Editorial » Entela
Entela Binjaku: Nxënësit fierakë sjellin në skenën e Beratit dramën “Kush e solli Doruntinën?”
E diele, 05.06.2022, 06:55 PM
Nxënësit fierakë sjellin
në skenën e Beratit dramën “Kush e solli Doruntinën?”
Nga
Entela Binjaku
Prej
disa ditësh ka filluar në Berat Festivali Mbarëkombëtar i Teatrove për Fëmijë.
Ky është edicioni i dytë i këtij aktiviteti i titulluar “Një mbi një
dritaret" që organizohet nga Bashkia e Beratit në bashkëpunim me Qendrën
Kulturore të Fëmijëve. Aktiviteti po mbahet në Kalanë e qytetit dhe organizohet
me mbështetjen e Bankës Botërore dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Fëmijë të
moshave nga 8-16 vjeç, nxënës të shkollave nga 10 qytete të vendit janë duke u
paraqitur para publikut ku tregojnë talentin dhe punën e bërë. Festivali nisi
me nxënësit e Qendrës Kulturore të Beratit dhe do të mbyllet me fëmijët e
Durrësit dhe gjatë këtyre ditëve do të luajnë
fëmijë të shkollave të Kukesit,Tiranes,Fierit, Vlores, Dimalit, Shkodres,
Korçes, Elbasanit. Vlerësimi i është besuar jurisë e përbërë nga aktorët:
Ndriçim Xhepa (pjestar I jurisë edhe në edicionin e parë) Anila Bisha, Zamira
Kita.
Në
natën e fundit kur kur do të interpretojnë nxënësit nga Durrësi juria do të
ndajë edhe cmimet. Nga organizatorët është menduar të ndahet nga një çmim për
çdo qytet për. Vlerësime do të jepen për aktorin më të mirë, aktoren më të
mirë, do të ndahet çmimi për skenografinë më të mirë dhe për shfaqjen më të
mirë.
Në
mbrëmjen e së shtunës së 4 qershorit në skenën e Kalasë u ngjitën fëmijët fierakë të cilët sollën në
skenë dramën me titull: “Kush e solli Doruntinën?”. Nxënësit e shkollës Jopublike “Flatrat e
dijes" me mbështetjen e Qendrës
Kulturore të Fëmijëve të këtij qyteti interpretuan me përkushtim dhe seriozitet
këtë pjesë shumë të dashur të shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare. Vetë
shkrimtari i shquar me siguri do të ndjehej i kënaqur po të shihte lojën e
artistëve të vegjël. Doruntina, Konstandini, Kapiten Stresi, nëna e Doruntinës,
Stanishi dhe të gjithë fëmijët në skenë, sollën për të pranishmit atmosferën
dhe emocionet e një balade të njohur nga të gjithë. Për këtë garë teatrore
nxënësit fierakë përgatitën këtë pjesë
me regji të Rajmonda Aliajt e mbështetur nga aktori dhe regjizori Klajdi
Marku. Në skenë për publikun interpretuan:
Darlin Dimo (nëna e Doruntinës), Maria Mitro (Doruntina), Darling Vrenozi
(Konstandini), Eljo Lalaj (Kapiten Stresi) Helios Feleqi (Stanishi).
Gara
e artistëve të vegjël të skenës së teatrit vazhdon me të tjera shfaqje për t´u
përmbyllur në mbrëmjen e datës 10 qershor ku edhe do të ndahen vlerësimet në
prani të artdashësve madje edhe të vetë
kryetarit të Bashkisë së Beratit.