Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Një përputhje që veç tek UÇK-ja mund të gjendej
E diele, 17.12.2023, 08:57 PM
Prof. Blerim Latifi:
Po
shikoja disa video dhe fotografi të 40 luftëtarëve të UÇK-së, të cilët
bashkë me Mujë Krasniqin 25 vjet më parë ranë dëshmorë të lirisë në Malet e
Pashtrikut. Mes gjërave të shpërndara gjithandej vendit të rënies, kamera
kishte fokusuar çantën e njërit prej këtyre luftëtarëve, në të cilën ndodhej
edhe ky libër "Tregime të zgjedhura amerikane". Autorët më të mirë të
letërsisë amerikane në çantën e një luftëtari të rënë për lirinë e Kosovës.
Çfarë
shije estetike! Çfarë përputhje mes idealit të luftës dhe vlerave artistike!
Një përputhje sublime. Një përputhje që veç tek UÇK-ja mund të gjendej.
___________
Viti
1915. Europa është përfshi nga flakët e Luftës së Madhe. Shqipëria e sapo bërë
shtet është shndërru në fushëbetejë të ushtrive ndërluftuese. Në Vjenë, në
konakun e Norbert Joklit, albanologut të njohur, me origjinë hebreje, janë
mbledhur një mbrëmje Faik Konica, Fan Noli, Gjergj Pekmezi, Ismail Qemali,
Fazil Toptani. Natyrisht për të diskutuar mbi fatet e të gjorës Shqipëri. Në
fund të mbrëmjes Noli u lexon Shekspirin, të cilin kishte filluar ta
shqipëronte. Të tillë ishin baballarët e kombit shqiptar, poliglotë e me
kulturë të lartë intelektuale e estetike, por edhe nacionalistë të thekur.
Fatkeqësisht, sot, në shumë pikëpamje, elitat politike e kulturore shqiptare
janë shumë nën nivelin e tyre. Prandaj edhe punët zakonisht na ecin mbrapsht,
sa herë kërkohet që ato t'i bëjmë vetë.
___________
Përgjithësisht
këta të ashtuquajtur "teoricientë të konspiracioneve të mëdha" janë
lloj i budallëve. Deri tash kam mendu se në trojet shqiptare budalla ma i madh
në këtë fushë është ky i Shqipnisë, Alfred Cako, por jo, qenka një që po folka
në një emision të TV Dukagjinit, i cili po ia kalojka Cakos. Ky qenka budallë
me 5 yje.
Shqiptarët
tepër mirë janë mentalisht kur e shohim se ndaj çfarë plehu e ndotësish medialë
janë të ekspozuar.
___________
Hyra
në market për të ble cigare. Një shitëse po i thoshte një burri se nuk mund
t'ia merrte monedhën 2 euroshe, sepse ishte false. Derisa po ia kthente, e
pashë se ajo monedhë e kishte të stampuar figurën e Dante Aligierit. U ktheva
në shtëpi dhe mora Komedinë Hyjnore për të parë se në cilin rreth të ferrit
Dante i ka vendosur falsifikuesit. Në njërin prej rrathëve më të tmerrshëm të
ferrit, në të tetin.?
___________
Fotografi
që thotë shumë për kohët e turbullta nëpër të cilat po kalojmë: një formacion i
FSK-së dhe një nga Ushtria e Republikës së Shqipërisë gjatë një stërvitje të
përbashkët në Bizë të Tiranës. Dy ushtri që një ditë kanë për t'u bërë një e
vetme.