuk e njeh as qëllimin dhe dhe as
të tashmën e lërë me të kalurën dhe të ardhmen e tij dhe të shtetit, popullit
apo kombit të tij.
Arsyeja
dhe historia duhet të konsultohen në çështjet më të rëndësishme në mënyrë të
vazhdueshme nga secili individ, qytetar, udhëhqës pushtetar, komb ,popull,
shtet etj.
Historia
dhe Arsyeja janë udhërrëfyesit dhe mësuesit që qielli u ka dhënë njerëzve, popujve,
kombeve, shteteve në tokë. Ato flasin më fuqishëm, më qartë dhe më
përgjithësisht se çdo gjë që rrethon njeriun. Së pari u japin të gjitha gjërave
një gjuhë dhe u japin secilës një kuptim. Prandaj sot ne si shoqëri, si popull,
si komb, si shtet, si individ, si udhëheqës, e pushtetar duhet të konsultohemi
me historinë dhe arsyen që të mos përsëriten gabimet, por edhe që të mos hyjë
kombi, populli apo shteti ynë në histori me gabime të përsëritura apo gabime
tjera që do të mbetnin një njollë për historinë dhe brezat e ardhshëm.