Editorial » Entela
Entela Binjaku: Ajrina Dimo - “Ruajtja e elementëve identitarë, e rëndësishme, e dobishme dhe shumë e nevojshme"
E marte, 15.06.2021, 08:56 PM
Ajrina Dimo: “Ruajtja e elementëve identitarë, e rëndësishme, e dobishme dhe shumë e nevojshme"
Nga
Entela Binjaku
Në marrëdhëniet Shqipëri-Rumani një vend me
rëndësi zë edhe komuniteti arumun. Duke filluar nga viti 1993 Rumania ka ofruar
bursa studimi për të rinjtë e këtij komuniteti në të gjitha nivelet e studimit
dhe sot numri të diplomuarve në institucionet arsimore rumune është disa mijra.
Falë shkollimit dhe edukimit në shkollat rumune të rinjtë arumunë të Shqipërisë
kanë zhvilluar mundësitë e tyre të së ardhmes duke hapur perspektiva të reja
për veten dhe familjet e tyre.
Programi
në fjalë mbështetej nga Ministria për
Rumunët Jashtë Vendit, Ministria e Rinisë dhe
Sportit, misionet diplomatike të Rumanisë si dhe organizatat dhe shoqatat
e ndryshme..
Në
verën e vitit 2019 rreth 30 fëmijë dhe të rinj arumunë nga Shqipëria nën
shoqërimin e dy instruktoreve, udhëtuan
drejt Rumanisë. Për një javë ky grup qëndroi në kampin veror të Sulinës, në
Tulçea duke kaluar një kohë të bukur përkrah bashkëmoshatarëve të tyre rumunë,
ardhur nga shtete të ndryshme.
Programi
i kampeve "ARC" mbështetej
nga Ministria për Rumunët Jashtë Vendit, Ministria e Rinisë dhe Sportit, misionet diplomatike të Rumanisë si
dhe organizatat dhe shoqatat e ndryshme
Informacioni
për pjesëmarrjen në edicionin e 10-të të këtij kampi të këtij grupi nga
Shqipëria përcoll edhe në mediat tona.
Në
një artikull të botuar në media në verën e atij viti, znj. Ajrina Dimo në cilësinë e njërës prej
instruktoreve të këtij grupi, në profesion ndihmës mjeke shprehej:
"pjesëmarrësit nga Shqipëria e kanë pritur me padurim këtë udhëtim dhe
janë duke u angazhuar në të gjitha programet e kampit".
E
ndërsa në vitet që pasuan shumë gjëra u zhvilluan të diktuara nga kushtet e
pandemisë së "kovid 19-tës", sapo masat shtrënguese nisën të zbuteshin, kjo zonjë
udhëtoi drejt një tjetër destinacioni, kësaj here me lidhje të forta
shpirtërore.
Të
dielën e 13 qershorit 2021 në shoqërinë e kryeplakut të Peshtanit (Shtanas) z.
Elmaz Hazizaj ajo u takua dhe ndau caste të ngrohta emocionesh me banorët e
fshatit. Në këtë takim ajo ndau për familjet e pakicës arumune edhe abetaren e
dialektit arumun, botim i dhjetorit të vitit 2020.
Znj.
Ajrina Dimo vjen nga një familje e njohur fierake, e lidhur ngushtë me traditat
arumune për të cilat ajo ndjehet mjaft krenare. Ajo kishte zgjedhur jo pa
qëllim këtë fshat dhe këtë komunitet, pasi lidhjet me të janë të hershme,
rrënjët të forta dhe ndjesitë mjaft shpirtërore.
Një
pjesë të rëndësishme të jetës së saj ajo e kishte ndarë në këtë zonë, ku kishte
lindur, marrë mësimet e para, kaluar fëmijërinë dhe vitet e rinisë së parë.
Tashmë
pas më shumë se 3 dekadash ajo rikthehej nënë e një vajze, profesioniste e
njohur e shëndetësisë dhe promovuese e vlerave të pakicës, pjesë e së cilës
është. Kontributi i zonjës Dimo në
njohjen e vecantive kulturore të kësaj pakice është i shtrirë në mjaft
dimensione të komunikimit. Ajo dëshiron që krenarinë për identitetin t´ja
përcjellë edhe vajzës së saj, si brezi i ri dhe pasues i traditës.
Lidhur
me rëndësinë e ruajtjes së identitetit
ajo shprehet se: "të rriturit duhet të krijojnë ura dialogu mes tyre dhe
fëmijëve e të rinjve duke i ndihmuar ata në zhvillimin e aftësive komunikuese
në gjuhën e trashëguar dhe të përcjellë nga të parët tanë".
Me
Ligjin nr. 96/2017 për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e
Shqipërisë, miratuar më 13 tetor 2017 arumunëve u është dhënë statusi zyrtar si
pakicë kombëtare.