Editorial » Entela
Entela Binjaku: Personalitete që frymëzojnë
E diele, 03.09.2023, 08:01 PM
"Personalitete që frymëzojnë”
Mbahet
në Fier veprimtari kushtuar Prof. Dr. Thanas Fureraj dhe Thoma Binjaku “Mësues
i merituar”
Nga
Entela Binjaku
Më
31 gusht 2023 në sallën e konferencave të Hotel "Fierit" u mbajt
veprimtaria kulturore me titull: "Personalitete që frymëzojnë”. Ky takim i
organizuar nga Fondacioni “Harriet Martineau” ju kushtua dy figurave të
komunitetit arumun të qytetit të Fierit të ndarë nga jeta: Prof. Dr. Thanas
Fureraj dhe Thoma Binjakut "Mësues i merituar". Për zhvillimin e
veprimtarisë organizatorët kishin përzgjedhur qytetin e Fierit i njohur për
praninë e rëndësishme të komunitetit arumun si dhe figurat e dr. Th. Furerajt
dhe Th. Binjakut në shenjë respekti të kontributit si figura intelektuale dhe
për ruajtjen e gjuhës, traditave, identitetit. Ky aktivitet u caktua pikërisht
në Ditën e Gjuhës Rumune, ditë qe
festohet nga rumunët e kudondodhur në të gjithë botën. E mbajtur në këtë
atmosferë kjo ditë përmblodhi emocione dhe vlerësime. Të pranishëm në takim
ishin pjestarë të komunitetit arumun,
miq, bashkëpunëtorë të dy figurave të nderuara, studentë të institucioneve
arsimore të Rumanisë, drejtues organizatash të shoqërisë civile etj. I
pranishëm në takim ishte z. Adrian Dënçilë (Adrian Dancila), Konsulli i
Rumanisë në vendin tonë. Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Binjaku
koordinatore e aktivitetit u shpreh mbi ndërrmarjen e kësaj nisme dhe synimin
për ta kthyer atë në një aktivitet të përvitshëm, “Në nderim të figurave
arumune që janë ndarë nga jeta, por që kanë lënë pas emer dhe kontribut të
shquar në ruajtjen dhe përcjellen traditave arumune, kemi menduar të celim këtë
cikël veprimtarish në këtë qytet dhe fillimisht me dy figura me ndikim të lartë
në një shoqëri, sic është mjeku dhe arsimtari”, u shpreh ajo. Në fjalën
drejtuar të pranishmëve konsulli i Rumanisë në vendin tonë z. Adrian Dënçilë
shprehu falënderimin për ftesën në këtë aktivitet që organizohej në Ditën e Gjuhës
rumune dhe njeherë mbeshtetjen që Rumania jep për arumunët në Shqipëri. Z. Dënçilë theksoi programin e studimeve në
institucionet universitare rumune, organizimin e kampeve verore për arumunët
nga gjithë bota si dhe mbështetjen e aktiviteve të ndryshme edhe në Shqipëri”.
“Rumania nuk i harron asnjëherë arumunët që jetojnë jashtë kufijve të saj”, u
shpreh Konsulli i Rumanisë në Shqipëri.
Z.
Elior Fureraj foli mbi figurën e Prof. Dr. Thanas Furerajt dhe rolin e tij në
drejtim të mbështetjes njerëzore që ai zhvilloi gjatë gjithë jetës së tij. z. Julis Binjaku që ju drejtua të pranishmëve
në dialektin arumun, foli mbi kontributin e Thoma Binjakut në drejtim të
ruajtjes së gjuhës dhe traditave arumune. Mesazhet përshëndetëse për këtë takim
u përcollën nga z. Luci Keri, nga fshati Sqepur i Beratit i cili u shpreh mbi
vecantinë e këtij fshati ku jetojnë familje arumune të lidhura fort me gjuhën
dhe traditën si dhe dr. Asqeri Llanaj
nga Vlora. Ky i fundit në mesazhin e tij përcolli nderimin “për miqte e mij qe sot
jane ne amshim. Vleren e takimit e shton prania e Konsullit. Lavdi figurave me
kontribut shkencor e historik”!. Më pas u vijua me një diskutim të hapur me
pjesëmarrësit dhe me fotot e rastit. Lidhur me këtë aktivitet z. Jani Gusho një
ndër figurat kryesore të Shoqatës Kulturore “Arumunët e Shqipërisë” për
veprimtarinë mbi figurat arumune që nuk jetojnë u shpreh: “Të paharruar.
Kujtimi i figurave, që nuk jetojnë, por që kanë dhënë kontribut për çështjen
arumune, sidomos për mbajtjen gjallë të gjuhës, konsiderohet një detyrim dhe
vlerësim për ta”.