E enjte, 03.10.2024, 11:55 AM (GMT+1)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Festohet 21 shkurti, dita kushtuar identitetit kulturor dhe gjuhësor

E shtune, 24.02.2024, 08:59 PM


Festohet 21 shkurti, dita kushtuar identitetit kulturor dhe gjuhësor

Nga Entela Binjaku

Nga viti 2000 data 21 shkurt njihet si “Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare”. Kjo ditë ceremoniale u shpall e tillë nga UNESCO në vitin 1999 dhe prej 23 vjetësh festohet në të gjithë botën. Qëllimi i caktimit të kësaj date është ndërgjegjësimi për shumëllojshmërinë gjuhësore dhe kulturore si një vlerë universale. Gjuha amtare është element thelbësor i identitetit, është gjuha e parë në të cilën ne shprehim mendimet dhe emocionet tona, është gjuha që na lidhemi me kulturën dhe historinë tonë, duke na dhënë një kuptim më të mirë të botës ku jemi pjesë. Me gjuhen amtare identifikohen përvojat dhe kujtimet e fëmijërisë, qe janë një pjesë e rëndësishme e kulturës dhe traditës së një komuniteti. Në Tiranë Fondacioni “H. Martineau” ndërmori me rastin e kësaj dite nismën e organizimit të një takimi kulturor duke vënë theksin tek vecantia gjuhësore e pakicës arumune. Në qendër të angazhimit të Fondacionit është edhe promovimi i pakicës kombëtare arumune, ruajtja, afirmimi i identitetit kulturor dhe gjuhësor, promovimi përmes mass-medias i identitetit gjuhësor, forcimi i njohjeve gjuhësore të pakicave etnike tek të rinjtë etj. Në Shqipëri jetojnë bashkë me popullin shqiptar komunitete të ndryshme etnike me zakonet e tyre kulturore, gjuhësore. Pakica arumune është ndër 9 Pakicat kombëtare të njohura zyrtarisht që nga viti 2017.  Ndaj dhe në këtë atmosferë festive e në përputhje me këto angazhime, mbi premisat që lejon ligji u mbajt edhe veprimtaria e së mërkurës së 21 shkurtit. Të pranishëm në takimin e mbajtur në Selinë e Ambasadës së Rumanisë në Tiranë ishin pjestarë të  komunitetit arumun, miq e bashkëpunëtorë etj. I pranishëm në takim  z. Oktavian Sherban (Octavian Serban), Ambasadori i Rumanisë në vendin tonë shprehu mbeshtetjen që Rumania jep për arumunët në Shqipëri dhe kudo ku janë. Ambasadori Sherban theksoi rëndësinë e gjuhës, rolin e saj në të studimin e të kaluarës historike dhe domosdoshmërinë për t´jua përcjellë atë brezave më të rinj”. Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare festohet për herë të parë nga komuniteti arumun në vendin tonë dhe dhe synimi e është për ta kthyer atë në një veprimtari të përvitshme.  Në program ishin përfshirë paraqitja për të pranishmit e librave të shkrimtarit arumun Ligor Thano të tilla si: “Boa?i ti strig?”, “Puripsira”, “Namisa di munt aumbrigre”, Niag?r?ita”, “Imnarea a mea poetic?”, si dhe drama me tri akte: “În a?t?ptarea numirl’ei”. I pranishëm në takim z. Thano ndau emocionet e të shkruarit në gjuhën amtare dhe dashurinë e pashtershme për Grabovën e tij dhe për traditat dhe gjuhën e të parëve. Më tej programi vijoi me paraqitjen përmes vidiove të disa vizitave të kryera në disa prej fshatrave të vendit ku banojnë arumunë si Mekat i Vlorës, Andon Poci në Gjirokastër, Grabovë e Sipërme në Gramsh apo dhe Sqepur i Beratit. Një ndër castet e këtij takimi ishte prezantimi i portofolit të punëve artizanale të Ilir Kacanit, ndër të cilat spikasin edhe objektet e traditave arumune. Prej datës 12 shkurt në mjediset e Komitetit të Pakicave Kombëtare në Tiranë vijon të qëndrojë hapur ekspozita e këtij artizani. Kjo ditë festive kushtuar nderimimit për gjuhën amtare u mbyll gëzueshëm nëpërmjet këngëve arumune të interpretuara nga grupi folklorik i Kavajës kryesuar nga udhëheqësi i saj artistik Todi Buli.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Një hap përpara drejt respektimit të të drejtave gjuhësore të pakicave kombëtare Entela Binjaku: Përkujtohet në Tiranë poeti i shquar rumun Mihai Eminesku Entela Binjaku: Biblioteka Publike e qytetit të Fierit nderon lexuesit e vitit 2023 Entela Binjaku: '16 ditët kundër dhunës gjinore' Entela Binjaku: Në 'Vitin e Porumbeskut', kompozitorit rumun të 'Hymnit të Flamurit' Entela Binjaku: Studentët arumunë të Shqipërisë, e sotmja dhe e nesërmja e shumëdëshiruar evropiane Entela Binjaku: Arumunët e Shqipërisë, kjo pakicë kombëtare njerëzish krenarë Entela Binjaku: Personalitete që frymëzojnë Entela Binjaku: Një ditë në Grabovën e historisë, turizmit dhe të dashurisë për vendlindjen Entela Binjaku: Pranverë kulturore mes miqve nga Timishoara Entela Binjaku: Parking Art Gallery - një oaz i vogël kulturor në Tiranë Entela Binjaku: Konferenca "Acta Historica Civitatis Lugosiensis” mirëpret punimet e edicionit të dytë Entela Binjaku: Tomë Mrijaj sjell në librat e tij kontributet e figurave të shquara të kombit Entela Binjaku: QKF Fier rrëmben çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit për fëmijë Entela Binjaku: Kontribut i arsimtarëve fierakë në edukimin e fëmijëve nga Kosova Entela Binjaku: Nxënësit fierakë sjellin në skenën e Beratit dramën “Kush e solli Doruntinën?” Entela Binjaku: Studentët e “Shëndetit publik” paraqesin temën “Vaksinimi në Shqipëri-sfidë apo realitet?” Entela Binjaku: Të rinjtë fierakë prezantojnë në Gjirokastër kompaninë e tyre të shërbimeve online Entela Binjaku: Arumunët që kam takuar, një udhëtim kulturor tek bashkëkohësit e mi Entela Binjaku: Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit të njohur Vasil Moçka!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora