E marte, 30.04.2024, 10:24 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Në kujtim të nji vjetorit të vdekjes së babës

E merkure, 20.03.2024, 08:50 PM


Blerim Latifi

NË KUJTIM TË NJI VJETORIT TË VDEKJES SË BABËS

Çdo të hanë zgjohej ma i gzuem se ditëve tjera.

S'e ajo ish ditë pazari n' Skënderaj e ai dilte me u pa me shokët e vjetër.

Me pi s'bashku nga nji kafe e me llafu për kohën e tyre të mbetun pas.

Kohën e tyre plot me vuajtje, plot me dhimbje, por edhe me kambëngulje e shpresa të mëdha.

Edhe të hanën e 20 marsit 2023 u zgjua njisoj.

Dhimbjet e randa të javës së kalume sikur i ishin zhdukë krejt.

Piu kafën e mëngjesit,

pastaj ia hodhi sytë krroçës

dhe plisit të bardhë që e vnonte mbi krye sapo hidhte hapin jashtë pragut të shpisë,

që prej ditës kur ish bá me ditë.

Por, diçka sikur i tha se sot nuk duhej të nisej për udhë.

Dhe ra në heshtje.

Në nji heshtje të gjatë. Sublime.

Pastaj, dikur, u ngrit,

i hodhi nji sy oborrit nga dritarja

dhe kur po hidhte kambën mbi prag e lshuen forcat e jetës.

Vdiq n'kambë.

Njashtu siç andrronte gjithmonë me bá deken.

Njashtu si burrat e motit.

"Lum ai çfarë vdekje".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora