Editorial » Entela
Entela Binjaku: Arumunët që kam takuar, një udhëtim kulturor tek bashkëkohësit e mi
E merkure, 22.12.2021, 09:33 PM
Arumunët që kam takuar, një udhëtim kulturor tek bashkëkohësit e mi
Nga
Entela Binjaku
Fjala mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare “Gjuhët e rrezikuara
dhe diaspora”
Tiranë 19.12.21
Në fillim të viteve ´90 shumë të rinj e të reja
shqiptarë nisën të studionin në institucionet arsimore rumune. Nga viti 1993 e
në vijim Rumania ju ofroi të drejtën e studimit, në nivelin parauniversitar,
universitar dhe pasuniversitar, në mënyrë të përvitshme, rreth 100 vajzave dhe
djemve. Pjesa më e madhe e tyre i kanë ndjekur studimet si bursierë të shtetit
rumun duke përfituar studimet falas, strehim, një pagesë të caktuar mujore dhe
çdo përfitim që jepte statusi i studentit. Sot numri i të diplomuarve në
sistemin arsimor rumun është disa mijra. Unë jam një ndër prej tyre!
Zhvillimet
historike mes dy shteteve tona janë të njohura dhe të dëshmuara, por ura më e
fortë lidhëse janë arumunët. Arumunët në Shqipëri janë njohur si pakicë
kombëtare.
Tek disa prej ish-studentëve të sipërpërmendur
përkatësia arumune ishte më e fortë, e ushqyer në familje, që në vegjëli. Tek
të tjerë kjo lidhje u zgjua vetëm kur lindi nevoja të studionin dhe mundësia më
e afërt u pa Rumania.
Tek një pjesë tjetër vetëdija arumune u shfaq
sidomos kur kuptuan ngjashmërinë me gjuhën rumune dhe kur koha e përvetësimit
të rumanishtes ishte mjaft e shkurtër.
Këtu bëj pjesë edhe unë!
Kur Shqipëria u përfshi nga ndryshimet demokratike
në këtë kufi historik vitesh, arumunët u
organizuan në Shoqatën Kulturore “Arumunët e Shqipërisë". Me këtë shoqatë lidhen emra shumë të nderuar
të këtij komuniteti të cilët vetë të parët i orientuan fëmijët e tyre të
studionin në Rumani. Im atë ishte një
prej tyre!
Në vitin 2019 Shoqata Kulturore “Arumunët e
Shqipërisë” organizoi një takim ku morën pjesë aktivistë, anëtarë dhe drejtues
të degëve në rrethe.
Në këtë takim Shoqata vlerësoi shumë figura me
motivacionin:"për kontributin e dhënë në gjallërimin dhe zhvillimin e
traditave kulturore, fetare, folklorike e gjuhësore tek pakica arumune në Shqipëri
si edhe në aktivitetet për lidhjet vëllazërore me popullin rumun".
Sot shumica e të diplomuarve në institucionet
arsimore rumune janë të orientuar pikërisht nga kjo shoqatë dhe i kontribuojnë
ekonomisë shqiptare. Edhe unë jam një ndër ta.
Ndërkohë,
kujdesi i shtetit rumun në Shqipëri ndaj pakicës sonë është treguar
përmes: aktivitetit diplomatik ku
komuniteti arumun ka qenë gjithmonë i përfshirë, përmes të drejtave të studimit që ju ka dhënë
fëmijëve dhe të rinjve arumunë dhe përmes projekteve që realizohen në Shqipëri
dhe mbështeten financiarisht nga shteti rumun. Për çdo vit të
pritshëm shkollor ambasada e Rumanisë në vendin tonë bën të njohura
procedurat për pranimin, metodologjinë, ofertën e vendeve të studimit, fushat e
studimit për nivelet bachelor, master dhe doktoraturë, kalendarin etj. Për disa ditë radhazi misioni diplomatik i
Rumanisë në vendin tonë i fton të gjithë të interesuarit të paraqiten në selinë
e tij për firmosjen e Deklaratës Personale në lidhje me përkatësinë në
identitetin kulturor rumun.
Këto ishin edhe disa nga rrethanat nga ku lindën
edhe projektet e Fondacionit "Harriet Martineau" dhe që synojnë më
shumë vetëdijësim për identitetin dhe më shumë edukim me vlerat e diversitetit.
Botimi i një abetareje të dialektit arumun,
ndërtimi i një web-site për të gjithë njohësit e gjuhës rumune apo të dialektit
si dhe mbështetja e fëmijëve të fshatit Mekat të Vlorës për mësimin e gjuhës
rumune dhe të arumanishtes janë disa nga projektet që në themel kanë gjuhën.
Në shtatorin e vitit 2020 lindi platforma "arumun.com". Kjo
është e para plaftormë informative në gjuhën rumune në Shqipëri. Nga dalja e artikujve online në tetor 2020 e deri më sot ne kemi
publikuar më shumë se 630 artikuj në
gjuhën rumune dhe në dialektin arumun.
Plaftorma u përurua më 1.12.2020 në Festën Kombëtarë të
Rumanisë në mjediset e „Qendrës Rinore” të Tiranës në prani të SH.T.
Ambasadorit Perpelea, përfaqësuesi më i lartë i Rumanisë në vendin tonë,
drejtuesit të "Ligës së Arumunëve të
Shqipërisë" ish studentëve, të rinjve etj. Kjo platformë informuese
u bë e mundur falë mbështetjes së Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë-
Departamenti për Rumunët e Kudondodhur (Rumani).
Ideja e kësaj
hapësire mediatike ishte që t’i vinte në ndihmë opinionit për të njohur më mirë
pakicën arumune. Vijimësia e këtij portali synon të bëjë të njohur edhe
dialektin arumun dhe të mbajë në vëmendje zhvillimet kulturore e
historike të pakicës sonë në këto vite.
Në rubrikat e tij
botohen artikuj dhe informacione mbi Rumaninë, Shqipërinë, personalitetet
arumune, kulturën, historinë, gjuhën, traditat etj. Artikujt
u janë drejtuar në veçanti të rinjve, atyre që duan të vazhdojnë studimet e
tyre në Rumani dhe kanë nevojë të familjarizohen me kulturën rumune në
përgjithësi. Ky projekt vijoi edhe gjatë 2021 dhe sot është një plaftormë më e
njohur se një vit më parë.
Më 28 nëntor 2020,
në Festën Kombëtare të Shqipërisë, nëpërmjet platformës ZOOM ne prezantuam “Abetaren e dialektit arumun”.
Për të sjellë këtë
botim zgjodhëm një nga 9 versionet që punoi në të gjallë autori i saj Thoma
Binjaku. Më 8 dhjetor 2020 abetarja u përurua edhe në qytetin e Fierit në
mjediset e ish Bibliotekës së qytetit, kjo në nderim të komunitetit arumun
fierak, nga ku vinte edhe autori i saj. Abetarja vijoi të takojë të tjerë
lexues duke u përuruar në 7 nëntor 2021
edhe në Korçë në një aktivitet të organizuar nga Qendra Rumune e Informimit.
Abetarja
u botua me synimin për t’u mësuar dialektin arumun në veçanti fëmijëve që vijnë
nga familjet arumune që dëshirojnë të ruajnë idiomën materne. Ky botim ndodhet
sot në Bibliotekën Kombëtare dhe në Bibliotekat e Fierit, Lushnjes, Vlorës,
Beratit, Elbasanit, Kavajës, Përmetit etj. Abetarja ju dhurua: Shoqatës
Kulturore Arumunët e Shqipërisë, Shoqatës "Niça" në Pogradec,
Fondacionit Kulturor"Nikolae Jorga" të Sarandës, Ligës së Arumunëve
të Shqipërisë, Qendrës Rumune të Informimit në Korçë, Konsullatës së Nderit të
Rumanisë etj.
Botimi
i abetares ju përcoll edhe opinionit të gjerë përmes reklamës në Radion
Kombëtare "Tirana" për 60 ditë,
reklamës në valët e "TV Kombit" ku gjatë 30 ditëve ajo u
transmetua 12 herë në ditë. Botimi i abetares së dialektit arumun është projekt që u
mbështet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë- Departamenti për Rumunët e
Kudondodhur (Rumani). Sot me abetaren arumune mësojnë fëmijët
në Selenicë, në Mekat, në Sarandë etj.
Disa
muaj para ndarjes nga jeta, në një intervistë për mediat shqiptare z. Thoma
Binjaku, një nga intelektualët arumunë më të spikatur, fliste për nevojën e
mësimit të gjuhës nga brezi i ri, për rrezikun e asimilimit të saj, për
domdosdoshmërinë e hapjes së programeve edukative dhe mediatike në dialektin
arumun. Ai bënte thirrje për mbështetjen e atyre nismave që kishin nisur dhe po
përparonin, për hartimin e një abetareje etj.
Ja si shprehej ai: "Arumanishtja po shkon drejt asimilimit. Ajo flitet sot në
brezin e dytë dhe të tretë dhe më pak në brezin e fëmijëve dhe të rinisë.
Arsyeja ka qenë martesat e bëra ne fe të ndryshme dhe fakti që në kohën e
komunizmit ndalohej e folura në gjuhë të tjera që s’ishin shqip. Të ngrihen
shkolla...një në fshatin Mekat, fshat pothuajse i tëri me arumunë, ku ka
filluar në mënyre vullnetare edhe një shkollë arumune me 22 fëmijë, të cilët
kanë përparuar shumë në këtë gjuhë".
Kështu lindi edhe
projekti për fshatin Mekat në komunën Shushicë të Vlorës. Falë bashkëpunimit me
banorët, kryeplakun, drejtuesit e shkollës u bë e mundur krijimi i një klase në
mjediset e shkollës "Dhimitër Saranxhiu" për fëmijët arumunë të këtij
komuniteti që kanë shfaqur dëshirën të mësojnë dialektin dhe gjuhën rumune. Sot
21 fëmijë ndjekin mësimet rumanisht online përmes platformës Zoom dhe
mësimet në dialekt në klasë, me mësuesin e tyre i cili që në vitin 2016 hapi
shtëpinë për fëmijët e këtij fshati.
Në korrikun e
këtij viti projektin e vizitoi edhe
delegacioni rumun kryesuar nga titullarja e tij, Sekretarja e Shtetit
cila shfaqi dëshirën të vizitonte këtë projekt që kishte fituar financim. Edhe
në këtë rast mikpritja dhe tradita arumune nderoi të pranishmit. Edhe ky
projekt u bë i njohur për opinionin falë paraqitjes mediatike. Për 31 ditë
rresht në çdo një orë në valët e Televizionit lokal "Eden 3" u
përcoll reklama për çeljen e klasave të rumanishtes dhe të arumanishtes në
Mekat të Vlorës. Kjo hapësirë informuese u përcoll cdo një orë.
Në
vitin 2021 në kampet
verore të
programit “ARC” që mbahen në Rumani morën pjesë edhe
fëmijë arumunë nga Shqipëria. Programi
në fjalë mbështetet nga Ministria për Rumunët e Kudondodhur,
Ministria e Rinisë dhe Sportit, misionet diplomatike të Rumanisë si
dhe organizatat dhe shoqatat e ndryshme. Në 10 edicionet e mëparshme nga
Shqipëria kanë marrë pjesë 30 fëmijë dhe të rinj arumunë çdo vit. Për shkak të pandemisë ky edicion u mbajt online
nëpërmjet platformës Zoom. Këtë vit morën pjesë edhe fëmijë nga
Fieri dhe Vlora, ndër të cilët një prej tyre fitoi edhe të drejtën e
pjesëmarrjes në edicionin e vitit 2022 falë paraqitjes në një konkurs esesh.
Në një
komunikatë për mediat në 25 korrikun e vitit 2018 “në vitin e 100- vjetorit të
Bashkimit të Madh të Rumunëve, Akademia Rumune rikonfirmonte këndvështrimin
lidhur me identitetin historik dhe gjuhësor të rumunëve në veri dhe në jug të
Danubit. Sipas kësaj komunikate "Uniteti i dialekteve rumune u mbështet në
mënyrë unanime gjatë kohërave nga gjuhëtarët më të rëndësishëm rumunë (Ovid
Densu?ianu, Alexandru Philippide, Sextil Pu?cariu, Theodor Capidan, Alexandru
Rosetti, Tache Papahagi, Eugeniu Co?eriu) dhe të huaj (Ëilhelm Meyer-Lübke,
Gustav Ëeigand, Matteo Bartoli, Giuliano Bonfante, Alf Lombard, Carlo
Tagliavini, Gerhard Rohlfs).
Rumanishtja
është paraqitur si një gjuhë e njehsuar, (unitare) me të katër dialektet
(dako-rumune, arumune, megleno-rumune, istro-rumune) në enciklopeditë e
huaja: The Encyclopaedia Americana, vol. 23, 1919; Encyclopaedia
Britannica, vol 19, 1911; The Neë Encyclopaedia Britannica, Macropaedia, vol.
15, 1981); Grand Larousse Encyclopédique, vol. 1, 1964; Brockhaus Enzyklopädie,
vol. 17, 1981; Dizionario Enciclopedico Italiano, vol. 10, 1961" thuhej në
këtë komunikatë.
Ndërkohë
kontributin tonë për identitentin e
ndjekim duke punuar në drejtim të edukimit të të rinjve me vlerat e një
shoqërie të zhvilluar e të së drejtës. Në qendër të angazhimit të Fondacionit
është edhe promovimi i pakicave kombëtare (arumune), ruajtja, afirmimi i
identitetit kulturor dhe gjuhësor, promovimi përmes mass-medias i identitetit
gjuhësor të pakicave, forcimi i njohjeve gjuhësore të pakicave etnike tek të
rinjtë.