E enjte, 14.11.2024, 11:42 PM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: E diela në fshat për fëmijët e Fshatit SOS

E merkure, 27.03.2019, 08:11 PM


E diela në fshat për fëmijët e Fshatit SOS

Nga Entela Binjaku

Për disa nga fëmijët e Fshatit SOS e diela e 24 marsit 2019 ishte një ditë “takimi” me natyrën dhe peizazhin rural.

Ata udhëtuan drejt njërës prej komunave të kryeqytetit dhe në një mjedis të ngrohtë pranvere shijuan bukuritë natyrore të zonës. Më tej prezantimi me të gjithë “aktorët” tipikë të fshatit siç janë toka, të imtat, gjedhët, mbjelljet e stinës, që bashkë me ushqimin dhe mikpritjen e banorëve plotësuan një panoramë thuajse të panjohur për të vegjlit.

Aktivitete të kësaj natyre Organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri zhvillon shpesh në partneritet me aktorët, partnerët dhe ofruesit e shërbimeve në fushën e kujdesit social.

Në Shqipëri SOS Fshati i Fëmijëve operon që prej vitit 1996.

SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është pjesë e  SOS Kinderdorf Internacional dhe të gjitha politikat që ndjek janë në përputhje me politikat vendase. Megjithatë fshati përpiqet të ruajë të njëjtën cilësi kujdesi siç ndodh në SOS Fshatrat e fëmijve në mbarë globin.

SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një mjedis pritës për fëmijët që kanë humbur kujdesin prindëror duke i’u siguruar kujdes afatgjatë,figura të qëndrueshme kujdesi dhe mjedis sa më nxitës për zhvillimin e tyre. Për çdo rast të tillë të mundshëm SOS Fshati vë në dispozicion ekipin multidisiplinar në përbërje të të cilit janë: mjeku pediatër, psikologu i zhvillimit, punonjësi i menaxhimit të rastit etj. Pjesa më e madhe e referimeve të rasteve potenciale për pranim në Fshatin SOS  vijnë nga njësitë për mbrojtjen e fëmijëve dhe Shërbimi Social Shtetëror.

Ky vit është një vit me rëndësi për të gjithë anëtarët, punonjësit dhe mbështetësit e kesaj organizate pasi do  festohet  70 vjetori i krijimit të fshatit të parë SOS in Ims të Austrisë dhe  janë ngritur  574 Fshatra  në 138 vende të botës  mbushen  30 vjet të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe  10 vjet të Udhëzimeve të OKB-së për Kujdesin Alternativ të Fëmijëve mbi të cilat bazohet puna e SOS Fshatit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Një pasdite në Tiranë me “Mbretin e Karikaturave” ?tefan Popa Popa’s Entela Binjaku: Gratë në institucionet vendimarrëse - realitet apo...?! Entela Binjaku: Identiteti, kohezioni dhe ruajtja e vlerave - Vizitë e Përfaqësuesve të Lartë të shtetit rumun në Shqipëri Entela Binjaku: Ndal bullizmit - pro sjelljeve miqësore! Entela Binjaku: Studentët e Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar Entela Binjaku: Intervistë me znj. Teuta Shkenza, Drejtoren Nacionale të SOS Fshatrat e Fëmijëve - Shqipëri Entela Binjaku: Kjo dhimbje që la pas babai... Entela Binjaku: Vijon fushata e kartolinave të fëmijëve piktorë të Fshatit SOS! Entela Binjaku: Varësia nga lojrat e fatit... përgjigje në mungesë të disa pyetjeve Entela Binjaku: Takim me lexuesit fierakë Entela Binjaku: Përurohet në Tiranë përmbledhja publicistike 'Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës' Entela Binjaku: 'Trojet e Arbrit' në Lezhë për Kastriotin Binjaku: Identiteti historik dhe gjuhësor i arumunëve Entela Binjaku: SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri organizojnë 'Ditën e Donatorëve' Entela Binjaku: Prezantohet në Tiranë Dora D ’ Istria Entela Binjaku: 'E ëmbla Toka ime' Entela Binjaku: Intervistë me Thoma Binjakun, 'Mësues i Merituar' Entela Binjaku: Përurohet në Tiranë 'Duke ardhur në Shtëpi në Evropë... nga Lindja' Entela Binjaku: 'Ditët e Evropës' në Shkup Entela Binjaku: Itinerari i paharruar në përvjetorin e 100

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora