E hene, 14.10.2024, 01:42 PM (GMT+1)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: '16 ditët kundër dhunës gjinore'

E hene, 04.12.2023, 09:03 PM


“16 ditët kundër dhunës gjinore”, Deputetja e Qarkut të Durrësit Andia Ulliri takim ndërgjegjësues me gra dhe vajza të Fushë-Krujës

Nga Entela Binjaku

Prej vitesh Shqipëria i është bashkuar fushatës ndërkombëtare 16 ditore  kundër dhunës me bazë gjinore. Kjo fushatë nis më 25 nëntor dhe mbyllet në datën simbol për të drejtat e njeriut, 10 dhjetor. Gjatë këtyre ditëve  organizohen veprimtari, përdoren simbole, përcillen mesazhe që kanë në qendër zvogëlimin e gjithë spektrit të shfaqjes së dhunës. Në këto ditë vëmendja përqëndrohet tek roli i gjinive, statusi i gruas, kultura e denoncimit, rastet e ndëshkimit ligjor, mjediset që prodhojnë dhunë etj. Në një këndvshtrim më të gjerë këto ditë lidhen kryesisht me edukimin e shoqërisë për të drejtat e njeriut. Dhuna me bazë gjinore nuk mund të trajtohet e veçuar nga shoqëria jonë e varfër, ku modelet e trashëguara përplasen me modelet e sjelljes që kërkon e tashmja. Të tilla përplasje degradojnë shpesh në dhunë ose krijojnë një atmosferë mungese komunikimi, aq e vazhdueshme saqë shpesh shkon në dhunë.

Më 2 dhjetor ora 16.00 deputetja e Kuvendit të Shqipërisë e  Partisë Demokratike znj. Andia Ulliri, organizoi një takim ndërgjegjësues kundër dhunës ndaj gruas. Në takimin e mbajtur në zyrën e saj elektorale në qytetin e Fushë-Krujës ishin të ftuara gra dhe vajza të kësaj zone. Në fjalën e hapjes drejtuar të pranishmeve deputetja Ulliri  u përqëndrua tek lidhja mes ndërgjegjësimit shoqëror dhe aktivizmit politik, nevoja për edukim dhe punë të vazhdueshme. “Kjo datë shënon një çast të rëndësishëm në kalendarin ndërkombëtar dhe thekson domosdoshmërinë për të ndaluar dhe eliminuar çdo formë të dhunës ndaj grave. Këto ditë kanë një synim të qartë: të ndërgjegjësojnë opinionin publik dhe të mobilizojnë përpjekjet globale në luftën kundër dhunës gjinore. Të gjithë së bashku duhet të punojmë për të krijuar një mjedis të sigurt për gratë dhe vajzat shqiptare kudo ndodhen”, u shpreh ajo. Deputetja Andia Ulliri u bë pjesë e Kuvendit në zgjedhjet e vitit 2021 ku doli deputete në listën e Partisë Demokratike në Durrës pasi mori 5580 vota ndërsa renditej në vendin e gjashtë në listë. E lindur në Krujë aktualisht 24 vjeç Andia është edhe anëtare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe kryetare e Klubit Parlamentar për të Rinjtë. Të pranishme në takim ishin edhe përfaqësuese nga WDN Albania (Rrjeti pwr Demokraci i Grave të Shqipërisë)  të cilat folën mbi mbështetjen që ky rrjet u jep grave të përfshira në politikë si në nivel qëndror ashtu edhe në atë lokal, përpjekjet për fuqizimin e gruas në vendimarrje si një mjet për të trajtuar çështje që i takojnë secilës grua. Në takimin e së shtunës në kuadër të 16 ditëve të ndërgjegjësimit kundër dhunës ndaj gruas, të pranishmet diskutuan mbi nevojën për ndryshim në mendësi, për më shumë punësim, strehim e mbështetje psiko-sociale për gratë e dhunuara, për më shumë programe edukuese në shkolla etj. Këto takime  si dhe të tjera të ngjashme, synojnë ndë të tjera të përforcojnë tek brezat e rinj edhe dëshirën për aktivizëm  shoqëror, si mbeshtetës të çështjeve që synojnë një shoqëri më të mirë, larg dhunës dhe pranë të drejtave të njeriut. Në këto 16 ditë të ndërgjegjësimit kundër dhunës është mundësia edhe për ne si shoqëri të thellohemi e të vetëdijësohemi se dashuria për familjen, respekti për gjininë dhe sjellja qytetare janë ndër të vetmet vlera ku duhet të besojmë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Në 'Vitin e Porumbeskut', kompozitorit rumun të 'Hymnit të Flamurit' Entela Binjaku: Studentët arumunë të Shqipërisë, e sotmja dhe e nesërmja e shumëdëshiruar evropiane Entela Binjaku: Arumunët e Shqipërisë, kjo pakicë kombëtare njerëzish krenarë Entela Binjaku: Personalitete që frymëzojnë Entela Binjaku: Një ditë në Grabovën e historisë, turizmit dhe të dashurisë për vendlindjen Entela Binjaku: Pranverë kulturore mes miqve nga Timishoara Entela Binjaku: Parking Art Gallery - një oaz i vogël kulturor në Tiranë Entela Binjaku: Konferenca "Acta Historica Civitatis Lugosiensis” mirëpret punimet e edicionit të dytë Entela Binjaku: Tomë Mrijaj sjell në librat e tij kontributet e figurave të shquara të kombit Entela Binjaku: QKF Fier rrëmben çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit për fëmijë Entela Binjaku: Kontribut i arsimtarëve fierakë në edukimin e fëmijëve nga Kosova Entela Binjaku: Nxënësit fierakë sjellin në skenën e Beratit dramën “Kush e solli Doruntinën?” Entela Binjaku: Studentët e “Shëndetit publik” paraqesin temën “Vaksinimi në Shqipëri-sfidë apo realitet?” Entela Binjaku: Të rinjtë fierakë prezantojnë në Gjirokastër kompaninë e tyre të shërbimeve online Entela Binjaku: Arumunët që kam takuar, një udhëtim kulturor tek bashkëkohësit e mi Entela Binjaku: Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit të njohur Vasil Moçka! Entela Binjaku: A është ky moshimi aktiv që dëshirojmë për më të moshuarit e shoqërisë sonë? Entela Binjaku: Lamtumirë artistit dhe mikut të madh të Shqipërisë, Jon Karamitru! Entela Binjaku: Thoma Binjakut në përvjetorin e lindjes! Entela Binjaku: Sekretarja e Shtetit për Rumunët e Kudogjendur mes banorëve të Mekatit

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora