E premte, 25.07.2025, 10:47 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Të shkosh në luftë me bindjen se Zoti është me ty, budallallëk vetëvrasës

E marte, 17.06.2025, 06:55 PM


Prof. Blerim Latifi:

Në Mesjetë të shkosh në luftë me bindjen se Zoti është me ty, ka qenë ide e frytshme. Ke mobilizu trupa dhe u ke dhënë një justifikim moral dhe shpresë imagjinare për shpërblim atyre që kanë lënë kokën në fushën e betejës.

Por sot të shkosh në luftë me bindjen se Zoti është me ty, është thjesht një budallallëk vetëvrasës. Sepse sot lufta nuk varet nga besimi subjektiv, por nga realizmi shkencor. Sot lufta është shkencë ekzakte, matematikë e lartë, gjeometri precize, teknologji e hiperkomplikuar.

Ne kemi hyrë në epokën e tekno-darvinizmit. Vetëm kombet që aftësohen për t'iu përshtatur avancimit të pandalshëm teknologjik, mund të bëjnë llogari për të ardhmen. Të tjerat janë broçkulla.

_______________

Në qershor të vitit 1967 shoku i ngushtë i Titos, Naseri, kishte udhëhequr një koalicion të Egjiptit, Sirisë dhe Jordanisë për ta shkatërruar me luftë Izraelin. Ky i fundit për gjashtë ditë i kishte shpartalluar. Kjo ishte e famshmja "Lufta e Gjashtë Ditëve".

Tash, si për koincidencë, prapë jemi në qershor dhe Izraeli për gjashtë ditë po e gjunjëzon Iranin.

Edhe pse jemi racionalistë në shpjegimin e botës, duket se na imponohet ndjesia e njëfarë mistike në këtë punë. Zoti në Biblën hebraike për gjashtë ditë e krijon botën, ndërsa në të shtatën rri dhe kënaqet duke pa krijesën e tij.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Lindja e Mesme po kërkon paqe, por... Blerim Latifi: Prishtina dhe ushtritë e huaja Blerim Latifi: A është virtyt patriotizmi? Blerim Latifi: UÇK, shkolla më e mirë për të luftuar për një kauzë të drejtë me dinjitet Blerim Latifi: Miti i Sizifit dhe Kuvendi i Kosovës Blerim Latifi: Vuçiç, i përkëdheluri i Bashkimit Evropian, qëndron në krah të Putinit Blerim Latifi: Prej vitesh kemi thënë se ekstremizmi islamik në Kosovë është projekt i inteligjencës së shtetit serb Blerim Latifi: Tregues i një bote të errët Blerim Latifi: Një kujtim për 24 marsin e Gllogjanit Blerim Latifi: Kjo është historia e Kajtaz Muharremit Blerim Latifi: Të prehesh në varr me emrin e armikut në gur Blerim Latifi: Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ekzaktësisht produkte të Perëndimit të bashkuar Blerim Latifi: Fillimi i fundit të doktrinës mbi paprekshmërinë e kufijve mes shteteve Blerim Latifi: Shumë gjatë është punu në këtë vend që me mbrri në ditën kur do ta pshtyjmë në fytyrë Amerikën Blerim Latifi: William Walker na fton të zgjohemi nga gjumi i gjatë me ëndrra të bukura Blerim Latifi: Ai mbetet gjithmonë si një shembull unik Blerim Latifi: Mjerim intelektual e kulturor ishte Perandoria Osmane Blerim Latifi: Një histori unike në kodin universal të rezistencës kundër shtypjes dhe poshtnimit Blerim Latifi: Dikush që në moshën e pjekur largohet nga atdheu dhe e harron gjuhën e nanës, nuk e meriton vëmendjen e bashkatdhetarëve të saj Blerim Latifi: Ahmet Delia do të vdiste duke bërë qëndresë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx