| E marte, 31.12.2024, 07:57 PM |
Prof. Blerim Latifi:
Qindra
vetë kishin shkuar për ushtrime ushtarake në Shqipëri. Pas ushtrimeve pjesa më
e madhe e tyre kishin marrë rrugën drejt Europës. Disa të tjerë rrugën e
kthimit në Kosovë. Me armë në duar. Në mesin e tyre ishte ai, njeriu që
historia e kishte zgjedhur për të ndryshuar kohët. Tentakulat e UDB'së e kishin
marrë vesh kthimin e tij në Kosovë dhe në mëngjesin e 30 dhjetorit 1991 kishin
shkuar për të arrestuar, në kuadrin e dhjetëra arrestimeve që kishin ndodhur
ato ditë gjithandej Kosovës. Por llogaritë për të i kishin bërë gabim. Ai nuk
kapej më i gjallë. Sepse, siç thonë të moçmit, kish le me Orë, me ato Orët e
maleve që u bajnë roje kreshnikëve mes pritave të liga dhe betejave të
vështira.
___________
25
dhjetor 1912. Asgjë nuk lëvizte në mëngjesin e acartë të asaj dite, veç
çobanëve që i kishin nxjerrë dhitë shpatijeve për t'i ushqyer me gjethet e
thata. Papritur disa piskama e mbytën atë qetësi të bardhë. Një njësi
paramilitarësh serbë kishte hyrë në Prekaz dhe kishte filluar plojën mbi njerëz
të pafajshëm. Gra e burra, fëmijë e të rritur, në panikë morrën arratinë në
drejtime të ndryshme, përmes të ftohtit që të grinte. Të tjerë, ndërkaq, të
kapur në befasi prej paramilitarëve iu nënshtruan fatit të zi. Piskamat e grave
dhe të qarat e fëmijëve, bashkë me lehjet e qenve, formonin skenografinë e asaj
drame terrori. Në kullën e Selim Brahimit paramilitarët ishin shtruar në festën
e tyre makabre. Në një lagje tjetër, ndërkohë, pesë burra kishin vendosur të
bënin atë që dukej e pamundshme, atë që dukej thjesht një mision vetëvrasës: të
mbetur pa municion pushkësh, do të luftonin me sopata kundër njësisë serbe të
armatosur deri në dhëmbë. Në krye të tyre ishte plaku Ahmet Delia. Pjesa tjetër
është histori. Një histori unike në
kodin universal të rezistencës kundër shtypjes dhe poshtnimit.
___________
Kur klerikët dardanë
bënin historinë
Maj
i vitit 325. Nën drejtimin e perandorit dardan të Perandorisë Romake,
Konstandinit të Madh, në qytetin e Nikesë, afër Konstantinopojës, mblidhen 318
klerikë nga e gjithë perandoria. Qëllimi i mbledhjes është unifikimi dhe
kanonizimi i doktrinës së krishterë. Në mesin e klerikëve të lartë janë edhe
ata nga Iliria. Më i njohuri mes tyre është Daku i Dardanisë, kreu më i lartë i
krishterimit në Dardani, me seli në Shkup. Roli i tyre shumë aktiv në seancat e
Koncilit, bën që atyre t'u ngarkohet barra e propozimit të formulës bazike të
Kredos Kristiane, formulë që do të përcaktojë rrjedhën e mëpastajme të
qytetërimit Perëndimor. Krejt kjo ndodhte në një kohë kur ksajde nuk kishte as
sllavë, as aziatikë, por veç ilirë, dardanë, romakë e helenë.
___________
Kremtimi
i K’shnellave ndër shqiptarë nuk âsht thjesht nji festë religjioze e
shqiptarëve katolikë, protestantë e ortodoksë.
Âsht
shumë ma tepër. Âsht përkujtim i faktit se na ishim ksajde qysh nga kohët
apostolike, qysh atëherë kur Krishtenimi po lshonte shtat nga Jerusalemi në
Iliri.
Prandaj,
gëzuar për shumë mote!
___________
Kam
qenë i angazhuar për një kohë të gjatë në projekte të hulumtimit të opinionit
publik dhe e njoh mirë mentalitetin e dy palëve të përfshira në procesin e
këtij hulumtimi: anketuesin dhe të anketuarin.
Rëndom
anketuesit nuk e bëjnë me qejf punën e tyre. Arsyet janë të shumta. Mes tyre
pagesat e vogla dhe mungesa e përgjegjësisë dhe e kompetencës profesionale. Kjo
përbën fazën e parë të dëmtimit të objektivitetit të anketimit.
Tjetra:
anketuesit rëndom janë të politizuar. Ata kanë bindje partiake dhe ky
subjektivizëm i tyre, natyrshëm, i shpie në deformim [ falsifikim] të
rezultateve të hulumtimit. Kjo përbën fazën e dytë të dëmtimit të
objektivitetit të tij.
Ndërkaq,
faza e tretë ndodhë në mendjen e të anketuarit. Këta rëndom janë të prirur të
mos e deklarojnë qëndrimin dhe bindjet e tyre të vërteta para një të panjohuri
që po u bën pyetje. Kjo ksenofobi politike lidhet me trashëgiminë politike që
kemi nga koha e gjatë e të jetuarit në regjime represive.
Tjetra:
njerëzit rëndom janë konformistë. Bëjnë atë që e thonë dhe e bëjnë shumica dhe
nuk e preferojnë të duken se janë kundër pushteteve.
Ky
subjektivizëm aktiv i të dy palëve në hulumtim, i anketuesit dhe i të
anketuarit, në fund rezulton me matje të pasakta të opinionit publik.
Diskreditimin
final të sondazheve e bëjnë partitë, të cilat paguajnë sondazhe jo për ta matur
opinionin publik, por për ta spinuar atë.
___________
Në
Serbi historikisht kanë mendu se përkëdheljet nga Perëndimi janë njëfarë drite
e gjelbërt për Serbinë që t'u bëj zullum fqinjëve të saj.
Millosheviqi
i pat tejkalu krejt ?ufijtë në kët' drejtim, prandaj edhe ia thyen qafën keq.
Pasuesi
i tij, Vuçiqi, vazhdoi me të njëjtin interpretim të përkëdheljeve nga
Perëndimi, mirëpo meqë tash zullimin ndaj fqinjëve të Serbisë nuk mund ta bënte
në përmasat e dikurshme, zgjodhi të bënte diçka tjetër: ndërtimin e një regjimi
autoritarist në Serbi, të ngjashëm me regjimet në Rusi e Bjellorusi.
Tash
rrugët dhe sheshet e Serbisë janë pushtuar nga protestat masive kundër tij.
A
janë këto protesta thirrje për ta rrëzuar autoritarizmin e Vuçiqit dhe për ta
orientuar më në fund Serbinë drejt demokratizimit të vërtetë?
Vuçiqi
mbase edhe mund të rrëzohet, por demokratizimi i Serbisë nuk do të ndodhë për
aq kohë sa në Beograd nuk heqin dorë nga ëndrra e kthimit në Kosovë. Sepse
është pikërisht kjo ëndërr shoviniste e cila e ka ushqyer dhe vazhdon ta ushqej
autoritarizmin serb, tash e katër dekada. Sepse nuk mund të kesh demokraci në
shtëpi, derisa mbanë tytën e pushkës së mbushur në kokën e fqinjit.
___________
Diku
ia kishte dhënë meritat kryeministrit për shkallën e natalitetit në Kosovë.
Pastaj diku tjetër, duke dashur ta qartësoj mendimin e tij, natalitetin e
kishte ngatërru me fatalitetin. Diku tjetër thënien e Shopenhauerit ia kishte
përshkruar Gandit. Këtij të fundit ia kishte shkruar emrin gabim.
Merreni
me mend çfarë kllounësh e analfabetësh garojnë për t'u zgjedhur në Kuvendin e
Kosovës!
___________
Definitivisht
kët' vit Prishtina e ka pasur konceptin e rregullimit të sheshit për festat e
fundvitit më të bukurin në krejt rajonin. Nga Kuvendi i Kosovês deri tek
Katadralja "Nënë Tereza", një hapësirë sociale e estetizuar me
shkëlqimin e dritave, muzikën e përzgjedhur dhe shtëpizat- kafe, ka tërhequr
vëmendjen dhe ardhjen e të rinjve edhe nga jashtë Kosovës.
Në
kohën tonë nuk mungojnë kurrë idetë e mira, por duhet ta duash përnjëmend
vendin tënd që ato të jetësohen.
___________
Edhe
kët' gjë e dëgjova: Kriza e furnizimit me energji elektrike është pasojë e
zhvillimit të madh ekonomik në Kosovë.
Siç
duket ka ardhë koha me i rishiku të gjitha teoritë shkencore të zhvillimit
ekonomik dhe të modernizimit të shoqërive.
___________
Fotografi
e vitit 1905. Mbishkrimi frengjisht në të thotë: Kujtim nga Peja (Shqipëri). Po
pra, Shqypni i kanë thanë këtij vendi gjithmonë.
___________
Ndërsa
shqipet dalldisen pas plehut komunikativ të Big Brother dhe përjargen pas
liderucëve të tyre, KFOR'i patrullon kufirin e Kosovës mbi malet e Istogut.