Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Kush dëshiron të jetojë në Perëndim duhet të perëndimizohet

| E merkure, 03.09.2025, 06:57 PM |


Prof. Blerim Latifi:

Një valë e madhe demonstratash kundër emigrantëve është duke u përhapur në Gjermani. Kjo tregon se modeli i deritanishëm i mikpritjes dhe i akomodimit të të huajve në demokracinë sociale gjermane po shkon drejt fundit. Shkaqet e kësaj janë të shumta, por njëri prej tyre lidhet drejtpërdrejt me vetë emigrantët, të cilët, duke abuzuar me konceptet e multikulturalizmit dhe të relativizmit moral, kanë menduar se kulturën dhe mentalitetet e vendeve të tyre të shkatërruara mund t’i praktikojnë njësoj edhe në shoqëritë perëndimore.

Pra, ta zëmë, kanë ikur nga Afganistani dhe tani duan që atë ta rindërtojnë në Frankfurt apo Berlin. Kjo nënkupton refuzim të integrimit në kulturën mikpritëse, madje shpesh edhe përçmim të saj. Shumë emigrantë sillen kështu duke u mbështetur në mitet e teorive marksiste e postkoloniale, sipas të cilave Perëndimi është fajtor për të gjitha mjerimet e vendeve të tyre. Nisur nga kjo, ata ndihen të lirë të hanë bukën e tij dhe, në fund, edhe ta pshtyjnë në fytyrë.

Këto mite janë kthyer në justifikim të shteteve të dështuara në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë. Por koha e tyre po perëndon, njësoj si edhe koha e emigrimit pa integrim kulturor. Të kam strehuar pasi ke ikur nga atdheu yt ku jeta jote ka qenë mjerim dhe tani kërkon të imponosh ligjet e vendit tënd të mjerë në shtëpinë time. No.

Kush dëshiron të jetojë në Perëndim duhet të perëndimizohet.

Kush nuk mund të perëndimizohet, sepse nuk di dhe nuk do të jetojë pa katundin e tij të qelbur, duhet të kthehet atje. Kaq.

_________________________________________________________

Gjuha mund të përfytyrohet si urë dhe si labirint, thotë Zhak Derrida, filozofi poststrukturalist francez. Si urë, gjuha mundëson lidhjen mes njerëzve, komunikimin dhe ndërtimin e formave të ndryshme të bashkëveprimit. Ndërkaq, si labirint, gjuha shndërrohet në një rrjet të ndërlikuar rrugësh dhe tunelesh, ku njerëzit humbin orientimin dhe rrugëdaljen. Ky rrjet i ndërlikuar lind nga shumësia e kuptimeve kontradiktore dhe konfliktuale që marrin fjalët, konceptet, idetë dhe ngjarjet.

Sot në Kosovë, gjuha nuk funksionon si urë, por si labirint. Një labirint juridiko-politik, nga i cili, me këto mend që kemi, rrugëdalja duket e vështirë për t’u gjetur, në mos e pamundur.