E enjte, 24.07.2025, 09:28 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Shoqëritë proaktive dhe shoqëritë reaktive

E diele, 22.06.2025, 02:57 PM


Prof. Blerim Latifi:

Shpesh bëhet dallimi midis dy llojeve të shoqërive: shoqërive proaktive dhe shoqërive reaktive.

Shoqëritë proaktive janë shoqëritë që punojnë në parashikimin e rreziqeve, në kontrollin dhe parandalimin e tyre. Kështu ato e garantojnë ekzistencën e tyre brenda kompleksitetit të një bote që ndryshon vazhdimisht, e duke ndryshuar krijon sfida e rreziqe të vazhdueshme.

Shoqëritë proaktive janë shoqëri krijuese. Ato krijojnë vlera për veten dhe të tjerët. Kështu fitojnë ndikim mbi kursin e ngjarjeve.

Ndërkaq, shoqëritë reaktive janë ato shoqëri të cilat reagojnë vetëm atëherë kur rreziqet ndaj tyre janë materializuar, janë bërë fakte të kryera, pasi zjarri t'u ketë arritur tek pragu i shtëpisë.

Duke qenë të tilla, ato i ekspozohen shkatërrimit të plotë, ngase nuk dinë si të përballen me të panjohurën që u vjen papritur.

Shoqëritë reaktive janë shoqëri parazitare, dembele dhe jokrijuese. Këto tipare bëjnë që ato të përqafojnë pikëpamjet e fatalizmit fetar ["Jemi në dorë të Zotit'] dhe të optimizmit iracional [ Hajt se bôhet mirë"]. Natyrisht, ky justifikim i dembelisë dhe parazitizmit nuk ka asnjë mbështetje, as në arsyen shkencore dhe as në atë që quhet "common sense".

Se ku e gjejmë veten në këto dy modele të shoqërive, e gjeni pa vështirësi. Mjafton të shikoni sjelljen tonë politike të muajve të fundit.

___________________

Shqiptarët janë ata që kanë qenë gjithmonë. Kur grinden për pushtet, janë në gjendje t'i bëjnë krejt mbrapshtitë e marrëzitë e mundshme.

Dikur për ca pushtet e privilegje, ndërruan fenë 1500 vjeçare.

Për pushtet e privilegje bashkëpunuan me secilin armik të atdheut të tyre, falën territore e vranë patriotët ma të mirë.

Lista e këtyre ndyrësive kombëtare mbush një vëllim të tërë.

Sot, po për pak pushtet e privilegje, janë duke e shkatërru shtetin e Kosovës. Pikërisht aty ku u shpall lindja e tij, 17 vjet më parë.

Dhe ndonëse është i dukshëm ky shkatërrim që po ndodhë, askush nuk ndjen asnjë përgjegjësi për ta ndalur atë. Në këtë situatë njeriu s'ka ç'bën përveçse të kujtoj thirrjen e dikurshme plot dëshpërim të Fishtës: Çohuni të dekun, se na mbytën të gjallët!

___________________

T'ia lejosh posedimin e bombës atomike një regjimi si ky i ajatollahëve në Iran, është si t'ia japësh një kallashnikov të mbushur një të çmenduri në mes të tregut me plot njerëz. Kaq e thjeshtë është kjo punë.

Nejse, Mali Fordow qenka kthyer në gjendjen fillestare të Big Bang-ut.

Ngushëllime gjithë bastardëve shqipfolës që tanë këto ditë kanë shky gurmazin për fitoren e Iranit, Rusisë, Hamasit e të dreqit me t'birin, për fitoren e krejt atyre që kanë qenë e janë kundër lirisë dhe pavarësisë tonë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Nga thirrjet për shpëtim te mallkimet kundër shpëtimtarëve Blerim Latifi: Origjina banale e ferrit (xhehenemit) Blerim Latifi: Të shkosh në luftë me bindjen se Zoti është me ty, budallallëk vetëvrasës Blerim Latifi: Lindja e Mesme po kërkon paqe, por... Blerim Latifi: Prishtina dhe ushtritë e huaja Blerim Latifi: A është virtyt patriotizmi? Blerim Latifi: UÇK, shkolla më e mirë për të luftuar për një kauzë të drejtë me dinjitet Blerim Latifi: Miti i Sizifit dhe Kuvendi i Kosovës Blerim Latifi: Vuçiç, i përkëdheluri i Bashkimit Evropian, qëndron në krah të Putinit Blerim Latifi: Prej vitesh kemi thënë se ekstremizmi islamik në Kosovë është projekt i inteligjencës së shtetit serb Blerim Latifi: Tregues i një bote të errët Blerim Latifi: Një kujtim për 24 marsin e Gllogjanit Blerim Latifi: Kjo është historia e Kajtaz Muharremit Blerim Latifi: Të prehesh në varr me emrin e armikut në gur Blerim Latifi: Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ekzaktësisht produkte të Perëndimit të bashkuar Blerim Latifi: Fillimi i fundit të doktrinës mbi paprekshmërinë e kufijve mes shteteve Blerim Latifi: Shumë gjatë është punu në këtë vend që me mbrri në ditën kur do ta pshtyjmë në fytyrë Amerikën Blerim Latifi: William Walker na fton të zgjohemi nga gjumi i gjatë me ëndrra të bukura Blerim Latifi: Ai mbetet gjithmonë si një shembull unik Blerim Latifi: Mjerim intelektual e kulturor ishte Perandoria Osmane

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx