E premte, 19.04.2024, 11:07 AM (GMT+1)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Vetëvrasjet e qytetarëve – kur dukuria do të nisë të shqetësojë shoqërinë?

E marte, 10.11.2020, 09:15 PM


Vetëvrasjet e qytetarëve – kur dukuria do të nisë të shqetësojë shoqërinë?

Nga Entela Binjaku

Për një popullsi të vogël si jona, shifrat e vetëvrasjes janë të larta. Edhe pse shifrat janë më të ulta se mjaft nga vendet evropiane, si psh më të ulëta edhe se vendi fqinj me ne, Italia, kjo dukuri duhet të shqetësojë mbarë shoqërinë. Duke njohur ndikimin e madh që ka një jetë e ndërprerë tek të afërmit, miqtë, kolegët dhe të njohurit, ky fakt shoqëror është shumë më shumë sesa  thjesht një statistikë. Në të dhënat e institucioneve tona të rendit apo të prokurorisë është e vështirë të rregjistrohet  numri i saktë i qytetarëve që i japin fund jetës për shkak se një veprim i tillë nuk quhet vepër penale, ose përfshihet në kod si “Vepra penale karakteristike të grupit: “shkaktim i vetëvrasjes”. Nisur nga këto të dhëna për vitin 2006 ishin 208 raste të tilla nga të cilat 88 të ndodhura  në zonat urbane dhe 120 në ato rurale.  Gjatë vitit 2007 janë rregjistuar 225 raste vetëvrasjesh nga të cilat 102 në zonat urbane dhe 123 në zonat rurale. Në vitin 2008 në vendin tonë janë rregjistruar 219 vetëvrasje nga të cilat 76 në zonat urbane dhe 143 në zonat rurale. Gjatë kësaj periudhe numri i vetëvrasjeve në zonat rurale ishte më i lartë gjë e cila do të duhej të nxiste shërbimet shoqërore në këto zona të hulumtonin mbi një dukuri që njihet si kryesisht urbane, të analizonin panoramën e jetës rurale në vend në mënyrë që të ofroheshin shërbimet e munguara për një cilësi jete të ndryshme. Kjo nuk shqetësoi askënd!

Sipas të dhënave të marra nga Prokuroria e Përgjithshme në  vitin 2009 numri i vetëvrasjeve në Shqipëri ishte 202, në vitin  2010 dhe 2011 ky numër ishte 88, në  vitin 2012 ishte 65 dhe në vitin 2013 ishte 154 vetëvrasje.

Në grupin e veprave penale “Vepra penale kundër shëndetit të kryera nga pakujdesia”në vitin 2013 , vihet re prirja  në rritje prej 136 % e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal “Shkaktimi i vetëvrasjes”, krahasuar  me vitin 2012.

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale është 80 %  për vitin 2013, ndërkohë që në vitin 2012 ka qenë 70,6 %.  Duke kaluar disa vite më pas, nga të dhënat e INSTAT-it në vitin 2016 në Shqpëri ishin 320 qytetarë të Republikës të ndarë nga jeta sipas kësaj mënyre: 235 vetëvrasje dhe 85 vrasje.

Duke parë të dhënat e këtij vitit sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit në periudhën 1 janar -27 prill të vitit 2020 janë kryer 37 akte të vetëvrasje dhe 41 tentativa. Kjo është shifër është më e ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar ku gjatë vitit 2019 u  realizuan 55 akte vetëflijimi dhe 43 tentativa.

Nuk do t’i kishim sjellë në kujtesë këto të dhëna, nëse sot në mesditë nuk do të kishim mësuar një tentativë vetëvrasjeje nga godina e një institucioni spitalor. Mbase nuk  do të ishim marrë fare me këtë temë,  nëse kjo tentativë nuk do të ishte e katërta brenda pak muajve që ndodhte në të njëjtën mënyrë. Nga këto 3 prej tyre rezultuan fatale.  Po kështu rezultoi edhe një tjetër tentativë e një qytetari që po atë ditë që kishte dalë nga spitali ku ishte kuruar për kovidin, kreu të njëjtin akt. Pra nëse nuk do të ndodhte me hedhje nga godina që është kthyer në emblemën e betejës Anti-Covid, mbase nuk do të kishte bërë fare përshtypje. Në këto kushte ndoshta është e udhës t’i kthehemi përkufizimit të vetëvrasjes si: „cdo rast vdekjeje i cili ndodh në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo të drejtëpërdrejtë i kryer nga vetë viktima e cila e di se c’rezultat do të prodhojë”. Vetëvrasja është akti i dëshpërimit të dikujt i cili nuk dëshiron më të jetojë.

Edhe pse tek në flitet pak,  dukuria e vetëvrasjes është studiuar që në fundin e 1800-ës. Në 1897 Durkhemi, sociologu që  e hulumtoi gjerësisht këtë dukuri i ndante në anomike, egoiste, altruiste dhe fataliste. Dyrheimi, themeluesi i sociologjisë si disiplinë shkencore dhe universitare dhe organizatori i shkollës franceze së sociologjisë i ka kushtuar kësaj dukurie një vepër madhore.  „Vetëvrasja” është vepra e tretë e rëndësishme e Dyrheimit. Rëndësia e madhe e kësaj vepre qëndron në trajtimin shkencor dhe me shumë rigorozitet të një dukurie shoqërore-rritja e numrit të vetëvrasjeve nga fundi i shekullit XIX. Por përvec këtyre ai fliste në një kapitull të vecantë për format individuale të kësaj dukurie. Në këtë vepër ai ka trajtuar si faktorët jashtë-shoqërorë po ashtu edhe shoqërorë që ndikojnë shkallën e vetëvrasjes.  Po ndalemi te kjo dukuri sidomos në këto 7 muajt e fundit kur kryefjala e cdo lajmi apo edhe bisedash informale është frika nga infektimi prej Covid-19-ës.

Opinioni kur i mëson përmes medias ngre menjëherë pyetjet: “Po pse? Cfarë ka parë aty brenda që nuk e ka mbajtur dot? Si  po e  trajtonin? A po kujdeseshin apo e kishin lënë në heshtje e në vetmi e në izolim të plotë? Pas këtyre pyetjeve qëndrojnë përgjigje që zakonisht i merr vetëm në një formë:  “Shkak mendohet të ketë qenë depresioni”. Ose “nuk shfaqte asnjë shenjë” duke lënë të kuptohet se ishte e papritur dhe askush nga shërbimet shëndetësore nuk kishte pasur mundësinë të pikaste ndonjë simptomë depresioni.

Po depresioni përse lindi? Që kur, Si nisi? Sa ka qenë njohur nga të afërmit e nga mjeku, a është shprehur se vuante, si është trajtuar?

Markyze në 1964  në veprën me titull “Njeriu në  një dimension” fliste për vetminë e njeriut modern.  Duke u përqëndruar tek shoqëritë e industrializuara ai ndalej tek mendimi negativ dhe tek forca e  mendimit pozitiv.

Në cdo shoqëri ka disa grupe që ndodhen në situata shoqërore të rriskut,  dhe këtu fjalën e kemi për adoleshentët, të rinjtë, të divorcuarit, pakicat apo grupet e margjinalizuara, njerëzit me aftësi të kufizuar, të varfërit etj që janë edhe kategoritë më të ekspozuara ndaj vetmisë. Efektet e vetmisë janë të ndryshme nga njëri tek tjetri dhe dallojnë në varësi të moshës, gjinisë, gjendjes konkrete dhe terapisë që ndjek për patologjinë etj.  Ndërkohë vetmia ndryshon edhe lidhur nga burimet e saj e cila i bën të ndryshme situatat.

Konkretisht duhet të njohim se ka vetmi prej izolimit (që vjen nga aksidentet psh), vetmi prej izolimit të dëshiruar, që lidhet me dëshirën që ka vetë individi për të rigjetur veten, për të mbrojtur logjikën e brendshme nga ndikimi i marrëdhënieve të jashtme, për të ruajtur korpusin e vetë nga ata që mund të fragmentarizojnë apo ndikojnë logjikën etj.

Vetmia mund të vijë si rezultat i mbylljes në ndonjë institucion si spital, burg, jetimore etj., vetmia vjen si pasojë e tëhuajësimit nga të afërmit, miqtë, kolegët të cilët edhe pse të pranishëm, prej tyre ndjehesh i huaj. Në kushte të tilla, lodhja psikike, mosbesimi tek institucionet e kujdesit shëndetësor, frika prej të pakthyeshmes, historitë e mëparshme për jetë të humbura dhe izolimi prej cdo kontakti që jep besim, mbështetje apo komunikim të ngrohtë, e cojnë individin drejt humbjes së ekuilibrit mendor. Në kushte të tilla kjo humbje ekuilibri rrit prirjen për akte të tilla.

Po të heshtim pasi “të kenë kaluar tre ditë”, asgjë nuk ka për të ndryshuar! Ose mbase do të mjaftohemi me shpjegimin: është lloji i Kovidit që rrit presionin psikologjik mbi të sëmurin. Të gjitha këto raste dhe shumë të tjera që lidhen me shëndetin tregojnë se tashmë shërbimet psikologjike nuk janë më një luks, por janë  nevojë e kohëve tona. Këta mijra psikologë që janë diplomuar në Shqipëri psh mund të angazhoheshin në ndihmën e parë psikologjike për komunitetin që po jeton me ankth që ka kohë që ka nisur, për mjekët të cilët tashmë punojnë pa ndalim prej muajsh dhe për personelin shëndetësor që punon cdo ditë me këta të sëmurë.

Në shërbimet e shëndetit tek ne, shërbimet psikologjike thuajse mungojnë. Edhe pse cdo institucion thotë se ka një shërbim të tillë, komuniteti nuk e ndjen efektin.

Mendoj që ka ardhur koha që këto shërbime të jenë pjesë shërbimeve bazë shëndetësore- nëse vërtetë shëndeti është prioritet kombëtar. Në këtë mënyrë mund të ndihmohet shëndeti shoqëror: si ai somatik, po ashtu edhe mendor.

Për këtë ndoshta:

1. Shërbimet psikololgjike të njihen si shërbime shëndetësore pavarësisht specialitetit.

2. Psikologët të kenë kontrata me Sigurimet Shëndetësore.

3. 10 seanca minimumi të ofrohen në paketën bazë të shërbimeve shëndetësore.

4. Shteti të sigurojë pagesa për shërbimet psikologjike që u ofrohen fëmijëve, të sëmurëve kronikë dhe pensionistëve.

Numri i vetëvrasjeve në një shoqëri të caktuar  për 100 mijë banorë, përcakton edhe shkallën e intensitetit të kësaj dukurie në atë shoqëri. Në vendin tonë sipas Organizatës Botërore të Shëndetit pershembull më 2015 numri i vetëvrasjeve në Shqipëri ishte 5.3 për 100 mijë banorë Në shoqërinë tonë numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë është më i ulët krahasuar edhe me Italinë fqinje, por shqetësues është numri në rritje nga viti në vit dhe shkaqet e patrajtuara që sjellin për pasojë shuarjen e një jete.

Tek ne thuhet: “Shkak mendohet të ketë qenë depresioni”. Ose vuante nga depresioni.

Po depresioni përse lindi? Që kur, Si nisi? Sa ka qenë njohur nga të afërmit e nga mjeku, a është shprehur se vuante, si është trajtuar?

nuk duhet të anashkalojmë argumentat e filozofit gjermano-amerikan. Por për ne si shoqëri, vetmia është një ndër konceptet për të cilat flasim pak ose aspak. Herë prej turpit, herë prej krenarisë për ta pranuar, herë prej stepjes së moskuptimit apo frikës prej stigmatizimit, herë sepse vetmia “nuk na përket”, “të vetmuar janë ata” e asnjëherë ne.

Së pesti, vetmisë filozofët ekzistencialistë  i kanë kushtuar shumë nga kontributi i tyre, ndërsa  tek ne “filozofia është ajo dega që nuk ha dot bukë”. E megjithatë ajo vazhdon të trajtohet edhe sot dhe një lidhje mes vetmisë dhe vetëvrasjes studiuesit ja kanë gjetur.

Vetmia është një nga ato gjendje psikike që përfshin një gamë e gjerë, që nga ato kalimtaret,  tek ato që zgjasin një kohë të shkurtër, që varion tek ndjenja kronike e izolimit psikik, që lidhet me mungesën e komunikimit, të mosbesimit tek te tjerët, duke arritur deri tek forma më e ashpër e saj dhe e skajshme që mund të çojë në vetëvrasje. Në cdo shoqëri ka disa grupe që ndodhen në situata sociale të rriskut,  dhe këtu fjalën e kemi për adoleshentët, të rinjtë, të divorcuarit, pakicat apo grupet e margjinalizuara, njerëzit me aftësi të kufizuar, të varfërit etj që janë edhe kategoritë më të ekspozuara ndaj vetmisë.

Efektet e vetmisë janë të ndryshme nga njëri tek tjetri dhe dallojnë në varësi të moshës, gjinisë, gjendjes konkrete dhe terapisë që ndjek për patologjinë etj.

Ndërkohë vetmia ndryshon edhe lidhur nga burimet e saj e cila i bën të ndryshme situatat.

Konkretisht duhet të njohim se ka vetmi prej izolimit (që vjen nga aksidentet psh), vetmi prej izolimit të dëshiruar, që lidhet me dëshirën që ka vetë individi për një lloj pavarësimi,  për të rigjetur veten, për të mbrojtur logjikën e brendshme nga ndikimi i marrëdhënieve të jashtme, për të ruajtur korpusin e vetë nga ata që mund të fragmentarizojnë apo ndikojnë logjikën etj.

Së katërti, ndërsa Dyrheimi, filozofi francez  fliste ne fundin e 1800 dhe shpjegimet e tij duken dhe sot aktuale, Markyze në 1964  në veprën me titull “Njeriu në  një dimension” fliste për vetminë e njeriut modern.

Duke u përqëndruar tek shoqëritë e industrializuara ai ndalej tek mendimi negativ dhe tek forca e  mendimit pozitiv.

Këtu sërish kemi nevojë të ndalemi. Nëse argumentat e Dyrheimit na duken të largëta në kohë, nuk duhet të anashkalojmë argumentat e filozofit gjermano-amerikan. Por për ne si shoqëri, vetmia është një ndër konceptet për të cilat flasim pak ose aspak. Herë prej turpit, herë prej krenarisë për ta pranuar, herë prej stepjes së moskuptimit apo frikës prej stigmatizimit, herë sepse vetmia “nuk na përket”, “të vetmuar janë ata” e asnjëherë ne.

Së pesti, vetmisë filozofët ekzistencialistë  i kanë kushtuar shumë nga kontributi i tyre, ndërsa  tek ne “filozofia është ajo dega që nuk ha dot bukë”. E megjithatë ajo vazhdon të trajtohet edhe sot dhe një lidhje mes vetmisë dhe vetëvrasjes studiuesit ja kanë gjetur.

Vetmia është një nga ato gjendje psikike që përfshin një gamë e gjerë, që nga ato kalimtaret,  tek ato që zgjasin një kohë të shkurtër, që varion tek ndjenja kronike e izolimit psikik, që lidhet me mungesën e komunikimit, të mosbesimit tek te tjerët, duke arritur deri tek forma më e ashpër e saj dhe e skajshme që mund të çojë në vetëvrasje. Në cdo shoqëri ka disa grupe që ndodhen në situata sociale të rriskut,  dhe këtu fjalën e kemi për adoleshentët, të rinjtë, të divorcuarit, pakicat apo grupet e margjinalizuara, njerëzit me aftësi të kufizuar, të varfërit etj që janë edhe kategoritë më të ekspozuara ndaj vetmisë.

Efektet e vetmisë janë të ndryshme nga njëri tek tjetri dhe dallojnë në varësi të moshës, gjinisë, gjendjes konkrete dhe terapisë që ndjek për patologjinë etj.

Ndërkohë vetmia ndryshon edhe lidhur nga burimet e saj e cila i bën të ndryshme situatat.

Konkretisht duhet të njohim se ka vetmi prej izolimit (që vjen nga aksidentet psh), vetmi prej izolimit të dëshiruar, që lidhet me dëshirën që ka vetë individi për një lloj pavarësimi,  për të rigjetur veten, për të mbrojtur logjikën e brendshme nga ndikimi i marrëdhënieve të jashtme, për të ruajtur korpusin e vetë nga ata që mund të fragmentarizojnë apo ndikojnë logjikën etj.

Vetmia mund të vijë si rezultat i mbylljes në ndonjë institucion si spital, burg, jetimore etj., vetmia vjen si pasojë e tëhuajësimit nga të afërmit, miqtë, kolegët të cilët edhe pse të pranishëm, prej tyre ndjehesh i huaj.

Vetmia mund të vijë si prej një gjendjeje të thellë emocionale dhe afektive që lidhet me ndarjen nga i dashuri, familja, fëmijët etj. Studiuesit që e lidhin vetminë me sasinë e raporteve që ka një individ janë të shumtë, por po aq të shumtë janë edhe ata që e lidhin vetminë me kuptimin që cdo njeri i jep raporteve që kalon me të tjerë, pra është fjala për intensitetin dhe për shkallën e perceptimit të tyre.

Për secilin prej nesh, marrëdhënia me të tjerë është me rëndësi të madhe, për sigurinë, për përmbushjen e funksioneve biologjike, ushqim, strehim, riprodhim, për funksionet mbështetëse psikologjike dhe kulturore: për krijimin i identitetit për veten përmes krahasimit me të tjerët, për uljen e frikës dhe të ankthit, formimi i ndjenjave të tilla si dashuria, vlerësimi dhe vetëvlersimi, miqësia, pranimi reciprok etj.

Njeriu i vetmuar ndjehet i crrënjosur nga mjedisi social e kulturor përreth, ndjen mungesën e mbështetjes dhe të identifikimit me grupin, përjeton ndjesinë e mungesës së përkatësisë, dhe e përjeton nevojën për të tjerët,  deri në dramë.

Ndërsa bota përfundimet e mësipërme i ka arritur në vitet ‘80 kur studiuesit Rubenstein dhe Shaver dolën në përfundimet se vetmia lidhet edhe më procesin e rritjes, me mënyrën sesi i ndërtojmë raportet tona afektive me prindërit, sa prej nesh është në dijeni të këtyre të shuara, si ka qenë fëmijëria e tyre, sa të vetmuar paskan qenë, sa të pambështetur janë ndjerë,  sa pak i paskeshim kuptuar dhe sa prej tyre do të donin të kishin jetuar, nëse do të kishin pasur mbështetjen, kuptimin dhe ndihmën tonë?!



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Shtatori i ri po afron, në nderim të kujtimit të arsimtarëve fierakë Entela Binjaku: Viti arsimor po afron, a duhet të mendojmë edhe për standardet pedagogjike? Vrasja horror në Pogradec, sociologia Entela Binjaku: Familjet shqiptare, të vetme përballë çrregullimeve mendore Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike Entela Binjaku: 24 qershori një ditë për trashëgiminë kulturore rumune Entela Binjaku: Bashkë për edukimin, të gjithë për të ardhmen e vendit Entela Binjaku: Ribotohet në Bukuresht romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” Në "Parfume", Kaos në Post Pandemi (E ftuar Entela Binjaku) Entela Binjaku: Vetëvrasja si akt i dëshpërimit qytetar! Entela Binjaku: Aftësimi shoqëror - emocional i fëmijëve në kopësht Entela Binjaku: “Luleborë” udhëton drejt Rumanisë Entela Binjaku: Kohë pandemie, të mbajmë nën kontroll ankthin Përtëfol - Koronavirusi - E ftuar Entela Binjaku Entela Binjaku: Përurohet në Bukuresht një tjetër vepër e shkrimtarit Ismail Kadare Entela Binjaku: Dimër i ngrohtë në Bukuresht - Mbahet shfaqja "pasion dhe dashuri" Entela Binjaku: Nga Shqipëria drejt Kinës - të gjitha përjetimet në një rrëfim mes miqsh Entela Binjaku: Përurohet në Bukuresht „24 marsi. Kronika e ferrit kosovar” Entela Binjaku: Rrugë të mbarë shkollës shqipe në Madrid! Entela Binjaku: Studentët e rinj të Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar Entela Binjaku: Fondi i bibliotekës personale të Thoma Binjakut, dhuratë Bibliotekës “Dritëro Agolli” të Fierit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora