E premte, 19.04.2024, 11:03 PM (GMT+1)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Studentët e “Shëndetit publik” paraqesin temën “Vaksinimi në Shqipëri-sfidë apo realitet?”

E marte, 03.05.2022, 09:00 PM


Studentët e “Shëndetit publik” paraqesin temën “Vaksinimi në Shqipëri-sfidë apo realitet?”

Nga Entela Binjaku

Për mbi 200 vjet vaksinat e kanë ndihmuar botën të jetë më e sigurtë. Vaksinat i kanë ardhur në ndihmë mbarë njerëzimit.

Java nga 24 deri në 30 prill  njihet si "Java Evropiane e Imunizimit".  Tema e këtij viti në kuadër të kësaj jave ishte: “Jetë të gjatë për të gjithë” dhe synonte theksimin e rëndësisë së këtij aspekti dhe  përhapjen e vaksinave si kontribut për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme për cilindo.

Gjatë kësaj jave, sikundër ndodh përherë në javë të tilla me ndikim ndërkombëtar, synohet të ndërgjegjësohen shoqëritë që i bashkohen fushatës të rrisin kujdesin dhe vëmendjen ndaj të cilitdo aspekt që lidhet me shëndetin.

Me përhapjen e Covid -19 dhe veçanërisht gjatë dy viteve të fundit shoqëria kuptoi më mirë nevojën e madhe që ka për profesionistët e shëndetit publik. Për të qenë profesionistë ata marrin fillimisht njohuri falë studimeve në Universitetin e Mjekësisë. Mjaft prej tyre që gjatë viteve universitare shfaqin interesat e profesionistëve të ardhshëm: me prezantime dhe pjesëmarrje në aktivitete me në qendër rolin e specialistit të shëndetit në shoqëri.

Të mërkurën e  datës  27 prill 2022 në orën 12.00 studentët e vitit të parë të degës së “Shëndetit publik” të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë organizuan prezantimin  me temë:  “Vaksinimi në Shqipëri- sfidë apo realitet?”.  Përgjatë një ore ata sollën në vëmendje vaksinimin dhe skepticizmin, nevojën dhe dobishmërinë si aspekte te lidhura ngushtë me të.

Punën e ndarë në ekipe  e prezantuan  katër studente.

Friskida Shkëmbi e cila mbajti edhe fjalën e hapjes u shpreh:  “Kjo është Java Evropiane e Vaksinimit. Në kuadër të kësaj nisme ne si studentë të “Shëndetit publik” kemi vendosur një punim që përfshin realitetin dhe sfidat e sëmundjeve infektive dhe vaksinimit. JEV është një nismë e vendeve evropiane e koordinuar nga zyra e OBSH-së në Danimarkë në bashkëpunim me UNICEF-in dhe Qendrën Evropiane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve. Dimë se  vaksinimi shpëton më shumë jetë se cdo ndërhyrje tjetër në shëndet publik ndaj të gjitha vendet e rajonit bashkohen në sloganin: “Parandaloni! Mbroni! Vaksinoni”! Ne i bashkohemi këtij qëllimi dhe nëpërmjet këtij prezantimi që të plotësojmë objektivin kryesor: rritjen e njohurive mbi sëmundjet, vaksinat dhe imunizimin”  e mbylli Shkëmbi fjalën e saj.

Më tej vijuan me prezantimin Klea Hyko dhe Erida Seitllari.

Përmes grafikave të pasura dhe formatimit të materialit të punuar me kujdes nga Anjela Hajdari ato paraqitën punën e kryer bashkë me kolegët e tyre: Juxhin Jonuzaj, Anisa Dragoti, Inva Karaj, Daniela Kapaj, Klejdisa Lilaj,  Franka Dashi, Klevisa Muçmataj, Aldisa Çika, Klaudja Çuka, Bejanita Zhavari, Lauora Onuzi,  Sara Gjevori.

Ja disa nga të dhënat e punës së tyre:

“Më 8 mars 2020, Shqipëria konfirmoi dy rastet e para me Koronavirus, një baba dhe një djalë, të cilët kishin ardhur në vend nga Firence e Italisë.

Më 12 mars, Ministria e Shëndetësisë i shpalli "luftë" COVID-19, duke njoftuar një mori masash të reja; u njoftua një shtetrrethim 72-orësh, gjatë së cilit do të lejohej vetëm transportimi i nevojave themelore, si ushqimi dhe ilaçet, një pushim kredie tre mujore, dhe mbyllja e detyruar e fabrikave të veshjeve dhe qendrave të thirrjeve

Policia dhe ushtria mobilizuan dhe ngritën gjithsej 70 post-blloqe për të siguruar që njerëzit janë në përputhje me kërkesat e vetë-karantinës. Në pikat e kontrollit, emrat u kontrolluan  kundër një baze të dhëne se kush ka qenë në Itali apo Greqi që nga 27 shkurt per t´ju nënshtruar më pas kontrolleve mjekësore.

Një nga pikat e punës së studentëve lidhej me hezitimin dhe skepticizmin që hasi dhe ende vijon të hasë,  procesi i vaksinimit në vendin tonë.

“Po pse refuzojnë qytetarët shqiptarë të vaksinohen?”- ishte një nga pyetjet e shtruara në këtë paraqitje.

Ndër argumentet që kishin përzgjedhur studentët citojmë:

“Shumë të rinj studentë për t´i shpëtuar kontrrolleve kanë arritur të blejnë çertifikatat që vërtetojnë vaksinimin. Në media janë përhapur shumë  informacione mbi fertilitetin  çka ka sjellë një stepje të grave shtatzanë që  refuzojnë të kryejnë vaksinat.  Teoritë konspirative që gjejnë hapësirë për t´u dëgjuar pranë mediave më të mëdha në Shqipëri.

Keqinformimi dhe dizinfomimi në media ka luajtur shpesh një rol në mosbërjen e vaksinës për shkak të shumë informacioneve jo të sakta dhe të paautorizuara.

Këto teori  konspirative në kohë pandemie kanë sjellë frikë por edhe refuzim të kryerjes së vaksinës nga qindra mijra qytetarë.  Teoritë konsiparative lidhur me vendosjen e një çipi apo edhe me vdekjen e të moshuarve mbi 65 vjeç nëse bëjnë vaksinën u përhapen gjeresisht.

Paraqitjen e këtij projekti në tekst, grafikë dhe pamje ilustruese  e  mbylli Fatjona Curraj.

“Frika ndaj të panjohurës është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në refuzimin ose mosmarrjen e vaksinave. Një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm luajnë profesionistët e shëndetit publik të cilët me një organizim më të mirë dhe më saktë në ndërgjegjësimin dhe informimin e duhur të popullsisë dhe të gjitha hallkave të tjera përgjegjëse për rëndësinë e bashkëpunimit tonë ndikojnë në ruajtjen e shëndetit në të gjitha aspektet e tij. Ndërgjegjësimi i popullatës mbi rolin e  shëndetit publik dhe  mbi të gjitha ndërgjegjësimi i vetë profesionistëve të shëndetit publik do të sillte ndryshim në edukimin e popullsisë mbi kontrollin e infeksioneve në komunitet, mbi edukimin e individit për higjenën personale, mbi organizimin shërbimeve mjeksore dhe kujdestare për diagnostikim të hershëm dhe trajtim parandalues të sëmundjeve”, u shpreh ajo.

Po këta studentë  të vitit  “Shëndetit Publik” të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, i janë bashkuar si vullnetarë Kryqit të Kuq Shqiptar.

Ata janë pjesëmarrës edhe në mjaft aktivitete që kanë në qendër rininë dhe edukimin falë angazhimit edhe në organizata jofitimprurëse. Të rinj aktivë, që njohin dhe vlerësojnë vullnetarizmin, dobishmërinë e dijes dhe që u bashkohen nismave vendase apo ndërkombëtare me vlerë për një shoqëri të shëndetshme janë të rinjtë për të cilët shoqëria ka më së shumti nevojë. Shumë nga këto vlera nisin pikërisht gjatë viteve të shkollimit, me shpresën për t´u vijuar dhe përforcuar me kalimin e kohës.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Të rinjtë fierakë prezantojnë në Gjirokastër kompaninë e tyre të shërbimeve online Entela Binjaku: Arumunët që kam takuar, një udhëtim kulturor tek bashkëkohësit e mi Entela Binjaku: Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit të njohur Vasil Moçka! Entela Binjaku: A është ky moshimi aktiv që dëshirojmë për më të moshuarit e shoqërisë sonë? Entela Binjaku: Lamtumirë artistit dhe mikut të madh të Shqipërisë, Jon Karamitru! Entela Binjaku: Thoma Binjakut në përvjetorin e lindjes! Entela Binjaku: Sekretarja e Shtetit për Rumunët e Kudogjendur mes banorëve të Mekatit Entela Binjaku: Ajrina Dimo - “Ruajtja e elementëve identitarë, e rëndësishme, e dobishme dhe shumë e nevojshme" Entela Binjaku: Laboratori "Dr. Limbach" tashmë edhe në Tiranë "Pasditja ime blu" - Entela Binjaku: Përdorimi i gjuhëve të huaja tek fëmijët Entela Binjaku: Në Mekat, mes miqve dhe dashurisë për gjuhën Entela Binjaku: Vetëvrasjet e qytetarëve – kur dukuria do të nisë të shqetësojë shoqërinë? Entela Binjaku: Shtatori i ri po afron, në nderim të kujtimit të arsimtarëve fierakë Entela Binjaku: Viti arsimor po afron, a duhet të mendojmë edhe për standardet pedagogjike? Vrasja horror në Pogradec, sociologia Entela Binjaku: Familjet shqiptare, të vetme përballë çrregullimeve mendore Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike Entela Binjaku: 24 qershori një ditë për trashëgiminë kulturore rumune Entela Binjaku: Bashkë për edukimin, të gjithë për të ardhmen e vendit Entela Binjaku: Ribotohet në Bukuresht romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” Në "Parfume", Kaos në Post Pandemi (E ftuar Entela Binjaku)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora