Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Mirë se vjen o Shaban Polluzha!
E diele, 25.02.2024, 08:57 PM
Prof. Blerim Latifi:
Në
mëngjesin e 24 shkurtit të dy viteve më parë ushtria ruse nisi pushtimin e
Ukrainës. Putini tha atë ditë se se fjala ishte thjesht për një “Operacion
special”. Vetë termi linte të kuptohej se ishte një imitim i hapur taktik i
Blitzkrieg-ut nazist. Dhe sikurse Polonia që kishte kolapsuar para këtij të
fundit brenda dhjetë ditësh, edhe Ukraina, në imagjinatën diktatoriale të
Putinit, do të thyhej brenda dhjetë ditësh nga Operacioni Special i tij.
Analogjia
vazhdon : njësoj si Blitzkrieg-u nazist në Poloni që i kishte dhënë fund Rendit
Ndërkombëtar të Versajës, Putini mendonte se Operacioni Special i tij në
Ukrainë do t’i jipte fund rendit ndërkombëtar të pas rënies së Murit të
Berlinit.
Hitleri
e kishte filluar aventurën e tij të çmendur në momentin kur ishte bindur se
fuqitë perëndimore ishin të dobëta dhe, për rrjedhojë, të paafta ta ndalnin në
planet e tij për krijimin një rendi nazist në botë.
Të
njëjtën llogari e kishte bërë Putini para dy viteve : Europa e varur nga gazi
tij, Bashkimi Europian në recesion ekonomik e politik, Amerika e lodhur nga
misionet e dështuara të shtetformimit në Irak dhe Afganistan- të gjithë këta
tregues i jepnin të kuptojë se ora e tij kishte ardhur.
Me
pak fjalë : Perëndimi ishte në rënie dhe krejt çfarë ai duhej të bënte ishte
t’i jepte një të shtyrë vendimtare kësaj rënieje.
Dy
vjet më pas rezultati është krejt ndryshe : Operacioni Special ka dështuar të
arrijë qëllimin e tij ushtarak, pushtimin e Ukrainës. Edhe qëllimi gjeopolitik
për ta destabilizuar Europën dhe Perëndimin, ka dështuar. Kanë dështuar edhe
planet për ta ndezuar zjarrin e moçëm ballkanik përmes mashave ruse në Serbi.
Tani
diktatorit rus i kanë mbetur edhe tri shpresa për të dalë me fytyrë nga balta e
gjakosur e Ukrainës ku ka ngecur makineria e tij e luftës.
E
para është ushtarake, e dyta psikologjike dhe e treta politike.
Shpresa
ushtarake është krijimi i një gjendje të pat- pozicionit në frontin e luftës, e
cila një ditë do të shpie natyrshëm në proces të negociimit të paqes.
Shpresa
psikologjike e Putinit është se zgjatja e luftës në Ukrainë do të shkaktoj
lodhje të Perëndimit nga përkrahja ushtarake dhe financiare e Ukrainës dhe kjo
lodhje mund të shpie në braktisjen e saj nga Perëndimi.
Shpresa
politike e Putinit varet nga pritja se në vjeshtë në Washington do të kthehet
Trumpi, i cili mund të ndjek një qasje të re ndaj luftës në Ukrainë,
krejtësisht të ndryshme prej qasjes së presidentit Biden dhe mbase favorizuese
për Rusinë.
Ky
vit do të jetë vit i manovrave me këto tri shpresa. Por edhe një vit gjatë të
cilit Ukrainës do t'i duhet të bëj sakrifica të tjera shumë të mëdha. Për veten
dhe botën e lirë.
___________
Sapo
kishte zbardhur dita e 21 shkurtit 1945. Një ditë e ftohtë dhe me shumë
mjegull. Hasan Syla kishte dalë në oborrin e kullës së tij të moçme dhe po
mundohej të shquante mes mjegullës tymin e shtëpive që po vazhdonin të
digjeshin që nga nata e kaluar. Papritur nga pylli sipër kullës pa të dilte një
rresht burrash të armatosur. Nuk ishin më shumë se tridhjetë vetë. Ata po vinin
drejt tij. Kur po afroheshin, ai e kuptoi se kush ishin. Shaban Polluzha dhe Mehmet
Gradica vinin në krye të asaj çete. U doli përpara dhe derisa po bëhej gati t'u
jepte mikpritjen, u dëgjua zani i Shabanit: - A don miq, o Hasan Syla? - Mirë
se vjen o Shaban Polluzha!- ia ktheu
Hasani. Shabani vazhdoi: - Qysh e sheh kem' mbetë veç kta burra, jemi t'
rrethuem prej tana anve dhe t'kem ra n' derë me ba dekën e mos me iu dorëzu për
t'gjallë shkaut! -Nderë ma t'madh ksaj kulle s'ka mujt me i ba kush o Shaban
Polluzha, ia ktheu Hasani. Pastaj vërshuan rradhët e tri brigadave partizane,
filluan bataret e pushkëve që s'pushuan gjithë ditën dhe pa ra nata gjylet e
topave rrafshuan kullat e Hasan Sylës. Kështu mbaroi jeta e njërit prej
tribunëve më të mëdhenj të kësaj toke.
___________
Në
një kohë kur regjimi i Kralit vriste famullitarë si Shtjefën Gjeçovi dhe
përndiqte për t'i vrarë famullitarët Don Gjon Bisakun nga Beci i Gjakovës, Don
Shtjefën Kurtin nga Novosella e Gjakovës dhe Don Luigj Gashin nga Smaçi i
Gjakovës, sepse kishin marrë guxim t'i shkruanin Lidhjes së Kombeve për
terrorin që po bëhej mbi shqiptarët e Kosovës, përfaqësues të Xhemijetit(
partisë islamike që ishte në koalicion me partinë radikale të shqiptarvrasësit
Nikolla Pashi?it) i bënin këso pritje patriarkut serb në stacionin e trenit në
Vushtrri.