E merkure, 28.05.2025, 04:10 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Vuçiç, i përkëdheluri i Bashkimit Evropian, qëndron në krah të Putinit

E diele, 11.05.2025, 06:57 PM


Prof. Blerim Latifi:

Prej vitit 2012 ai ka qenë i përkëdheluri i Bashkimit Europian.

Investime të pafundme në Serbi.

Vendosje të Serbisë në krye të listës së vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në BE.

Mbyllje të syve përballë faktit të rritjes së shpejtë autoritarizmit në Serbi.

Mbyllje të veshëve përballë veprimeve destabilizuese të Serbisë në Kosovë, Mal të Zi e Bosnje.

Diskriminim i hapur i Kosovës në dialogun e saj me Serbinë.

Mbështetje politike e financiare për farsën më të madhe të drejtësisë ndërkombëtare, të quajtur "Gjykata Speciale'".

Me pak fjalë: dhurata të pafundme për Serbinë. Me shpresën se këto dhurata do ta zbusnin bishën e nacionalizmit serb. Ashtu siç zbutet bisha në përrallën "E Bukura dhe Bisha". Po, bisha zbutet dhe transformohet në përrallë, por jo edhe në realitet. Dhe ja sot tek e shohim Vuçiqin në Moskë, përkrah Putinit dhe liderëve autoritaristë të botës, të bashkuar në ëndrrën për ta shembur demokracinë perëndimore dhe krejt botën e lirë.

_____________

Amerika paska negociu një armëpushim të menjëhershëm midis Indisë dhe Pakistanit.

Amerika është duke negociu paqen me të gjitha palët e armiqësuara në Lindjen e Mesme.

Me Rusinë dhe Ukrainën po ashtu.

Mbase dikur gjenë kohë edhe për ne!

Kështu është kjo punë: edhe kur Amerika do të mos përzihet në hallet e botës, është bota që e kërkon ndërhyrjen e saj.

Është pra vetë bota që ia njeh Amerikës statusin e kombit të domosdoshëm. Dhe kjo është krejt e kuptueshme: pa Amerikën kaosi botëror bëhet i pashmangshëm.

Hadriani, perandori i Romës së lavdishme, na e ka dhënë aksiomën që historia e konfirmon vazhdimisht: Paqe përmes fuqisë!

_____________

Papa i ri paska studiu filozofi dhe matematikë. Qenka pjestar i Urdhërit të Shën Augustinit, teologut e filozofit të madh të Krishterimit të hershëm. E pastaj po çuditeni pse po duken mirë dhe bota po i respekton!  Arsyeja është krejt e qartë: feja në duart e njerëzve të ditur, të moderuar e të kulturuar, kthehet në një tregim frymëzues për të mirën, paqen e humanizmin, ndërsa kur bie në duar të halabakëve dhe fanatikëve të çmendur e injorantë, ajo veç vuajtje e mizori shkakton mes njerëzve.

_____________

Nuk janë Mrizet e Zanave, janë Mrizret e Prekazit:



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Prej vitesh kemi thënë se ekstremizmi islamik në Kosovë është projekt i inteligjencës së shtetit serb Blerim Latifi: Tregues i një bote të errët Blerim Latifi: Një kujtim për 24 marsin e Gllogjanit Blerim Latifi: Kjo është historia e Kajtaz Muharremit Blerim Latifi: Të prehesh në varr me emrin e armikut në gur Blerim Latifi: Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ekzaktësisht produkte të Perëndimit të bashkuar Blerim Latifi: Fillimi i fundit të doktrinës mbi paprekshmërinë e kufijve mes shteteve Blerim Latifi: Shumë gjatë është punu në këtë vend që me mbrri në ditën kur do ta pshtyjmë në fytyrë Amerikën Blerim Latifi: William Walker na fton të zgjohemi nga gjumi i gjatë me ëndrra të bukura Blerim Latifi: Ai mbetet gjithmonë si një shembull unik Blerim Latifi: Mjerim intelektual e kulturor ishte Perandoria Osmane Blerim Latifi: Një histori unike në kodin universal të rezistencës kundër shtypjes dhe poshtnimit Blerim Latifi: Dikush që në moshën e pjekur largohet nga atdheu dhe e harron gjuhën e nanës, nuk e meriton vëmendjen e bashkatdhetarëve të saj Blerim Latifi: Ahmet Delia do të vdiste duke bërë qëndresë Blerim Latifi: Shpesh ka ndodhur gjatë historisë që një komb të vuaj më shumë nga budallenjtë e tij, se nga armiqtë e jashtëm Blerim Latifi: Brezi i fundit i heroinave të heshtura po pakësohet Blerim Latifi: Leksione nga manualet e moçme të diktaturave Blerim Latifi: Mendja e paedukuar është si një tokë e lënë djerrinë Blerim Latifi: Ne vazhdojmë të funksionojmë me mentalitetin e regjimeve autoritariste Blerim Latifi: Natyra e komunizmit!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx