E shtune, 27.04.2024, 11:31 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Justifikimi i krimeve ushqen normalizimin e tyre

E merkure, 24.01.2024, 08:56 PM


Prof. Blerim Latifi:

Kapet nga policia një mjek vahabist e pedofil, që ka abuzu me vite me një fëmi dhe mbushen ekranet me folës që mundohen disi ta shfajsojnë kriminelin. Del video e vrasjes mizore të një të riu nga dy delikuentë recidivistë dhe akuzohen mediat pse e publikojnë videon, si për të dashur që krimi të fshihej nga publiku e më vonë edhe të shmangej drejtësia për të. Sepse fshehja e krimit ka pikërisht këtë qëllim, të shmanget drejtësia. Pra të dini se një shoqni ku njerëzve të tillë u jepet fjala, është e dënuar të përsëris vazhdimisht krime të tilla makabre. Sepse ai që edhe në mënyrë implicite justifikon krimet, ushqen normalizimin e tyre.

___________

Sa herë që ndodhin raste të tilla makabre, si ky i fundit në Podujevë, ngrihemi i madh e i vogël dhe i mbushim rrjetet sociale me indinjatën tonë digjitale. Pastaj pas dy tre ditësh gjithçka harrohet dhe asgjë nuk ndryshon. Sepse as shteti, as shoqëria, as shkollat, as mediat e as familjet nuk bëjnë asgjë që kultura e dhunës të dekurajohet. Kështu indinjata jonë i merr tiparet e hipokrizisë. Sepse të indinjohesh dhe të mos bësh asgjë, do të thotë të jesh hipokrit. Në kuptimin e plotë të fjalës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora