E merkure, 30.04.2025, 03:24 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Një histori unike në kodin universal të rezistencës kundër shtypjes dhe poshtnimit

E marte, 31.12.2024, 07:57 PM


Prof. Blerim Latifi:

Qindra vetë kishin shkuar për ushtrime ushtarake në Shqipëri. Pas ushtrimeve pjesa më e madhe e tyre kishin marrë rrugën drejt Europës. Disa të tjerë rrugën e kthimit në Kosovë. Me armë në duar. Në mesin e tyre ishte ai, njeriu që historia e kishte zgjedhur për të ndryshuar kohët. Tentakulat e UDB'së e kishin marrë vesh kthimin e tij në Kosovë dhe në mëngjesin e 30 dhjetorit 1991 kishin shkuar për të arrestuar, në kuadrin e dhjetëra arrestimeve që kishin ndodhur ato ditë gjithandej Kosovës. Por llogaritë për të i kishin bërë gabim. Ai nuk kapej më i gjallë. Sepse, siç thonë të moçmit, kish le me Orë, me ato Orët e maleve që u bajnë roje kreshnikëve mes pritave të liga dhe betejave të vështira.

___________

25 dhjetor 1912. Asgjë nuk lëvizte në mëngjesin e acartë të asaj dite, veç çobanëve që i kishin nxjerrë dhitë shpatijeve për t'i ushqyer me gjethet e thata. Papritur disa piskama e mbytën atë qetësi të bardhë. Një njësi paramilitarësh serbë kishte hyrë në Prekaz dhe kishte filluar plojën mbi njerëz të pafajshëm. Gra e burra, fëmijë e të rritur, në panikë morrën arratinë në drejtime të ndryshme, përmes të ftohtit që të grinte. Të tjerë, ndërkaq, të kapur në befasi prej paramilitarëve iu nënshtruan fatit të zi. Piskamat e grave dhe të qarat e fëmijëve, bashkë me lehjet e qenve, formonin skenografinë e asaj drame terrori. Në kullën e Selim Brahimit paramilitarët ishin shtruar në festën e tyre makabre. Në një lagje tjetër, ndërkohë, pesë burra kishin vendosur të bënin atë që dukej e pamundshme, atë që dukej thjesht një mision vetëvrasës: të mbetur pa municion pushkësh, do të luftonin me sopata kundër njësisë serbe të armatosur deri në dhëmbë. Në krye të tyre ishte plaku Ahmet Delia. Pjesa tjetër është histori. Një  histori unike në kodin universal të rezistencës kundër shtypjes dhe poshtnimit.

___________

Kur klerikët dardanë bënin historinë

Maj i vitit 325. Nën drejtimin e perandorit dardan të Perandorisë Romake, Konstandinit të Madh, në qytetin e Nikesë, afër Konstantinopojës, mblidhen 318 klerikë nga e gjithë perandoria. Qëllimi i mbledhjes është unifikimi dhe kanonizimi i doktrinës së krishterë. Në mesin e klerikëve të lartë janë edhe ata nga Iliria. Më i njohuri mes tyre është Daku i Dardanisë, kreu më i lartë i krishterimit në Dardani, me seli në Shkup. Roli i tyre shumë aktiv në seancat e Koncilit, bën që atyre t'u ngarkohet barra e propozimit të formulës bazike të Kredos Kristiane, formulë që do të përcaktojë rrjedhën e mëpastajme të qytetërimit Perëndimor. Krejt kjo ndodhte në një kohë kur ksajde nuk kishte as sllavë, as aziatikë, por veç ilirë, dardanë, romakë e helenë.

___________

Kremtimi i K’shnellave ndër shqiptarë nuk âsht thjesht nji festë religjioze e shqiptarëve katolikë, protestantë e ortodoksë.

Âsht shumë ma tepër. Âsht përkujtim i faktit se na ishim ksajde qysh nga kohët apostolike, qysh atëherë kur Krishtenimi po lshonte shtat nga Jerusalemi në Iliri.

Prandaj, gëzuar për shumë mote!

___________

Kam qenë i angazhuar për një kohë të gjatë në projekte të hulumtimit të opinionit publik dhe e njoh mirë mentalitetin e dy palëve të përfshira në procesin e këtij hulumtimi: anketuesin dhe të anketuarin.

Rëndom anketuesit nuk e bëjnë me qejf punën e tyre. Arsyet janë të shumta. Mes tyre pagesat e vogla dhe mungesa e përgjegjësisë dhe e kompetencës profesionale. Kjo përbën fazën e parë të dëmtimit të objektivitetit të anketimit.

Tjetra: anketuesit rëndom janë të politizuar. Ata kanë bindje partiake dhe ky subjektivizëm i tyre, natyrshëm, i shpie në deformim [ falsifikim] të rezultateve të hulumtimit. Kjo përbën fazën e dytë të dëmtimit të objektivitetit të tij.

Ndërkaq, faza e tretë ndodhë në mendjen e të anketuarit. Këta rëndom janë të prirur të mos e deklarojnë qëndrimin dhe bindjet e tyre të vërteta para një të panjohuri që po u bën pyetje. Kjo ksenofobi politike lidhet me trashëgiminë politike që kemi nga koha e gjatë e të jetuarit në regjime represive.

Tjetra: njerëzit rëndom janë konformistë. Bëjnë atë që e thonë dhe e bëjnë shumica dhe nuk e preferojnë të duken se janë kundër pushteteve.

Ky subjektivizëm aktiv i të dy palëve në hulumtim, i anketuesit dhe i të anketuarit, në fund rezulton me matje të pasakta të opinionit publik.

