E merkure, 30.04.2025, 03:37 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Të prehesh në varr me emrin e armikut në gur

E premte, 21.02.2025, 07:56 PM


Të prehesh në varr me emrin e armikut në gur

Nga Prof. Blerim Latifi

Në afërsi të Drenasit, në qoshen e një are, ndodhej një varr i vetmuar. Me dekada ai varr kishte një emër zyrtar: Varri i partizanit të panjohur.

Në ditët e festave jugosllave aty shpesh vendoseshin lule nga nxënësit e shkollave dhe recitoheshin vargje për Titon pranë tij.

Në komunën e Drenasit kishte një shkresë për mbrojtjen e këtij varri dhe tregimin zyrtar për të. Por ky tregim ishte krejtësisht i rremë. Njeriu që prehej në atë varr nuk ishte ndonjë partizan i panjohur, i varrosur nga shokët e tij në natën e 21 shkurtit 1945, kur u shua Kryengritja e Shaban Polluzhës. Njeriu që prehej në atë varr ishte vetë i biri i tij, Tafa, i cili ishte vrarë gjatë daljes nga rrethimi në kullat e Dvoranëve. I plagosur ditë më parë në Betejën e Urës së Pestovës, Tafa do të vazhdonte t'i qëndronte pranë babës së vet deri në çastet e fundit.

42 vjet më pas, kur regjimi komunist po jepte shenjat e rënies, "Varri i partizanit të panjohur" e mori emrin e vërtetë të tij: Varri i Tafë Shaban Polluzhës. Më pas eshtrat e këtij kreshniku do të zhvarroseshin për t'u varrosur në Polluzhë pranë babës së tij.

Ky është tregimi për një luftëtar të madh, që për 4 dekada qëndroi në një varr me emrin e armiqëve kundër të cilëve luftoi deri në vdekje.

_________

Thënë të drejtën disi po më pëlqen fakti se SHBA nuk e përfshiu BE-në në negociatat me Rusinë për Ukrainën. Kët' ndjesi pëlqimi po ma prish veç anashkalimi i Britanisë së Madhe.

Një BE që s'është në gjendje tash e 17 vjet me mbyllë kontestin e Kosovës me Serbinë, e meriton të injorohet.

Një BE që nga një projekt bashkimi kombesh, është kthy në një mekanizëm bllokimi, të cilin anëtarët e saj e përdorin për interesat e tyre mesnike.

Një BE që e do sigurinë gratis nga Amerika dhe njëkohësisht edhe tregtinë me rivalët e saj tregtarë, si Kina.

Një BE që ledhaton nji cub ballkanik si Vuçiqi dhe s'është në gjendje t'i bindë pesë shtete të saj se Kosova nuk mund të kthehet më nën Serbinë. Etj, etj.

_________

Me 1912 na e përgjysmuan ëndrrën për të qenë një komb i lirë në mesin e kombeve tjera. Do duhej të kalonte gati një shekull që gjysma tjetër e ëndrrës të bëhej realitet.

Kohët po ndërrojnë, kombet sërish po i kthehen vetes. Kjo do të thotë se horizonti i bashkimit kombëtar sërish po hapet për ne.

Gëzuar Dita e Pavarësisë së Kosovës!

_________

Çdo popull ka parlamentin që e meriton. Kjo do të thotë së deputetët nuk janë vetëm përfaqësuesit e tij politikë, por edhe pasqyra kulturore dhe mentale e tij. Këto janë caqet e zgjedhjes së tij. Nuk di ma mirë, e mbase edhe nuk do ma mirë. Kaq është kjo punë.

_________

T'jemi të qartë në një pikë: një popull që çon analfabetë në Parlament, s'meriton as respekt as qeverisje të mirë.

_________

Zhduket gjuha shqipe nga tabelat e autostradave në Maqedoni. Qysh ka thanë një herë dikush: Mjafton një gjeneratë e mbrapsht që të shkatërrohet ajo që është ndërtu me mundin e shumë brezave!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ekzaktësisht produkte të Perëndimit të bashkuar Blerim Latifi: Fillimi i fundit të doktrinës mbi paprekshmërinë e kufijve mes shteteve Blerim Latifi: Shumë gjatë është punu në këtë vend që me mbrri në ditën kur do ta pshtyjmë në fytyrë Amerikën Blerim Latifi: William Walker na fton të zgjohemi nga gjumi i gjatë me ëndrra të bukura Blerim Latifi: Ai mbetet gjithmonë si një shembull unik Blerim Latifi: Mjerim intelektual e kulturor ishte Perandoria Osmane Blerim Latifi: Një histori unike në kodin universal të rezistencës kundër shtypjes dhe poshtnimit Blerim Latifi: Dikush që në moshën e pjekur largohet nga atdheu dhe e harron gjuhën e nanës, nuk e meriton vëmendjen e bashkatdhetarëve të saj Blerim Latifi: Ahmet Delia do të vdiste duke bërë qëndresë Blerim Latifi: Shpesh ka ndodhur gjatë historisë që një komb të vuaj më shumë nga budallenjtë e tij, se nga armiqtë e jashtëm Blerim Latifi: Brezi i fundit i heroinave të heshtura po pakësohet Blerim Latifi: Leksione nga manualet e moçme të diktaturave Blerim Latifi: Mendja e paedukuar është si një tokë e lënë djerrinë Blerim Latifi: Ne vazhdojmë të funksionojmë me mentalitetin e regjimeve autoritariste Blerim Latifi: Natyra e komunizmit! Blerim Latifi: Nuk duhet të lejojmë që përdorimi politik i feve ta rikthejë këtë komb në të kaluarën e tij të errët Blerim Latifi: Aty ku punohej e luftohej për Kosovë e Shqipni Blerim Latifi: Ofensiva e Qyçavicës Blerim Latifi: Pagëzohuni msheft! Nëpër katakombe, si të ishim në kohën e Neronit! Blerim Latifi: Deshqiptarizimi i Luginës së Preshevës

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx