Editorial » Latifi
Blerim Latifi: U bë Kosova më e mirë se në ato gjashtë vite të "këqija"?
E diele, 27.07.2025, 06:56 PM
Prof. Blerim Latifi:
U
çuan në këmbë të gjithë, duke kërkuar kokën e tij. Parti, shoqëri civile,
ndërkombëtarë, media, gazetarë, që sot derdhin lotë mallëngjimi digjital për
të. Kishte vetëm gjashtë vite në pushtet, por atyre u dukej sikur kishte qenë
aty me dekada. Ishin gjashtë vite kur Kosova u bë shtet. Me gjithë vështirësitë
dhe gabimet [ edhe të tij], ato ishin vite ndërtimi, jo rrënimi. Por koalicioni
i madh – parti, shoqëri civile, media, ndërkombëtarë – arriti të krijojë mitin
se ato ishin vitet më të errëta të Kosovës. Dhe ai: përgjegjësi kryesor për
gjithçka. E keqja supreme.
Zgjidhja
që u shit me ngulm si shpëtim:
Heqja
qafe e tij.
Kështu
u fabrikua një tregim ku çdo dështim i vendit, çdo plagë e hapur, çdo zhgënjim
individual e kolektiv, u lidh me një emër të vetëm. U krijua armiku ideal – në
të cilin projektuan gjithë frikën, fajin dhe pafuqinë që nuk dinin si ta
përballnin ndryshe.
Dhe
atëherë, premtimi u bë i thjeshtë, i lehtë për t’u besuar:
Hiqe
këtë njeri dhe Kosova do të bëhet më e mirë.
Më
e drejtë. Më e ndershme. Më europiane.
Ishte
një premtim joshës – por i rremë.
Një
mashtrim kolektiv, i ndërtuar jo mbi vizion, por mbi hakmarrje dhe iluzion.
Një
popull i tërë e gëlltiti këtë gënjeshtër, që nesër historia s’mund ta gjykojë
ndryshe veçse si të turpshme. E hoqën nga skena, nën duartrokitjet e një
koalicioni të madh që kurrë më s’u bë bashkë për ndonjë të mirë të përbashkët.
Por
çfarë ndodhi më pas?
Erdhi
shpëtimi i premtuar?
U
bë Kosova më e mirë se në ato gjashtë vite të "këqija"?
Mjafton
të shihni gjendjen në të cilën jemi katandisur si shtet, për ta marrë
përgjigjen e duhur.
Në
vend të shpëtimit, erdhi stagnimi.
Në
vend të rilindjes, degradimi.
Në
vend të fuqizimit ndërkombëtar, harresa nga miqtë dhe aleatët.
Në
vend të patriotizmit shtetëror, apatia totale për fatin e shtetit.
Në
vend të një shteti që dikur frymëzonte, në një shtet të cilit sot të gjithë ia
kthejnë shpinën.