Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Dikush që në moshën e pjekur largohet nga atdheu dhe e harron gjuhën e nanës, nuk e meriton vëmendjen e bashkatdhetarëve të saj
E diele, 15.12.2024, 06:57 PM
Prof. Blerim Latifi:
Me
të rënë regjimi stalinist, i cili i kishte shtypur brutalisht me terror politik
dhe varfëri, qindra-mijëra shqiptarë morrën arratinë drejt Perëndimit.
Kush
e di sa prej tyre donin që bashkë me atdheun prapa të linin edhe identitetin e
tyre, të cilin e përbuznin me krejt qenien. Nuk donin të njiheshin më si
shqiptarë. Ndërruan emrat dhe donin ta harronin edhe gjuhën. Në mesin e tyre
edhe këngëtarja e viteve të fundit të komunizmit, Parashqevi Simaku.
Ajo
iku nga Shqipëria me iluzionin që famën e arritur në vendin e saj, të harruar
nga bota, do ta shijonte edhe në qendrën botërore të artit dhe muzikës.
Shqiptarët
që gjeti atje nuk përtuan t'i ndihmojnë, por talenti i saj, i ngritur në qiell
nga kritikët e realizmit socialist, nuk ngjiti dot në industrinë muzikore
amerikane. Kështu iluzioni i saj u shemb dhe ajo përfundoi rrugëve.
Në
videon që po qarkullon në media ajo shihet se e ka harruar pothuajse krejt
gjuhën shqipe.
Dikush
që në moshën e pjekur largohet nga atdheu dhe e harron gjuhën e nanës, nuk e
meriton vëmendjen e bashkatdhetarëve të saj. Sepse ky harrim është i
qellimshëm. Është harrim ksenocentrik.
Dikush
që më shumë e vlerëson jetën në qendrat e të pastrehëve në emigracion se jetën
në atdheun e vet, ku do të mund të kishte një shtëpi të veten, një punë
dinjitoze dhe respekt publik, nuk e meriton asnjë lloj vëmendje e respekti.
Arbreshët
kanë jetuar 500 vjet pa komuniku me atdheun e tyre, por gjuhën e traditat e tij
si kanë harruar kurrë. Përkundrazi i kanë ruajtur ato me këmbëngulje të hekurt.
Ata e meritojnë vëmendjen dhe respektin e kombit tonë, e jo dështakët apatridë,
si Parashqevi Simaku.