E shtune, 26.07.2025, 04:20 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Nga thirrjet për shpëtim te mallkimet kundër shpëtimtarëve

E premte, 20.06.2025, 06:59 PM


Në vitin 1990 kur Serbia na shtypte në mënyrë brutale dhe pothuajse askujt në botë nuk i bëhej vonë për këtë, ne i bënim thirrje Amerikës që ta na shpëtonte nga terrori serb. Por kur erdhi fillimi i vitit 1991 dhe Amerika sulmoi Irakun, për ta larguar nga Kuvajti, shumë shqiptarë të Kosovës haptas filluan të bënin tifo për fitoren e Sadamit.

Tetë vite më vonë Amerika na shpëtoi nga gjenocidi, por të nesërmen e kësaj shumë shqiptarë lëshuan mjekrrat vahabiste dhe shkuan në xhami për ta sha e pshty Amerikën, ndërsa shumë të tjerë për të njëjtën punë iu drejtuan librave sovjetikë mbi Imperializmin Amerikan.

E njëjta poshtërsi dhe çoroditje morale po përsëritet edhe sot. Mjafton të endesh pak në rrjetet sociale për të pa sa shumë janë shqiptarzitë që shajnë e mallkojnë për llogari të Iranit, shtetit që nuk e njeh lirinë dhe pavarësinë tonë nga Serbia.

Njeriu mbetet pa fjalë kur përballet me këtë çoroditje morale dhe ndër mend i vijnë fjalët e dikurshme të At Zef Pllumit : “Kurrë s’e kam kuptue se si një popull i vogël si shqiptarët, ka mujt me nxjerr kaq shumë rrugaça”.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Origjina banale e ferrit (xhehenemit) Blerim Latifi: Të shkosh në luftë me bindjen se Zoti është me ty, budallallëk vetëvrasës Blerim Latifi: Lindja e Mesme po kërkon paqe, por... Blerim Latifi: Prishtina dhe ushtritë e huaja Blerim Latifi: A është virtyt patriotizmi? Blerim Latifi: UÇK, shkolla më e mirë për të luftuar për një kauzë të drejtë me dinjitet Blerim Latifi: Miti i Sizifit dhe Kuvendi i Kosovës Blerim Latifi: Vuçiç, i përkëdheluri i Bashkimit Evropian, qëndron në krah të Putinit Blerim Latifi: Prej vitesh kemi thënë se ekstremizmi islamik në Kosovë është projekt i inteligjencës së shtetit serb Blerim Latifi: Tregues i një bote të errët Blerim Latifi: Një kujtim për 24 marsin e Gllogjanit Blerim Latifi: Kjo është historia e Kajtaz Muharremit Blerim Latifi: Të prehesh në varr me emrin e armikut në gur Blerim Latifi: Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ekzaktësisht produkte të Perëndimit të bashkuar Blerim Latifi: Fillimi i fundit të doktrinës mbi paprekshmërinë e kufijve mes shteteve Blerim Latifi: Shumë gjatë është punu në këtë vend që me mbrri në ditën kur do ta pshtyjmë në fytyrë Amerikën Blerim Latifi: William Walker na fton të zgjohemi nga gjumi i gjatë me ëndrra të bukura Blerim Latifi: Ai mbetet gjithmonë si një shembull unik Blerim Latifi: Mjerim intelektual e kulturor ishte Perandoria Osmane Blerim Latifi: Një histori unike në kodin universal të rezistencës kundër shtypjes dhe poshtnimit

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx