E premte, 29.03.2024, 09:38 AM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Nga Shqipëria drejt Kinës - të gjitha përjetimet në një rrëfim mes miqsh

E premte, 31.01.2020, 08:36 PM


Nga Shqipëria drejt Kinës: të gjitha përjetimet në një rrëfim mes miqsh

Nga Entela Binjaku

Kur gjithë këto ditë po flitet për koronaviruesin, secili nga ne mendoi direkt për ndonjë të njohur që kishte në Kinë! Ky ishte rasti kur edhe nëse nuk të kishte shkuar ndonjëherë mëndja të kontaktoje  dikë që jeton aq larg, nuk mund të rrije pa u përfshirë dhe pa u shqetësuar për të. E nëse në Bukuresht nuk e percepton si një përfshirje të madhe, në rrjetet sociale që gëlojnë nga postimet e miqve tanë në Shqipëri, ka një përjetim që nga njeri tek tjetri merr forma të ndryshme. Intervista me Bledar Jushin lindi fillimisht nisur nga kjo përshtypje, më tej dhe nga shqetësimi për një koleg që punon në atë shtet, duke shfrytëzuar madje tinëz rastin,  për të biseduar më shumë me të dhe shuar kërshëri që më parë nuk kisha pasur mundësi.

Ndiqeni në vijim bashkëbisedimin tonë.

Bledi, nga qyteti i Rrëshenit drejt Kinës- si ka qenë  kjo përballje? Cili është mendimi i parë që të vjen në mendje kur e mendon kështu?

B. JUSHI: "Më duket sikur u nisa dje për në Kinë  dhe u ktheva sot, kështu kaluan dy vite e gjysëm të shoqëruara me plot sfida profesionale dhe shoqërore. Përvoja në shkollat e Shqipërisë ka qenë një avantazh i madh për tu integruar shumë më shpejt se kolegët nga shtetet e ndryshme të botës, në mësimdhënien me metodat ESL që përdoren masivisht në shkollat e Kinës. Gjatë këtyre viteve më ka rënë të punoj me kolegë nga e gjithë bota, me të cilët kemi shkëmbyer përvoja që kanë ndikuar shumë pozitivisht në mbarëvajtjen dhe rritjen time profesionale".

Cila është gjëja me të cilën ke pasur më shumë vështirësi të përshtatesh?

B. JUSHI: "Të zhvendosesh nga Shqipëria për në shtetet evropiane nuk besoj se të duhet më shumë se 6 muaj për tu përshtatur me stilin e jetesës dhe punën, por që të përshtatesh me Kinën, 1 vit është pak.

Jo vetëm shqiptarët por dhe shtetasit nga e gjithë bota nuk ja dalin të gjejnë 100%  rehati me ushqimet  vendase atje. Fillimisht, edhe unë provova të ushqehem si kinez por nuk ja dola me shumë se 1 muaj, ishte e pamundur, më dukej sikur s´kisha ngrënë që tre ditë ngaqë ushqimet e tyre përbëhen më shumë nga perimet dhe buka e ëmbël".

Si të duket përfytyrimi që kemi në që këtej për Kinën tani që ti e jeton nga afër? A përputhet apo jemi larg?

B. JUSHI:  "Para se ta shikoja me sytë e mi edhe une si gjithe tjerët e mendoja Kinën si vendin më komunist të botës, ku nuk gjen rradhë në market, ku do më duhet 5 ditë fluturim që të arrij në destinacion apo ku populli ushqehet me krimba e gjarpërinj! Pashë një botë komplet ndryshe me atë çfarë kishim ne si shqiptarë në mendje. Pashë Kinën ku komunizmi ishte thjesht pjesë e historisë, pashë Kinën ku krimbat dhe gjarpërinjtë nuk gjendeshin askund në menu-ne e kuzhinës kineze, pashë Kinën ku populli punon fort çdo ditë madje dhe me një pagë qesharake, pashë Kinën me sigurinë dhe rendin më të organizuar në botë, pashë Kinën që prodhon çdo gjë dhe furnizon gjithë botën!"

- A dinë ata që me Shqipërinë kanë pasur lidhje para 90? Cfarë dinë ata që ti ndan punën apo kohën për vendin tonë?

B. JUSHI: "Kur më pyesnin për vendin e origjinës, shumica e tyre nuk  e dinin se dhe egziston një shtet me emër të tillë, por kishte disa të moshës së 3-të kryesisht që dinin pak nga marrëdhënjet dhe bashkëpunimin e dy vendeve tona në vitet 1960-1978".

Cilat cilësi cmon më shumë tek nxënësit kinezë?

B. JUSHI: "Disiplina dhe respekti ndaj mësuesit janë dy cilësi që çdo mësues dëshiron t´i shohë tek nxënësit, dhe për këto të dyja, nxënësit kineze janë shembulli më i mirë i mundshëm".

Shumë prej nesh thonë shprehjen: "i ke rënë nga Kina". Sa qëndron kjo shprehje?

B. JUSHI: "Jo rrallëherë ne themi: “I ke rënë nga Kina” duke ju referuar menyres se terthorte/larget te te shprehurit te mendimit. Unë mendoj se ka të bëjë më shumë me largesinë, ngaqë Kina është nje vend me një shtrirje tejet të madhe gjeografike. Sa i përket mënyrës së shprehjes se mendimit, kinezët janë shumë të drejtpërdrejtë".

Cila është mendimi yt për koronavirusin? Sa të informuar mendon se jemi ne këtu?

B. JUSHI: “Coronavirus” një shqetësim më i madh për shqiptarët se sa kinezët. Jam larguar nga Kina rreth 4 ditë para fillimit të pushimeve me rastin e vitit të ri Kinez dhe deri në atë ditë nuk ka patur asnjë lajmërim nga Qeveria apo dhe rrjetet sociale në Kinë për këtë virus. Mu deshën 2 dite për të arritur në Shqipëri për shkak të ndalesave që kisha planifikuar në dy shtete tjera, dhe sapo takova shokët e parë me pyetën: "Se mos na ke sjellë virusin"? (Qesh). Nuk kishin faj, se të gjitha rrjetet sociale këtë teme kishin këtu në Shqipëri. Ai virus, si çdo virus që shpiket çdo vit nëpër shtete të ndryshme, mendoj dhe jam plotesisht i bindur se ka prapavijë tregtare. Nuk ka aspak të beje me supën me lakuriq nate apo gjarpërinj. Ata persona të pakët që mund të konsumojnë ushqim të tillë që është shumë i veshtire për tu gjendur dhe që kushton shumë, ndodhen në një zonë që nuk ka lidhje fare me origjinën nga ku është zbuluar ky virus, Wuhan.

Nga ana tjetër kemi të bëjmë me një virus qe ka prekur kryesisht moshat 40 vjeç e lart dhe që mund të kenë patur edhe probleme të tjera shëndetësore. Per momentin është bërë pak problem situata per shkak të lëvizjeve masive të njerëzve gjatë periudhës së festave, por jam shumë i bindur se shumë  shpejt situata do kthehet në normalitet dhe jo me shumë humbje jetë njerëzish".

Cila është pyetja qe të bezdis më shumë kur vjen puna tek përvoja jote në Kinë?

B. JUSHI:  "A ke ngrënë krimba dhe gjarpërinj?(Qesh) Unë ua kthej: "vetëm fundjavash se gjatë javës kam merimanga dhe zhapikë"...

Po të të pyesnin "a të aplikoj dhe unë?", ti çfarë do të kishe sugjeruar?

B. JUSHI: Nëse je një individ pa teka, me përgjegjësi për punën me fëmijët dhe i gatshëm për të punuar me një intensitet të lartë dhe të vazhdueshëm, atëherë je personi i duhur për të nisur një përvojë të tillë. Përfitimet janë shumë më të konsiderueshme se në shtetet tjera.

Kur nisi dhe kur do të përfundojë kjo përvojë?

B. JUSHI:  "Ka nisur në Nëntor 2017 dhe do vazhdojë dhe të paktën dy vite të tjera (nëse iken virusi bëhet fjalë)".



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Përurohet në Bukuresht „24 marsi. Kronika e ferrit kosovar” Entela Binjaku: Rrugë të mbarë shkollës shqipe në Madrid! Entela Binjaku: Studentët e rinj të Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar Entela Binjaku: Fondi i bibliotekës personale të Thoma Binjakut, dhuratë Bibliotekës “Dritëro Agolli” të Fierit Entela Binjaku: Shoqata Kulturore “Arumunët e Shqipërisë” nderon kontribuesit në vite Entela Binjaku: Mbahet në Tiranë Forumi i Sipërmarrjes Rumani-Shqipëri Entela Binjaku: Maia Morgenstern në Shqipëri Entela Binjaku: In memoriam për Thoma Binjakun Entela Binjaku: “Dy botë” dhuratë ne lexuesve nga Elvi Sidheri Entela Binjaku: Fëmijë dhe të rinj nga Shqipëria në Rumani pjesë e ARC 2019 Entela Binjaku: Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut mban ‘Ditët e Evropës’ në Shkup Entela Binjaku: Costantin Chiriac në Tiranë, një vizitë, shumë vlera Entela Binjaku: 'Java Botërore e Shëndetit' në syrin e studentëve të Universitetit të Mjekësisë Entela Binjaku: E diela në fshat për fëmijët e Fshatit SOS Entela Binjaku: Një pasdite në Tiranë me “Mbretin e Karikaturave” ?tefan Popa Popa’s Entela Binjaku: Gratë në institucionet vendimarrëse - realitet apo...?! Entela Binjaku: Identiteti, kohezioni dhe ruajtja e vlerave - Vizitë e Përfaqësuesve të Lartë të shtetit rumun në Shqipëri Entela Binjaku: Ndal bullizmit - pro sjelljeve miqësore! Entela Binjaku: Studentët e Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar Entela Binjaku: Intervistë me znj. Teuta Shkenza, Drejtoren Nacionale të SOS Fshatrat e Fëmijëve - Shqipëri

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora