| E merkure, 24.01.2024, 08:56 PM |
Prof. Blerim Latifi:
Kapet
nga policia një mjek vahabist e pedofil, që ka abuzu me vite me një fëmi dhe
mbushen ekranet me folës që mundohen disi ta shfajsojnë kriminelin. Del video e
vrasjes mizore të një të riu nga dy delikuentë recidivistë dhe akuzohen mediat
pse e publikojnë videon, si për të dashur që krimi të fshihej nga publiku e më
vonë edhe të shmangej drejtësia për të. Sepse fshehja e krimit ka pikërisht
këtë qëllim, të shmanget drejtësia. Pra të dini se një shoqni ku njerëzve të
tillë u jepet fjala, është e dënuar të përsëris vazhdimisht krime të tilla
makabre. Sepse ai që edhe në mënyrë implicite justifikon krimet, ushqen
normalizimin e tyre.
___________
Sa
herë që ndodhin raste të tilla makabre, si ky i fundit në Podujevë, ngrihemi i
madh e i vogël dhe i mbushim rrjetet sociale me indinjatën tonë digjitale.
Pastaj pas dy tre ditësh gjithçka harrohet dhe asgjë nuk ndryshon. Sepse as
shteti, as shoqëria, as shkollat, as mediat e as familjet nuk bëjnë asgjë që
kultura e dhunës të dekurajohet. Kështu indinjata jonë i merr tiparet e
hipokrizisë. Sepse të indinjohesh dhe të mos bësh asgjë, do të thotë të jesh
hipokrit. Në kuptimin e plotë të fjalës.