Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Mashat terroriste të Rusisë nëpër botë janë aktivizu!
E hene, 09.10.2023, 07:59 PM
Prof. Blerim Latifi:
Mashat
terroriste të Rusisë nëpër botë janë aktivizu! Me i ndihmu pak në Luftën e
Ukrainës, duke ndezë vatra të reja ose të vjetëra konfliktesh të armatosura në
botë.
Dy
javë më parë tentuan në veri të Kosovës, por dështuan keq. Sot e paskan shti në
lojë Hamasin, terroristët e të cilit paskan hyrë në disa fshatra në jug të
Izraelit duke vrarë secilin që hasin, pa asnjë dallim. Sigurisht që të gjithë e
dinë se Hamasi nuk ka asnjë gjasë për fitore në luftë me Izraelin. Brenda pak
orësh do ta marrim vesh këtë punë. E di edhe Hamasi, por krejt kjo është për
t'ia bërë një argat Rusisë në planet e saj për prodhimin e kaosit. Sepse tashmë
po dihet se vetëm një botë e zhytur në kaos, është shpëtim për Rusinë. Për
Rusinë e turpnume në Ukrainë. Për Rusinë e diskreditume politikisht,
ushtarakisht e moralisht në tryezën e fuqive të mëdha.
___________
Psikologët
e quajnë “disonancë kognitive”, një situatë mendore në të cilën bindjet e
sjelljet njeriut nuk përputhen apo janë në kontradiktë me informacionet
empirikisht të bazuara që i merr njeriu. Kjo situatë rëndom shoqërohet me stres
të theksuar psikologjik, gjatë të cilit njeriut manifeston një lloj
dezorientimi në sjellje e veprime.
Si
e trajtojnë zakonisht njerëzit disonancën kognitive?
Në
dy mënyra themelore: ose zgjedhin t'i injorojnë faktet, për të mos hequr dorë
nga bindjet e sjelljet e tyre ekzistuese ose i ndryshojnë bindjet e sjelljet në
përputhje me faktet.
Mënyrën
e parë rëndom e preferojnë njerëzit iracionalë ; të dytën, njerëzit racionalë.
Ajo
që ndodhi me 24 shtator në Banjskë, e ka shkaku një disonancë të tillë
kognitive në Bashkimin Europian.
Bindja
e Brukselit se Serbia tanimë është bërë një shtet normal, një partner
konstruktiv dhe i kujdesshëm për stabilitetin dhe sigurinë europiane, nuk
përputhet me faktet e Banjskës.
Kjo
BE- në e ka futë në stres të madh psikologjik dhe në paralizë të veprimit
politik. Dhe, si në shembujt klasikë të trajtimit të disonancës kognitive, BE
tash ndodhet mes dy alternativave të veprimit:
Ose ta ruaj bindjen e gabuar për Serbinë, që nënkupton injorimin e
fakteve të Banjskës ose ta ndryshoj këtë bindje konform këtyre fakteve.
Injorimi i fakteve nënkupton relativizimin e
minimalizimin e tyre dhe shpërndarjen e barabartë të përgjegjësisë për to midis
Kosovës e Serbisë.
Ndryshimi
i bindjes nënkupton sanksionim të Serbisë për nxitje të sulmeve destabilizuese
në Ballkanin Perëndimor dhe ndryshim të qasjes ndaj saj në çështjen e dialogut.
Në
ditët në vazhdim do ta shohim se cila prej këtyre alternativave do të zgjidhet.
Fati
i dialogut Kosovë - Serbi do të përcaktohet nga
ajo se cila nga këto alternativa do të zgjedhet për t’u bërë politikë
zyrtare e BE-së.
Nëse
zgjedhet alternativa e parë, do të kemi një riciklim të dialogut të
deritanishëm, pra riciklimin e menaxhimit të deritanishëm të konfliktit, i cili
herë pas here del nga kontrolli.
Nëse
zgjedhet e dyta, atëherë mund të nis një format i ri i dialogut, i cili,
kuptohet, duhet të ketë ndërmjetësues të rinj, që nuk punojnë me
diplomacinë e gjetjes së kompromiseve
përmes koncentrimit të presionit tek pala më e dobët në tavolinë.
___________
Shkurt
për konceptin "tokë e askujt".
Njihet
si term qysh prej romakëve: terra nullius, tokë e askujt, tokë pa zot, pa
pronar.
Në
të drejtën zakonore shqiptare quhet "toke me ré".
Edhe
në ligjin ndërkombëtar terra nullius përkufizohet si territor mbi të cilin nuk
ushtron sovranitet asnjë shtet. E përkufizuar si i tillë territori i askujt e
bën legjitim pretendimin e secilit që ka mundësi për ta pushtuar ose
përvetësuar.