Diskreditimin final të sondazheve e bëjnë partitë, të cilat paguajnë sondazhe jo për ta matur opinionin publik, por për ta spinuar atë.

___________

Në Serbi historikisht kanë mendu se përkëdheljet nga Perëndimi janë njëfarë drite e gjelbërt për Serbinë që t'u bëj zullum fqinjëve të saj.

Millosheviqi i pat tejkalu krejt ?ufijtë në kët' drejtim, prandaj edhe ia thyen qafën keq.

Pasuesi i tij, Vuçiqi, vazhdoi me të njëjtin interpretim të përkëdheljeve nga Perëndimi, mirëpo meqë tash zullimin ndaj fqinjëve të Serbisë nuk mund ta bënte në përmasat e dikurshme, zgjodhi të bënte diçka tjetër: ndërtimin e një regjimi autoritarist në Serbi, të ngjashëm me regjimet në Rusi e Bjellorusi.

Tash rrugët dhe sheshet e Serbisë janë pushtuar nga protestat masive kundër tij.

A janë këto protesta thirrje për ta rrëzuar autoritarizmin e Vuçiqit dhe për ta orientuar më në fund Serbinë drejt demokratizimit të vërtetë?

Vuçiqi mbase edhe mund të rrëzohet, por demokratizimi i Serbisë nuk do të ndodhë për aq kohë sa në Beograd nuk heqin dorë nga ëndrra e kthimit në Kosovë. Sepse është pikërisht kjo ëndërr shoviniste e cila e ka ushqyer dhe vazhdon ta ushqej autoritarizmin serb, tash e katër dekada. Sepse nuk mund të kesh demokraci në shtëpi, derisa mbanë tytën e pushkës së mbushur në kokën e fqinjit.

___________

Diku ia kishte dhënë meritat kryeministrit për shkallën e natalitetit në Kosovë. Pastaj diku tjetër, duke dashur ta qartësoj mendimin e tij, natalitetin e kishte ngatërru me fatalitetin. Diku tjetër thënien e Shopenhauerit ia kishte përshkruar Gandit. Këtij të fundit ia kishte shkruar emrin gabim.

Merreni me mend çfarë kllounësh e analfabetësh garojnë për t'u zgjedhur në Kuvendin e Kosovës!

___________

Definitivisht kët' vit Prishtina e ka pasur konceptin e rregullimit të sheshit për festat e fundvitit më të bukurin në krejt rajonin. Nga Kuvendi i Kosovês deri tek Katadralja "Nënë Tereza", një hapësirë sociale e estetizuar me shkëlqimin e dritave, muzikën e përzgjedhur dhe shtëpizat- kafe, ka tërhequr vëmendjen dhe ardhjen e të rinjve edhe nga jashtë Kosovës.

Në kohën tonë nuk mungojnë kurrë idetë e mira, por duhet ta duash përnjëmend vendin tënd që ato të jetësohen.

___________

Edhe kët' gjë e dëgjova: Kriza e furnizimit me energji elektrike është pasojë e zhvillimit të madh ekonomik në Kosovë.

Siç duket ka ardhë koha me i rishiku të gjitha teoritë shkencore të zhvillimit ekonomik dhe të modernizimit të shoqërive.

___________

Fotografi e vitit 1905. Mbishkrimi frengjisht në të thotë: Kujtim nga Peja (Shqipëri). Po pra, Shqypni i kanë thanë këtij vendi gjithmonë.

___________

Ndërsa shqipet dalldisen pas plehut komunikativ të Big Brother dhe përjargen pas liderucëve të tyre, KFOR'i patrullon kufirin e Kosovës mbi malet e Istogut.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Dikush që në moshën e pjekur largohet nga atdheu dhe e harron gjuhën e nanës, nuk e meriton vëmendjen e bashkatdhetarëve të saj Blerim Latifi: Ahmet Delia do të vdiste duke bërë qëndresë Blerim Latifi: Shpesh ka ndodhur gjatë historisë që një komb të vuaj më shumë nga budallenjtë e tij, se nga armiqtë e jashtëm Blerim Latifi: Brezi i fundit i heroinave të heshtura po pakësohet Blerim Latifi: Leksione nga manualet e moçme të diktaturave Blerim Latifi: Mendja e paedukuar është si një tokë e lënë djerrinë Blerim Latifi: Ne vazhdojmë të funksionojmë me mentalitetin e regjimeve autoritariste Blerim Latifi: Natyra e komunizmit! Blerim Latifi: Nuk duhet të lejojmë që përdorimi politik i feve ta rikthejë këtë komb në të kaluarën e tij të errët Blerim Latifi: Aty ku punohej e luftohej për Kosovë e Shqipni Blerim Latifi: Ofensiva e Qyçavicës Blerim Latifi: Pagëzohuni msheft! Nëpër katakombe, si të ishim në kohën e Neronit! Blerim Latifi: Deshqiptarizimi i Luginës së Preshevës Blerim Latifi: Bukëpërmbysës! Blerim Latifi: Dr. Xhevdeti Blerim Latifi: Planet ruse e serbe për ta ndezur nga brenda Kosovën vazhdojnë të mbesin operative Blerim Latifi: Me parulla ndizen zemrat e turmave, por nuk zgjidhen problemet e shoqërive Blerim Latifi: Seminari po merr formën e një akademie të përvitshme përkujtimore! Blerim Latifi: Ua keni gërditë Islamin, prandaj po ikin prej tij Blerim Latifi: Tolerimi i jotolerancës shpie në fundin e demokracive dhe të çdo lirie

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx