E merkure, 18.09.2024, 04:32 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Ka vetëm një rrugë për te dituria - të menduarit

E merkure, 06.12.2023, 08:56 PM


Prof. Blerim Latifi:

Mbi 80 për qind e nxënësve në Kosovë nuk e kuptojnë atë që e lexojnë.

Kështu ka vlerësu raporti i fundit i PISA-s.

Pse ndodhë kjo?

Për një arsye të thjeshtë, por fundamentale: Mungon hallka e domosdoshme midis të lexuarit dhe të kuptuarit, e cila është të menduarit.

Që ta kuptosh një tekst me përmbajtje shkencore, duhet të mendosh mbi të. Pikërisht këtë gjë, pra zhvillimin e kompetencës së të menduarit nuk e ofrojnë shkollat tona. Ato qysh prej themelimit të tyre, këtu e shumë dekada më para, janë shërbyer me metodën më jomoderne të të mësuarit, metodën e të mësuarit mekanik, të mësuarit përmendësh, të mësuarit recital.

Kjo metodë kurrë nuk është problematizu seriozisht nga ata që janë marrë me reformat në fushën e edukimit. Shkollat moderne janë produkte të iluminizmit, pra institucione të konceptuara për t'u mundësuar nxënësve e studentëve zhvillimin e komptencës së të menduarit racional e logjik, e jo aftësinë për të mësuar përmendësh dogma e doktrina.

Për të mos e zgjatur: derisa nuk krijohet kjo hallkë midis të lexuarit dhe të kuptuarit, ne do të vazhdojmë të rangohemi poshtë e më poshtë në listat e PISA's.

Ka vetëm një rrugë për te dituria: të menduarit.

Dhe po ashtu një rrugë për të injoranca: të mësuarit përmendësh.

_________

Gjithmonë më kanë frymëzu njerëzit që krahas shkëlqimit në fushën e diturisë e kulturës, kanë pasur guximin edhe për t'i kapur armët kundër shtypjes e tiranisë. Sepse gjithmonë vjen një moment kur fjalët duhet lanë anash dhe rrokur armët e kryengritjes, armët çlirimtare. Sepse tiranët nuk njohin gjuhë tjetër. Kësaj kaste njerëzish i takonte edhe filozofi e teologu shqiptar Pjetër Bogdani, prelati që në njërën dorë mbante Çetën e Profetëve, në tjetrën shpatën e kryengritjes dhe që vdiq duke duke besuar në ëndrrën europiane për atdheun e tij. Në Prishtinën e 6 dhjetorit, të dimrit tragjik 1689.

_________

I kemi mbushur sheshet tona me përmendore të heronjëve dhe mirë kemi bërë. Sepse nuk duhet t'i harrojmë ata që kanë dhënë shumë për lirinë tonë. Sepse gjithmonë do të kemi nevojë për të mësuar nga shembulli i tyre. Por sot ka ardhë puna që duhet t'i vendosim nëpër sheshe edhe disa përmendore të tjera.Përmendoret e turpit tonë. Përmendoret e grave të vrara nga burra të egër e mesjetarë. Dhe këto përmendore nuk do të shërbejnë vetëm për të nderu kujtimin e tyre. Ato do të shërbejnë edhe si pasqyrë ku ne mund të shohim përditë njërën nga anët më të shëmtuara të qenies tonë kolektive në kohën e pasluftës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora