Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Ua keni gërditë Islamin, prandaj po ikin prej tij
E enjte, 08.08.2024, 07:53 PM
Prof.
Blerim Latifi:
Derisa
po merremi me hapjen e urës mbi Ibër në Mitrovicë, një xhihadist shqiptar nga
Maqedonia qenka bërë gati për të hedhur në erë një nga urat që na mbajnë të
lidhur me Perëndimin, europianizmin tonë, duke kryer një sulm terrorist në një
koncert të këngëtares së njohur Taylor Swift.
Për
fatin e mirë të njerëzve të pafajshëm që do merrnin pjesë në koncert,
xhihadisti qenka kapur në flagrancë. Edhe për fatin e mirë të njerëzve tanë të
ndershëm në diasporë dhe për imazhin e përgjithshëm të shqiptarëve në botë,
edhe pse tanimë dëmi është bërë nga vetë lajmi mbi origjinën etnike të atij
plehu.
Shqiptarët
nuk po mund ta marrin vesh se të përmendurit e emrit të tyre etnik në lajmin
për një akt terrorizmi, tërheq pas vetes pasoja fatale për ta, si komb dhe si i
individë që jetojnë në Perëndim.
Ose
ata, pra shqiptarët, e marrin vesh se çfarë po ndodhë, por ja që u ka shkrepur
në kokë t'ia thyejnë qafen vetes, si shumë herë të tjera gjatë historisë. Dhe
nëse në pyetje është kjo e dyta, atëherë askush nuk mundet t'u vijë në ndihmë.
Sepse njeriun mund ta shpëtosh nga agresioni i tjetrit, por është pothuajse e
pamundur ta shpëtosh në rastet kur ai vendos të bëj vetëvrasje. E kjo vlen
sigurisht edhe për kombet.
___________
Kosova
eshte shtet demokratik dhe liberal. Çeshtja e fese nuk i perket detyrimeve
ligjore, por lirive dhe te drejtave individuale te njeriut. Liria e besimit nuk
nenkupton vetem te drejten me besu, por edhe te drejten mos me besu. Per me
teper keto dy te drejta jane ligjerisht dhe moralisht te barabarta. Liria e
fese nenkupton edhe lirine per me ndrru nje fe me nje fe tjeter, pa terhequr
prapa sanksione ligjore e morale. Levizja e Deçanit mbledh njerezit qe duan me
e realizu kete te drejte kushtetuese. As me shume e as me pak. Nderkaq, shkaku
pse keta njerez po e braktisin Islamin, duhet kerkuar te vete menyra se si
Islami eshte promovuar viteve te fundit ne Kosove dhe Shqiperi. Nje menyre
brutale, e paedukuar, totalitare dhe afgane, në thelb. Shkurt e shqip: Ua keni gërditë Islamin, prandaj po ikin prej
tij. Kjo eshte historia e vertete e kesaj pune. Te tjerat jane perralla.
___________
Ishte
viti 550 para Krishtit. Për më shumë se dy shekuj mbaheshin Lojërat Olimpike,
si pjesë e festivalit fetar që i kushtohej perëndisë supreme Zeusit, apo Zojzit
siç e quanin ilirët. Këto lojëra ishin disi të mërzitshme, sepse përfshinin
vetëm një garë vrapimi deri në 360 metra. Pastaj në olimpiket e atij viti
dikush pati një ide të re: futjen e gararave të mundjes. Përnjëherë situata
ndryshoi. Nga të katër anët e Greqisë, Maqedonisë dhe Ilirisë vërshuan njerëzit
për të marrë pjesë në këto gara. Adrenalina arrinte kulmin kur në mundje
përfaqësoheshin qytetet që ishin në hasmëri me njëra tjetrën. Kështu u krijua
lavdia e Lojërave Olimpike, të cilat do të zgjasinin edhe për shumë shekuj,
derisa perandori romak Teodosi do t'i ndalonte ato me ligj [viti 380 pas
Krishtit], në kuadër të fushatës së tij për të shkatërruar krejt trashëgiminë
fetare parakristiane.
Mënyra
se si u ngrit fama e Lojërave Olimpike Antike na flet për vetë thelbin e
sporteve: ato janë simulime të luftës në kohë paqeje. Një lloj sublimimi i
konfliktit njerëzor, i cili, siç thotë Herakliti, është babai i çdo gjëje. Pra
edhe i sporteve, arteve, shkencave, feve, ideve, ëndrrave e marrëzive. Me një
fjalë, i vetë Qytetërimit.
___________
Maqedonia
po kthehet në kohën e para vitit 2001. Edhe me ndihmën e shumë shqiptarëve. U
patën çue peshë këndej e andej veç me hek qafesh Ali Ahmetin. Tash korrni
frytet e këtij budallaku lapidar dhe shijoni poshtnimin sapo të kaloni Hanin e
Elezit.
___________
Urime
neofitëve te rinj kosovarë!
Kur
fryejnë erna të kqija dhe njerëzit e ligj udhëzojnë, kthimi tek rrënjët mbetet
e vetmja siguri për të nesermën.