Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Krushqia e madhe e Vidovdanit
E diele, 07.07.2024, 06:57 PM
KRUSHQIA E MADHE E VIDOVDANIT
Nga
Prof. Blerim Latifi
Ende
pa u tha mirë gjaku në Fushën e Kosovës, një krushqi e madhe do të krijohej
midis osmanëve dhe serbëve: dy djemtë e Llazarit, Stefani dhe Vuku, do të bënin
betimin për besnikëri ndaj Sulltan Bajazitit, i cili ua kishte vrarë babën,
ndërsa motra e tyre, Olivera, do të bëhej gruaja e sulltanit.
Të
dy vëllezërit do të qëndronin përkrah sulltan Bajazitit në të gjitha betejat e
tij për konsolidimin e pushtimit osman në Ballkan. Deri në Betejën e Ankarasë (
1402) kur Bajaziti dhe Olivera u kapën të gjallë nga ushtria e Tamerlanit.
Legjendat thonë se Bajazitin e mbyllën në një kafaz, ndërsa Oliverën e detyruan
të vallëzonte lakuriq para Tamerlanit dhe kapedanëve të tij mongolë( shih
pikturën në fund të këtij teksti).
Sidoqoftë,
me ndonjë rënie të parëndësishme, krushqia serbo-otomane do të vazhdonte me
shekuj. Mara e Brankoviqit, gruaja e Muratit të Dytë, do të rriste me qumshtin
e saj Sulltan Mehmetin e Dytë, dhe kur ky, më vonë, do të rrethonte
Konstantinopojën[1453], trupat e para që do të thyenin ledhet e saj, do të
ishin ato të Brankoviqit.
Krushqia
serbo-otomane do të arrinte një kulm tjetër, kur në vitin 1557, Sulltan
Sylejmani do të rithemelonte Patriarkën Pejës dhe do t'i njihte asaj gjithë
pushtetin mbi një territor që sot përfshin krejt territorin e ish-Jugosllavisë,
përjashto Slloveninë dhe disa pjesë të Kroacisë.
Aq
e fortë ishte krushqia serbo-otomane, saqë, siç shkruan historiani Philip
Mansel, në librin e tij “Konstantinopoja, 1453-1924”, në mesin e shekullit 16,
në pallatin e sulltanëve, në Stamboll, serbishtja ishte gjuha më e përdorur dhe
më e kuptueshme nga të gjithë.
___________
Serbia
nuk po e fsheh hiq ma se veç po pret një situatë të volitshme gjeopolitike për
ta ripushtu Kosovën. Në funksion të kësaj stretegjie po punon hapur në tri
rrafshe taktike:
1.
Investimin në kapacitete të reja ushtarake.
2.
Në provimin e nacionalizmit shovinist.
3.
Në krijimin e një hendeku identitar midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Rrafshi
i parë taktik: Armatosja me armët më të reja, në mënyrë që ripushtimi të bëhet
efektiv brenda një kohe të shkurtër.
Rrafshi
i dytë taktik: Ngritja e klimës së nacionalizmit shovinist, në mënyrë që brenda
popullit serb të sigurohet miratimi i agresionit mbi Kosovën.
Rrafshi
i tretë taktik: Krijimi i hendekut identitar midis Kosovës dhe Shqipërisë, në
mënyrë që Shqipëria dhe qytetarët e saj ta shohin Kosovën si një shtet të huaj,
për të cilin nuk kanë obligim të futen në luftë.
Kush
ka sy, e sheh.
Kush
ka vesh, e merr vesh.
Kush
s'do me pa e me dëgju, do t'i hapen sytë dhe veshët nga gjëmimi i predhave.
Por
atëherë do të jetë vonë për symbyllurit dhe veshmbyllurit e sotëm.
___________
Në
Bjeshkën e Kosmaçit, në zemër të Drenicës, zbulohet një altar romak 1700 vjet i
moçëm. Shekujt e kishin varrosur nën harresën e gurëve të mbuluar nga dheu dhe
vegjetacioni i egër, por memoria popullore për kalanë e dikurshme në kodër të
Vuçakut ua kishte hapur shtegun arkeologëve drejt tij.
Zbulimi
i këtij altari të qytetërimit të Romës së lavdishme, ia heq Manastirit të Deviqit statusin e monumentit më të vjetër në
Drenicë.
Me
Romën nuk shtyhet dot askush.
___________
Kadare,
1998: "Me rolin e saj kolosal historik, UÇK-ja bën pjesë në historinë
morale të kombit shqiptar".
___________
Në
atë kohë kur Franca u bë bashkë me botën demokratike për ta ndëshkuar fort
mikun e saj të vjetër, Serbinë. Ky zotëriu me syze duke dalë nga takimi me
presidentin francez të asaj kohe, Zhak Shirak.