E hene, 23.06.2025, 08:15 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: A është virtyt patriotizmi?

E hene, 09.06.2025, 06:57 PM


A ËSHTË VIRTYT PATRIOTIZMI?

Nga Prof. Blerim Latifi

Muajin e shkuar në SHBA vdiq Alasdair MacIntyre, i cilësuar shpesh si filozofi më i rëndësishëm i moralit pas Immanuel Kantit. Vepra e tij "After Virtue" sot ka statusin e një vepre klasike në fushën e Etikës.

Në polemikë me filozofinë morale të Kantit dhe Utilitarizmin anglez, MacIntyre na rizbulon etikën e virtytit të Aristotelit, si mënyra më e mirë për të kuptuar njeriun si qenie morale.

Për MacIntyre individi moral, i shkëputur nga bashkësia e tij etiko-kulturore, është një trillim i individualizmit modern.

Kanti kishte shkruar se pyetja themelore e Etikës është "Çfarë mund të bëj?"

MacIntyre thotë se në këtë pyetje mund të përgjigjemi vetëm nëse më parë përgjigjemi në pyetjen se në cilat histori bëjmë pjesë.

Ne jemi qenie narrative. Kjo do të thotë se identitetet tona janë të formësuara nga narrativat dhe historitë e bashkësive tona. Kjo përfshin natyrshëm edhe mënyrat tona të të menduarit.

MacIntyre e koncepton filozofinë politike si pjesë të Etikës dhe në shkrimet e tij nga kjo fushë shkëlqen eseja e tij "A është virtyt patriotizmi?". Kjo ese sot është referencë themelore në trajtesat mbi patriotizmin që bëhen në shkencat sociale.

MacIntyre konsideron se kritika liberale e patriotizmit është e paqendrueshme, sepse ajo mbështetet mbi një koncept të gabuar: njeriun e kuptuar si subjekt abstrakt, të pavarur nga lidhjet e tij komunitare. Ky njeri, i njohur si individi kozmopolit, është vetëm një mit. Njerëzit janë të qenie të rrënjosura në historitë konkrete të bashkësive dhe vendeve të tyre. Ata nuk mund të jenë subjekte morale jashtë këtyre lidhjeve. S'ka virtyte e vese humane kozmopolite.

Patriotizmi nuk është thjesht dashuri për vendin tënd, por edhe të kuptuarit se jeta jote morale është e ndërtuar nga ai vend dhe historia e tij.

MacIntyre konsideron se përmasa etike e patriotizmit mund të ruhet vetëm në trajtën e patriotizmit kritik. Patrioti kritik është ai që e do vendin e tij për virtytet që ka, angazhohet në to dhe nuk qëndron indiferent apo i verbërt ndaj gabimeve dhe të këqijave të tij.

______________

Populli meriton më mirë! Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë! Janë këto fraza që i dëgjojmë sa herë që flitet për bllokadën parlamentare të muajve të fundit. Përveç banale, këto fraza janë edhe të pavërteta. Ato supozojnë ekzistencën e dallimi moral midis popullit dhe përfaqësuesve të tij, dallim në të cilin populli merret si ana e mirë, ndërsa të zgjedhurit e tij si ana e keqe. Është i rremë ky dallim. Këta që janë deputetë nuk kanë pikur nga qielli. As nuk i ka imponuar dikush nga jashtë Kosovës. Ata janë aty si rezultat i preferencave morale dhe bindjeve politike të qytetarëve. Pra, shkurt e shqip: nuk ka dallim vlerash morale midis zgjedhësve dhe të zgjedhurve. Kështu që çdo ankesë ndaj të zgjedhurve në emër të zgjedhësve është thjesht hipokrizi.

Mbi 200 vjet më parë Joseph de Maistre i  shkruante një miku të tij: Secili popull ka qeverinë që e meriton! Ideja themelore e kësaj është:

parlamentet dhe qeveritë nuk janë vetëm pasqyra politike e një populli. Ato janë edhe pasqyra e mentalitetit dhe ndërgjegjes së tij.

______________

Dy palë janë gëzu nga pamjet e heqjes së flamurit të UÇK-së nga stadiumi në Tiranë. Serbët në Beograd, për arsyet që dihen. Dhe sharlatanët e fiksionit të quajtur "komb kosovar", të cilët e ushqejnë fiksionin e tyre nga çarja e ëndërruar midis Kosovës dhe Shqipërisë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: UÇK, shkolla më e mirë për të luftuar për një kauzë të drejtë me dinjitet Blerim Latifi: Miti i Sizifit dhe Kuvendi i Kosovës Blerim Latifi: Vuçiç, i përkëdheluri i Bashkimit Evropian, qëndron në krah të Putinit Blerim Latifi: Prej vitesh kemi thënë se ekstremizmi islamik në Kosovë është projekt i inteligjencës së shtetit serb Blerim Latifi: Tregues i një bote të errët Blerim Latifi: Një kujtim për 24 marsin e Gllogjanit Blerim Latifi: Kjo është historia e Kajtaz Muharremit Blerim Latifi: Të prehesh në varr me emrin e armikut në gur Blerim Latifi: Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ekzaktësisht produkte të Perëndimit të bashkuar Blerim Latifi: Fillimi i fundit të doktrinës mbi paprekshmërinë e kufijve mes shteteve Blerim Latifi: Shumë gjatë është punu në këtë vend që me mbrri në ditën kur do ta pshtyjmë në fytyrë Amerikën Blerim Latifi: William Walker na fton të zgjohemi nga gjumi i gjatë me ëndrra të bukura Blerim Latifi: Ai mbetet gjithmonë si një shembull unik Blerim Latifi: Mjerim intelektual e kulturor ishte Perandoria Osmane Blerim Latifi: Një histori unike në kodin universal të rezistencës kundër shtypjes dhe poshtnimit Blerim Latifi: Dikush që në moshën e pjekur largohet nga atdheu dhe e harron gjuhën e nanës, nuk e meriton vëmendjen e bashkatdhetarëve të saj Blerim Latifi: Ahmet Delia do të vdiste duke bërë qëndresë Blerim Latifi: Shpesh ka ndodhur gjatë historisë që një komb të vuaj më shumë nga budallenjtë e tij, se nga armiqtë e jashtëm Blerim Latifi: Brezi i fundit i heroinave të heshtura po pakësohet Blerim Latifi: Leksione nga manualet e moçme të diktaturave

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx