E marte, 15.10.2024, 07:49 PM (GMT+1)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Përkujtohet në Tiranë poeti i shquar rumun Mihai Eminesku

E shtune, 20.01.2024, 08:58 PM


Përkujtohet në Tiranë poeti i shquar rumun Mihai Eminesku

Nga Entela Binjaku

Më 15 janar 2024 ora 11.00 në mjediset e Bibliotekës “Moikom Zeqo” në Tiranë u zhvillua takimi kulturor me titull: “Eminesku midis dy kulturave”. 15 janari përkon me ditëlindjen e poetit të shquar Mihai Eminesku dhe prej më shumë se një dekadë në Rumani njihet si Ditë e Kulturës Kombëtare. Vitin e kaluar u zhvillua në qytetin e Fierit një takim në nderim të poetit rumun. Programi i këtij viti përfshiu: recitime poezish të shkruara nga poeti i madh dhe sjelle në shqip nga perkthyes te shquar si: K.Kyçyku, D. Bubani, P. Jorgoni. Në veprimtari morën pjesë rreth 30 persona, kryesisht të rinj të apasionuar pas kulturës por dhe nga komuniteti i minoritetit arumun. Në këtë takim të ngrohtë e miqësor mori pjesë edhe Ambasadori i Rumanisë, SH.T.Z. Octavian ?erban. Ambasadori Octavian ?erban paraqiti nje tablo të rëndësisë së kulturës dhe identitetit në një botë globale, rëndësine që ka për të rinjtë njohja e kulturës kombëtare. Me interes ishte percjellja edhe e kontributit te shquar te Emineskut si publicist, profili i shoqerise shqiptare sipas poetit te shquar, botuar ne gazetat e kohes rreth 150 vjet më pare. Takimi vijoi me lexim poezish te shkruara në gjuhën rumune dhe te perkthyera mjeshterisht në gjuhën shqipe. Nder poezite e interpretuara ishin: Odë”, “Glosë”, “Përse nuk vjen”?, “Sa vite shkuan”, “Vetëm ti më s´më shfaqesh”. Lidhjet historike midis dy popujve tanë bazohen në çastet e rëndësishme të historisë, kulturës, qytetërimit dhe diplomacisë midis dy vendeve.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Biblioteka Publike e qytetit të Fierit nderon lexuesit e vitit 2023 Entela Binjaku: '16 ditët kundër dhunës gjinore' Entela Binjaku: Në 'Vitin e Porumbeskut', kompozitorit rumun të 'Hymnit të Flamurit' Entela Binjaku: Studentët arumunë të Shqipërisë, e sotmja dhe e nesërmja e shumëdëshiruar evropiane Entela Binjaku: Arumunët e Shqipërisë, kjo pakicë kombëtare njerëzish krenarë Entela Binjaku: Personalitete që frymëzojnë Entela Binjaku: Një ditë në Grabovën e historisë, turizmit dhe të dashurisë për vendlindjen Entela Binjaku: Pranverë kulturore mes miqve nga Timishoara Entela Binjaku: Parking Art Gallery - një oaz i vogël kulturor në Tiranë Entela Binjaku: Konferenca "Acta Historica Civitatis Lugosiensis” mirëpret punimet e edicionit të dytë Entela Binjaku: Tomë Mrijaj sjell në librat e tij kontributet e figurave të shquara të kombit Entela Binjaku: QKF Fier rrëmben çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit për fëmijë Entela Binjaku: Kontribut i arsimtarëve fierakë në edukimin e fëmijëve nga Kosova Entela Binjaku: Nxënësit fierakë sjellin në skenën e Beratit dramën “Kush e solli Doruntinën?” Entela Binjaku: Studentët e “Shëndetit publik” paraqesin temën “Vaksinimi në Shqipëri-sfidë apo realitet?” Entela Binjaku: Të rinjtë fierakë prezantojnë në Gjirokastër kompaninë e tyre të shërbimeve online Entela Binjaku: Arumunët që kam takuar, një udhëtim kulturor tek bashkëkohësit e mi Entela Binjaku: Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit të njohur Vasil Moçka! Entela Binjaku: A është ky moshimi aktiv që dëshirojmë për më të moshuarit e shoqërisë sonë? Entela Binjaku: Lamtumirë artistit dhe mikut të madh të Shqipërisë, Jon Karamitru!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora