E premte, 05.09.2025, 06:23 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Kush dëshiron të jetojë në Perëndim duhet të perëndimizohet

E merkure, 03.09.2025, 06:57 PM


Prof. Blerim Latifi:

Një valë e madhe demonstratash kundër emigrantëve është duke u përhapur në Gjermani. Kjo tregon se modeli i deritanishëm i mikpritjes dhe i akomodimit të të huajve në demokracinë sociale gjermane po shkon drejt fundit. Shkaqet e kësaj janë të shumta, por njëri prej tyre lidhet drejtpërdrejt me vetë emigrantët, të cilët, duke abuzuar me konceptet e multikulturalizmit dhe të relativizmit moral, kanë menduar se kulturën dhe mentalitetet e vendeve të tyre të shkatërruara mund t’i praktikojnë njësoj edhe në shoqëritë perëndimore.

Pra, ta zëmë, kanë ikur nga Afganistani dhe tani duan që atë ta rindërtojnë në Frankfurt apo Berlin. Kjo nënkupton refuzim të integrimit në kulturën mikpritëse, madje shpesh edhe përçmim të saj. Shumë emigrantë sillen kështu duke u mbështetur në mitet e teorive marksiste e postkoloniale, sipas të cilave Perëndimi është fajtor për të gjitha mjerimet e vendeve të tyre. Nisur nga kjo, ata ndihen të lirë të hanë bukën e tij dhe, në fund, edhe ta pshtyjnë në fytyrë.

Këto mite janë kthyer në justifikim të shteteve të dështuara në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë. Por koha e tyre po perëndon, njësoj si edhe koha e emigrimit pa integrim kulturor. Të kam strehuar pasi ke ikur nga atdheu yt ku jeta jote ka qenë mjerim dhe tani kërkon të imponosh ligjet e vendit tënd të mjerë në shtëpinë time. No.

Kush dëshiron të jetojë në Perëndim duhet të perëndimizohet.

Kush nuk mund të perëndimizohet, sepse nuk di dhe nuk do të jetojë pa katundin e tij të qelbur, duhet të kthehet atje. Kaq.

_________________________________________________________

Gjuha mund të përfytyrohet si urë dhe si labirint, thotë Zhak Derrida, filozofi poststrukturalist francez. Si urë, gjuha mundëson lidhjen mes njerëzve, komunikimin dhe ndërtimin e formave të ndryshme të bashkëveprimit. Ndërkaq, si labirint, gjuha shndërrohet në një rrjet të ndërlikuar rrugësh dhe tunelesh, ku njerëzit humbin orientimin dhe rrugëdaljen. Ky rrjet i ndërlikuar lind nga shumësia e kuptimeve kontradiktore dhe konfliktuale që marrin fjalët, konceptet, idetë dhe ngjarjet.

Sot në Kosovë, gjuha nuk funksionon si urë, por si labirint. Një labirint juridiko-politik, nga i cili, me këto mend që kemi, rrugëdalja duket e vështirë për t’u gjetur, në mos e pamundur.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Anija e të marrëve Blerim Latifi: Nuk munda të hesht kur ende vazhdojnë sulmet kundër emrit dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Blerim Latifi: Juniku do të binte, por ajo që nuk ra ishte UÇK-ja Blerim Latifi: Propaganda dhe folklori politik për Ujmanin Blerim Latifi: U bë Kosova më e mirë se në ato gjashtë vite të "këqija"? Blerim Latifi: Edhe një herë për pyetjen e vjetër - Të kujt janë kishat ortodokse në Kosovë? Blerim Latifi: Nga sallat e Sorbonës në malet e Kosovës Blerim Latifi: Filozofia dhe Kushtetuta Amerikane Blerim Latifi: Programet racionale, idetë dhe të vërtetat shkencore janë gjëra të kota në politikë Blerim Latifi: Shoqëritë proaktive dhe shoqëritë reaktive Blerim Latifi: Nga thirrjet për shpëtim te mallkimet kundër shpëtimtarëve Blerim Latifi: Origjina banale e ferrit (xhehenemit) Blerim Latifi: Të shkosh në luftë me bindjen se Zoti është me ty, budallallëk vetëvrasës Blerim Latifi: Lindja e Mesme po kërkon paqe, por... Blerim Latifi: Prishtina dhe ushtritë e huaja Blerim Latifi: A është virtyt patriotizmi? Blerim Latifi: UÇK, shkolla më e mirë për të luftuar për një kauzë të drejtë me dinjitet Blerim Latifi: Miti i Sizifit dhe Kuvendi i Kosovës Blerim Latifi: Vuçiç, i përkëdheluri i Bashkimit Evropian, qëndron në krah të Putinit Blerim Latifi: Prej vitesh kemi thënë se ekstremizmi islamik në Kosovë është projekt i inteligjencës së shtetit serb

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx