E marte, 16.09.2025, 11:08 PM (GMT+1)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Zhvillohet në qytetin e Fierit veprimtaria dyditore "Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë”

E marte, 16.09.2025, 07:01 PM


Zhvillohet në qytetin e Fierit veprimtaria dyditore "Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë”

Nga Entela Binjaku

Më 13 dhe 14 shtator 2025 në mjediset e Kompleksit "APOLLON" në qytetin e Fierit u mbajt veprimtaria dyditore kushtuar promovimit të trashëgimisë kulturore të pakicave kombëtare në Shqipëri. Në përurimin e projektit që realizohet nga Fondacioni "H.Martineau" me titull:  "Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë” morën pjesë anëtare të këtij komuniteti në qytetin e Fierit, dashamirës dhe qytetarë të interesuar për vlerat e pakicave.  I pranishëm në këtë ceremoni ishte z.Margit Jica, Anëtar i Pakicës Kombëtare Arumune në Komitetin për Pakicat Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Në këtë veprimari një vend të vecantë zuri edhe artizanati arumun. Në një nga këndet e ekspozitës demonstruese ishin vendosur edhe objekte të rëndësishme artizanale që dëshmonin pasurinë kulturore të kësaj pakice dhe ndërthurjen mes artit të kulinarisë dhe atij artizanal. "Jemi të ndërgjegjshëm që ky ekspozim gatimesh nuk ka të bëjë thjesht me promovimin e kulinarisë arumune,  por edhe me përgjegjësinë për t´i njohur, ruajtur dhe përcjellë ato më tej. Për këtë po punojmë ngushtë me komunitetin arumun vendas, me artizane dhe amvisa për të ngritur një ofertë  promovuese të kulinarisë arumune sa më  të plotë, të qëndrueshme dhe të lidhur me vlerat tona",  shprehet znj. E. Binjaku koordinatorja e projektit. Veprimtaria vijoi edhe ditën e dielë me 14 shtator ku vizitorë dhe qytetarë kuriozë ju afruan tryezave për t´u njohur me kulinarinë arumune që bazohet kryesisht në përbërës të thjeshtë, por cilësorë: djathi, gjalpi, bylmeti, mishi i qingjit i rritur në kushtet e shtëpisë dhe brumërat të përgatitura sipas recetave të trashëguara në breza. Gatimet dhe rrëfenjat autentike që qëndrojnë pas tyre, zbulojnë jo vetëm shijet, por edhe vlerat kulturore të kësaj pakice. Projekti: "Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë” realizohet me mbështetjen e Komitetit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Ky projekt zhvillohet në kuadër të Thirrjes së Dytë për vitin 2025 me moton “Diversiteti na bashkon: Ruajmë traditat dhe zakonet, ndërtojmë të ardhmen”. Projekti do të vijojë me veprimtaritë promovuese të trashëgimisë kultu rore të pakicës kombëtare arumune në Shqipëri me Korçën dhe me Elbasanin. Nëpërmjet paraqitjes së kulinarisë tradicionale nga duart e amvisave arumune që jetojnë në zona të ndryshme të Shqipërisë, synohet të promovohen prodhimet që më pas do të jenë edhe  pjesë e  botimit të  një broshure mbi "Trashëgiminë Kulinare" që nga përgatitja e ushqimit tradicional, historiku i tyre, deri tek  recetat përkatëse.   



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Mbahet në Llapushnik të Kosovës veprimtaria letraro-kulturore: "Qershori i Lirisë- takimet "Jeronim De Rada", edicioni VIII Entela Binjaku: "Viti i Emineskut" sapo ka nisur! Entela Binjaku: Pianistja Patricia Rosca, ku talenti dhe pasioni nuk njeh kufi! Entela Binjaku: E ardhmja e Shqipërisë në 8 minuta... Entela Binjaku: "Kur na Arbëreshë" si një vëmendje ndaj trashëgimisë kulturore Entela Binjaku: Festohet 21 shkurti, dita kushtuar identitetit kulturor dhe gjuhësor Entela Binjaku: Një hap përpara drejt respektimit të të drejtave gjuhësore të pakicave kombëtare Entela Binjaku: Përkujtohet në Tiranë poeti i shquar rumun Mihai Eminesku Entela Binjaku: Biblioteka Publike e qytetit të Fierit nderon lexuesit e vitit 2023 Entela Binjaku: '16 ditët kundër dhunës gjinore' Entela Binjaku: Në 'Vitin e Porumbeskut', kompozitorit rumun të 'Hymnit të Flamurit' Entela Binjaku: Studentët arumunë të Shqipërisë, e sotmja dhe e nesërmja e shumëdëshiruar evropiane Entela Binjaku: Arumunët e Shqipërisë, kjo pakicë kombëtare njerëzish krenarë Entela Binjaku: Personalitete që frymëzojnë Entela Binjaku: Një ditë në Grabovën e historisë, turizmit dhe të dashurisë për vendlindjen Entela Binjaku: Pranverë kulturore mes miqve nga Timishoara Entela Binjaku: Parking Art Gallery - një oaz i vogël kulturor në Tiranë Entela Binjaku: Konferenca "Acta Historica Civitatis Lugosiensis” mirëpret punimet e edicionit të dytë Entela Binjaku: Tomë Mrijaj sjell në librat e tij kontributet e figurave të shquara të kombit Entela Binjaku: QKF Fier rrëmben çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit për fëmijë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx