E shtune, 18.01.2025, 06:22 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Deshqiptarizimi i Luginës së Preshevës

E hene, 16.09.2024, 05:58 PM


Prof. Blerim Latifi:

Nuk është viti 1912. As viti 1930. As viti 1945. Është viti 2024. Në mes të Preshevës, në një sallë të mbushur plot, një hoxhë çohet dhe u thotë të pranishmëve: Ne nuk jemi shqiptarë, ne jemi muslimanë! Qe qysh ringjallet mekanizmi i moçëm, mekanizmi i cili përmes bashkëpunimit të hoxhallarëve me organet e shtetit serb, i pat asimilu në boshnjakë krejt shqiptarët e Sanxhakut të Novi Pazarit dhe një pjesë të madhe të shqiptarëve në Mal të Zi. Sot i njëjti mekanizëm është aktivizu për ta deshqiptarizu komplet Luginën e Preshevës.

Shqiptarët e njohin mirë hunin e UDB's, por fare pak inxhinieringun e saj kulturor.

_______________

Të poshtëruar në jug nga Greqia, e cila i detyroi të ndryshonin emrin e shtetit; të kushtëzuar në lindje nga Bullgaria, e cila u kërkon të njohin me kushtetutë komunitetin bullgar në Maqedoni, sllavët maqedonas, për të gjetur një pikë ngushëllim, kanë zgjedhur afrimin me Serbinë dhe ringjalljen e diskriminimit të shqiptarëve. Këta të fundit, të dhënë pas anadollizimit masiv dhe të hasmuar politikisht me njëri-tjetrin, përditë e më pak po manifestojnë kapacitete që të rezistojnë në mbrojtje të asaj që patën arritur pas luftës së vitit 2001, se për të avancuar të drejtat kombëtare as që bëhet fjalë. Sepse të drejtat kombëtare mbrohen e avancohen vetëm në kushtet kur ekziston një vetëdije e fortë kombëtare. Kur kjo shpërbëhet, bashkë me të humbin edhe brengat për këto të drejta.

_______________

Zhanri i Big History gjithmonë është atraktiv për njerëzit. Për një arsye të thjeshtë: ai u ofron atyre kënaqësinë kognitive të një tabloje të përgjithshme të historisë njerëzore, të asaj që Edgar Morin e quan "aventura njerëzore mbi Tokë".

Sot ylli i këtij zhanri është historiani dhe filozofi Yuval Noah Harari. Talenti i tij për t'i sintetizuar dijet e ndryshme brenda një tregimi të madh dhe bindës, është shprehur me plot sukses edhe në librin e tij më të ri: Nexus/Një histori e shkurtër e rrjeteve të informacionit nga Epoka e Gurit tek Inteligjenca Artificiale.

Ky libër i Hararit, sikurse edhe librat e tjerë të tij, përveç diturive të domosdoshme që duhet t'i ketë një njeri i edukuar i shekullit 21, lexuesve u ofron edhe një mënyrë koncize dhe lucide të interpretimit të ngjarjeve historike dhe të arriturave të civilizimeve, mënyrë që mishëron atë që më së shumti u duhet sot të rinjve në gjithë botën: të menduarit kritik për veten, për të tjerët dhe realitetin, i cili na rrethon e ndikon.

Përfundimisht librat e Hararit meritojnë të bëhen literaturë obligative në shkollat e mesme dhe jo vetëm.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora