E marte, 08.10.2024, 10:26 PM (GMT+1)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Biblioteka Publike e qytetit të Fierit nderon lexuesit e vitit 2023

E merkure, 03.01.2024, 09:00 PM


"Lexuesit dhe bibliotekat - një lidhje që nuk shuhet kurr?", Biblioteka Publike e qytetit të Fierit nderon lexuesit e vitit 2023

Nga Entela Binjaku

Kur libri duket gjithmonë e më pak i pranishëm në duart e lexuesve shqiptarë, kur librat për xhepat e familjeve tona po bëhen gjithmonë e më pak të mundura, kur të rinjtë sot po lexojnë më pak sesa moshatarët e tyre një dekadë më parë, kur bibliotekat publike të qyteteve tona duken si strehëza që nuk shohin diell, apo ku fryma e lexuesve nuk arrin t´i ngrohë, kur teknologjia po rrëmben dhunshëm kohën, interesin e vëmendjen, përqëndrimin, dhe kur cdo ditë e më pak besohet tek fuqia emancipuese e letërsisë, pikërisht nën të gjitha këto, një nga bibliotekate vendit i kushtoi librit, lexuesit, bibliotekës dhe lidhjes së pandarë mes tyre, një mbrëmje të veçantë e të ngrohtë. Nën kujdesin e pushtetit vendor, por nën drejtimin e padiskutueshëm plot vizion dhe sqimë të lidershipit të saj, për të disatin vit radhazi biblitoteka e qytetit të Fierit spikati me respektin e treguar ndaj librit dhe lexuesve të të gjitha grupmoshave. Në vigjilje të festave të fundvitit  Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, e drejtuar nga znj. Klodjana Gjata u dërgoi një ftesë festive lexuesve më aktivë të qytetit artdashës e me kontribute të larta në ekonominë kombëtare falë vendit dhe rëndësisë që i ka dhënë dijes. Nën tingujt muzikorë, interpretimin artistik të aktorëve fierakë, në prani të disa shkrimtarëve, kjo mbrëmje e organizuar për të tretin vit radhazi nderoi lexuesit me disa çmime. Në “Vitin jubilar i shkrimtarit Jakov Xoxa”, drejtuesja e Bibliotek?s znj. Gjata vlerësoi Prof. Dr. Bardhosh Gaçe me “Çmimin e veçantë Jakov Xoxa” , me motivacionin "Për kontributin e tij të çmuar në hulumtimin, studimin dhe promovimin e vlerave letraro-artistike të veprave të shkrimtarit Jakov Xoxa". Në çdo sektor të librit u ndanë nga 3 çmime, ku në vendet e para ishin:  Sektori i Librit Shqip, Sektori i Librit për Fëmijë - Sektori i gjuhëve të huaja.  Lexuesit u vlerësuan me çertifikata dhe libra dhurat?, për ta ushqyer më shum? pasionin e tyre. Në fjalët e tyre përshëndëtesë të nderuarit me diploma e dhurata, falënderonin institucionet që i kishin afruar me librin, familjarët, bibliotekën, autorët e ndryshëm etj.

Në fjalën e saj gjatë marrjes së diplomës nxënësja 12 vjeçare e shkollës "Flatrat e dijes" Darlin Dimo falënderoi gjyshin e saj, intelektualin Thoma Binjaku, "Mësues i Merituar" i cili e kishte ushqyer me pasionin për librin. 14 muaj pas ndarjes së tij nga jeta, më 15 nëntor 2019 familja e intelektualit të njohur i dhuroi këtij institucioni bibliotekën e tij personale gjest për të cilin vetë drejtuesja Gjata kishte shprehur falënderime ndërsa ftonte bashkëqytetarët të kontribuonin për pasurimin e Bibliotekës, në të mirën e lexuesve tanë" siç u shpreh ajo gjatë marrjes në dorëzim të këtij fondi personal. Pikërisht edhe në përgjigje të thirrjes së saj,  në dhjetorin e vitit 2020 një tjetër sasi librash e autorit Thoma Binjaku "Mësues i merituar" ju dhurua sërish këtij institucioni, tashmë si një kontribut i kushtuar pakicës arumune të qytetit të Fierit, i njohur për praninë e rëndësishme të kësaj pakice kombëtare.

E pranishme në takimin e fundit të dhjetorit drejtuesja e Drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashkinë e  Fierit znj. Adriana Mile, shprehu për të pranishmit gatishmërinë e institucionit të pushtetit vendor  për të mbështetur çdo nismë që është në dobi të kësaj sipërmarrjeje me rëndësi të veçantë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: '16 ditët kundër dhunës gjinore' Entela Binjaku: Në 'Vitin e Porumbeskut', kompozitorit rumun të 'Hymnit të Flamurit' Entela Binjaku: Studentët arumunë të Shqipërisë, e sotmja dhe e nesërmja e shumëdëshiruar evropiane Entela Binjaku: Arumunët e Shqipërisë, kjo pakicë kombëtare njerëzish krenarë Entela Binjaku: Personalitete që frymëzojnë Entela Binjaku: Një ditë në Grabovën e historisë, turizmit dhe të dashurisë për vendlindjen Entela Binjaku: Pranverë kulturore mes miqve nga Timishoara Entela Binjaku: Parking Art Gallery - një oaz i vogël kulturor në Tiranë Entela Binjaku: Konferenca "Acta Historica Civitatis Lugosiensis” mirëpret punimet e edicionit të dytë Entela Binjaku: Tomë Mrijaj sjell në librat e tij kontributet e figurave të shquara të kombit Entela Binjaku: QKF Fier rrëmben çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit për fëmijë Entela Binjaku: Kontribut i arsimtarëve fierakë në edukimin e fëmijëve nga Kosova Entela Binjaku: Nxënësit fierakë sjellin në skenën e Beratit dramën “Kush e solli Doruntinën?” Entela Binjaku: Studentët e “Shëndetit publik” paraqesin temën “Vaksinimi në Shqipëri-sfidë apo realitet?” Entela Binjaku: Të rinjtë fierakë prezantojnë në Gjirokastër kompaninë e tyre të shërbimeve online Entela Binjaku: Arumunët që kam takuar, një udhëtim kulturor tek bashkëkohësit e mi Entela Binjaku: Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit të njohur Vasil Moçka! Entela Binjaku: A është ky moshimi aktiv që dëshirojmë për më të moshuarit e shoqërisë sonë? Entela Binjaku: Lamtumirë artistit dhe mikut të madh të Shqipërisë, Jon Karamitru! Entela Binjaku: Thoma Binjakut në përvjetorin e lindjes!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora