Editorial » Entela
Entela Binjaku: Konferenca "Acta Historica Civitatis Lugosiensis” mirëpret punimet e edicionit të dytë
E hene, 07.11.2022, 09:00 PM
Konferenca "Acta Historica Civitatis Lugosiensis” mirëpret punimet e edicionit të dytë
Nga
Entela Binjaku
Nga
data 28 tetor deri në datën 30 qyteti i Lugozhit (Lugoj) në Rumani u shndërrua
në shtëpinë e përbashkët të shumë studiuesve. Të ardhur nga Universiteti i
Padovas, Universiteti Shtetëror i Moldavisë, Universiteti i Konstancës,
Universiteti i Oradeas, Universiteti i Mjekësisë së Tiranës etj., studiues e
përfaqësues organizatash dhe institucionesh të ndryshme muzeore, hulumtues të
sferave të ndryshme, gjatë këtyre ditëve u bashkuan në “Konferencën
Ndërkombëtare të Historisë”. Ky ishte i dyti vit radhazi që ky qytet dikur ish
kryeqyteti kulturor i rumunëve të Banatit, mirëpriti punimet e një konference
mbi historinë vendore dhe kombëtare parë në një kontekst evropian.
Organizatorët e këtij aktiviteti ishin: Bashkia e qytetit, Këshilli i Qarkut,
Shoqata Kulturore e Banatit, Shoqëria Rumune e Shkencave Historike (dega
Lugozh), “Muzeu i Historisë, Etnografisë dhe Arteve të Bukura” i qytetit,
Shkolla e Doktoraturës së Historisë - Universiteti i Oradeas dhe Qendra për
Studime Ndërdisiplinore "Silviu Dragomir Oradea – Kishinau. Hapja zyrtare
e aktivitetit me titull: "Acta Historica Civitatis Lugosiensis” u mbajt në
sallën e Universitetit Evropian “Josif Konstantin Drëgan” ku të pranishmëve ju
drejtuan me fjalë përshëndetëse dhe mirëseardhjeje Prof. Univ. Dr Dumitru
Kornean, rektori i Universitetit Europian “Dr?gan”, prof. univ. dr.Sorin
Domician Shiposh, drejtori i Shkollës së Doktoraturës së Historisë – nga
Universiteti i Oradeas dhe njëherazi drejtori i Qendrës për Studime
Ndërdisiplinore "Silviu Dragomir Oradea – Kishinau, Prof. Dr. Lucian Emil
Roshka, presidenti i “Shoqatës për Kulturën e Banatit”, drejtor i projektit,
Prof. Dr. Konstantin-Tufan STAN, nismëtar i Konferencws dhe drejtor projekti,
Prof. Univ. dr. Dan Oktavian Cepraga nga Universiteti i Padovës dhe prof. dr.
Jon Eremia nga Universiteti Shtetëror i Moldavisë. Një vend të vecantë në këtë
aktivitet zunë botimet e reja si një kontribut i vyer i punës kërkimore të
shumë studiuesve. Mbrëmjet i bashkonin sërish pjesëmarrësit në një atmosferë
joformale të ngrohtë dhe miqësore. Në ditën e dytë të aktivitetit pjesëmarrësit
në Konferencë vizituan komunën Viktor Vlad Delamarina, ndodhur jo larg qytetit.
Kjo komunë është vendlindja e poetit dialektor, akuarelistit dhe oficerit të
marinës Viktor Vlad i ndarë nga jeta në moshë fare të re. Komuna e cila ka
marrë emrin pikërisht prej këtij marinari i ka kushtuar kujtimit të tij edhe
një pikë muzeale. Ndërkohë të premten e 28 tetorit marinari, poeti dhe piktori
Viktor Vlad u nderua nga të pranishmit me një ceremoni fetare dhe ushtarake
mbajtur pikërisht përballë shtëpisë së tij të lindjes. Shtabi i Përgjithshëm i
Forcave Detare në bashkëpunim me Komandën e Garnizonit Lugozh dhe Komunën
Viktor-Vlad Delamarina e nderuan këtë bir të zonës me një ceremoni solemne.
Lokotenenti, piktori dhe poeti që në
shënimet e tij vendoste nënshkrimin DelaMarinë, (1870-1896) u dallua për
poezitë e shkruara në të folmen e zonës dhe për pikturat e vecanta që
përshkruanin atmosferën marine tipike të kohës. Në këtë ceremoni morën fjalën
dhe nderuan kujtimin e tij ushtarakë, ish oficerë, profesorë, të afërm dhe vetë
kryetari i Komunës. Në nderim të kontributit të një kurorë tij u vendos
edhe nga një grup studentësh të
magjistraturës dhe doktoraturës nga Akademia Detare "Mircea cel
B?trân" e Konstancës, që janë sot brezi i ri i marinës rumune.
Edicioni
i sivjetshëm i Konferencës Ndërkombëtare të Historisë, i mbajtur nën të njëjtin
kuadër tematik si edhe edicioni i mëparshëm, ishte ndarë në dy seksione, me
tema që vinin nga: “historia e mentaliteteve” dhe “seksioni i gazetarisë,
letrave dhe i marrëdhënieve
ndërkombëtare”. Pjesëmarrësit: akademikë, historianë, studiues, studentë
doktorature dhe studentë vinin nga qytetet të ndryshme të Rumanisë si: Oradea,
Timishoara, Reshica, Fëxhet, Lugozh, Sibiu, Boksha, Arad, Kluzh-Napoka,
Konstanca etj. “Si qershia mbi tortë” e këtyre ditëve në fund të punimeve
pjesëmarrësve ju dhurua një mbrëmje e vecantë, me muzikë tradicionale.
Interpretuesit ishin studentë e doktorantë të Fakultetit të Muzikës dhe Teatrit
të Universitetit të Timishoarës Perëndimore të drejtuar mjeshtërisht nga Prof.
Dr. Lucian Emil Rosca. E diela përmbyllëse e aktivitetitj u kushtua vizitave në
muzetë dhe koleksionet publike dhe private në Lugozh dhe Fëxhet. Konferenca
Ndërkombëtare e Historisë "Acta Historica Civitatis Lugosiensis", është
shndërruar në këto dy vjet në një ngjarje shkencore, një motiv për punë
kërkimore parë në një perspektivë evropiane.
Ky aktivitet i mbajtur në mjediset e
qendrës së formimit universitar në
këtë qytet u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, mikpritëse e të
mirësjelljtë ku gjithëkush edhe pse pjesëmarrës për herë të parë, u ndje si në
shtëpi. Një ndër kumtesat e kësaj Konference ju kushtua edhe arumunëve të
Shqipërisë. Situata e tyre dje në izolim
dhe sot në kushtet e njohjes ligjore si Pakicë Kombëtare”, rezultat e Censit të
fundit dhe pritmënitë për organizimin e Censit vitin që vjen, tek përpjekjet e
sotme të shumë aktorëve civilë për të promovuar vlerat e pakicës arumune.
Me
kujdesin dhe përpikërinë e treguar, organizatorët e kësaj Konference
rregjistruan në jëtenë e këtij aktiviteti, një edicion që sikundër prof.Sipos u
shpreh në mbyllje të tij: “kaloi mbi pritmënitë e tyre e do të mbahet mend edhe
për miqësitë dhe njohjet e reja të krijuara” duke vlerësuar lart dhe më
mirënjohje edhe njëhërë nismëtarin, ai që ishte “shpirti dhe zemra” e këtij
aktiviteti Prof. dr. e nderuar Konstantin - Tufan Stan.