Editorial » Entela
Entela Binjaku: Laboratori "Dr. Limbach" tashmë edhe në Tiranë
E enjte, 03.06.2021, 09:00 PM
Laboratori "Dr. Limbach" tashmë edhe në Tiranë
Nga
Entela Binjaku
Mjaft
nga nismat apo sipërmarrjet që njohim, lindin nga histori personale. Kur këto
nisma i ndihmojnë shëndetit, ato janë mjaft të dobishme, por kur numri i atyre
që përftojnë prej tyre, është i madh, idetë
rezultojnë të shumëpritura. I
tillë është edhe rasti i Laboratorit "Dr. Limbach" që u çel në Tiranë
pasditen e së mërkurës së 2 qershorit.
Ky laborator tërësisht gjerman e që u hap në
zemër të Tiranës, lindi si bashkim
energjish mes doktorëve Hans Jakob Limbach dhe Nexhat Miftari të cilët duke
gjetur mbështetje edhe në partnerët shqiptarë, vendosën të sillnin këtë emër
prestigjoz edhe në Shqipëri.
Në
ceremoninë e përurimit morën pjesë partnerët gjermanë, përfaqësues të trupit
diplomatik të ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, personalitete të fushës së
mjeksisë, mjekë të rinj dhe me përvojë.
Në
këtë çast të veçantë përurues, mori pjesë vetë
themeluesi i Rrjetit të Laboratorëve "Limbach e Limbach Gruppe
SE", Dr Limbach.
Së bashku me kolegët e tij Dr. Limbach prezantuan teknologjinë më të re
të kësaj fushe, e tillë jo vetëm në Shqipëri,
por njëherazi edhe e vetmja në Ballkan.
Laboratori
synon të kryeje? te? gjitha testet biokimike dhe imunologjike në mënyrë të
përditshme, me saktësinë dhe shpejtësinë maksimale, në përputhje me standardet
që kanë Laboratorët "Dr. Limbach" në të gjithë Evropën.
Ndërkohë,
çdo test që nuk kryhet në Tiranë, dërgohet në një nga Laboratorët e Rrjetit
“Limbach” dhe përgjigjia vjen brenda 48 orëve.
Laboratori
ka një sistem te?re?sisht të
automatizuar dhe për instalimin e tij punoi një ekip inxhinerësh i ardhur nga
kompania prestigjoze "Siemens" në Austri.
Për
të ardhur në këtë ditë, ekipi i
angazhuar është trajnuar në Haidelberg të Gjermanisë dhe vijon të ndjekë
trajnimet në mënyrë të pandërprerë, duke
qenë në komunikim intensiv me të rejat e fundit të teknologjisë mjeksore.
Laboratori ka që në nisje të punës së tij në Tiranë, një
ekip të të angazhuar me kohë të plotë,
që premton përgjigje në kohë të
kërkesave, me saktësinë e pretenduar.
Nga
sot laboratori gjerman ndodhet në Tiranë, me degën e vetë më të re dhe të
parën, në të gjithë rajonin tonë.
Kur
është fjala për kulturën gjermane, saktësia dhe serioziteti janë dy fjalët e
para kyçe! Ajo që mbetet është t´i urojmë kësaj sipërmarrjeje mirëseardhjen në
Shqipëri.