Në
rastin konkret nëse veriu i Kosovës përkufizohet si tokë e askujt, atëherë del
se përpjekjet e shtetit të Kosovës për ta vendosur autoritetin e vet atje, janë
hiç më pak se një operacion pushtimi. Kjo në anën tjetër e legjitimon edhe e
pretendimin e Serbisë për ta bërë të njëjtën gjë.
Në
këtë kontekst, Rama ka zgjedhur një term të gabuar për ta përshkruar shkallën e
lartë të rrezikut për shpërthimin e një konflikti të armatosur në veri.
Sepse
duke dashur të alarmoj për këtë rrezik, termi i Ramës, me vetë domethënien e
tij, mund t'i fryej edhe më shumë ndezjes së këtij konflikti.
Një
analisti të pavarur mund t'i lejohet operimi me terma të tillë, por jo një
kryeministri shteti i të cilit veriun e Kosovës e njeh si pjesë integrale të
Republikës së Kosovës. Aq më pak kur ky kryeministër është i Shqipërisë
Unë
besoj se sikleti i vetëm i Ramës nuk ka të bëj fare me ndonjë pabesi a tradhti
ndaj Kosovës, por me frikën e tij se flakët e një lufte të re në Kosovë do ta
përfshinin detyrimisht edhe Shqipërinë. Dhe si gjithmonë frika është këshilltar
i keq: na nxitë interpretime dhe zgjidhje të pamenduara mirë.
___________
Në
Serbi kriminelët që u kanë bërë të zeza kombeve të tjera, i arrestojnë të
shtyrë prej zorit të madh, e jo pse duan t’i vënë para drejtësisë.
Arrestimi
i Radojçiqit është i njëjtë si arrestimi i Millosheviqit, Karaxhiqit,
Mlladiqit, e shumë të tjerëve nga banda e tyre nacional-socialiste.
Millosheviqin
e patën rrëzu nga pushteti jo për shkakun e krimeve ndaj popujve të tjerë, por
për shkakun se Millosheviqi dështoi në premtimet e tij për ta mbyllur shekullin
e XX me krijimin e një Serbie të Madhe.
Edhe
Radojçiqin e kanë arrestu me të njëjtin motiv: jo pse e bëri atë qe bëri në
Kosovë, por pse dështoi ta bënte sipas planit dhe tani, për shtetin serb, ai
është më i dobishëm në burg se në liri.
Prej
kohësh drejtësia dhe shteti serb janë dy botë të ndara, me një hendek të madh
mes tyre.
Dhe
do të vazhdojnë të jenë të tilla, derisa shoqnia serbe nuk i gjenë forcat e
nevojshme morale e politike për t’u çliruar njëherë e përgjithmonë nga
obsesioni shovinist ndaj fqinjëve.
___________
Policët
e Kosovës luftojnë në veri, ia zbardhin fytyrën Kosovës para gjithë botës, por
paguhen keq.
Kuvendit
të Kosovës, si sot, vazhdimisht i dështojnë seancat për mungesë kuorumi, sepse
deputetët mungojnë në sallë, por të njëjtit paguhen shumë mirë se çdo zyrtar
tjetër shtetëror.
Të
parët të bëjnë ta duash më shumë atdheun e shtetin.
Të
dytët ta gërditin edhe shtetin edhe atdheun.
___________
U
gëzova kur e pashë Ramën në Zagreb! Me shpresën se kryeministri kroat Andrej
Plenkoviq ia jep disa mësime të vlefshme mbi psiko-politikën e Beogradit. Sepse
kush do që ta zbërthej me saktësi botëkuptimin politik që mbizotëron në
Beograd, duhet të pyes kroatët dhe shqiptarët e Kosovës. E meqë Rama neve nuk
po na beson, mbase kroatët e bindin.
___________
Te
Muri Perëndimor i Tempullit të Dytë.
Këtu
njeriu e kupton dhe e përjeton se çfarë do të thotë të mos e harrosh kurrë
vendin e të parëve dhe shpresën se një ditë do të kthehesh për ta rindërtuar
atë që ata të lanë trashëgim, por rrebeshet e historisë e rrënuan. Këtu njeriu
e kupton se atdheu është dimension esencial, i patjetërsueshëm, i qenies së
tij. I vetë përkufizimit të njerëzores.
___________
Në
analet e historisë Ambasada e Kosovës në Jerusalem ka për t'u regjistruar si
një nga vendimet ma të mençura të shqiptarëve.