E hene, 14.10.2024, 10:22 AM (GMT+1)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Një hap përpara drejt respektimit të të drejtave gjuhësore të pakicave kombëtare

E diele, 21.01.2024, 08:59 PM


Programi “Gjuhë - letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash” në UNIKO,  një hap përpara drejt respektimit të të drejtave gjuhësore të pakicave kombëtare

Nga Entela Binjaku

Çdo vit numri i të rinjve nga Shqipëria që aplikojnë për studime jashtë vendit është disa mijra. Ndër ta janë edhe të rinjtë e pakicave kombëtare të cilët synojnë edhe universitetet e shteteve të origjinës së tyre. Të rinjtë arumunë që aplikojnë drejt Rumanisë, kanë nisur të studiojnë në institucionet arsimore të vendit mik që pas rënies së regjimit komunist.  Nga viti 1993 e deri sot Rumania ka vijuar pandërprerë të mbështesë me të drejta studimi, aq sa sot specialistë e ekspertë të fushave të ndryshme që i kontribuojnë ekonomisë shqiptare, të diplomuar në institucionet e vendit mik, janë disa mijra. Shumica prej tyre vijnë nga familjet e pakicës së vetëdeklaruar kombëtare arumune. Të gjithë në vitin e parë i nënshtrohen përgatitjes gjuhësore e më pas ndjekjes së viteve universitare. Por nëse në Shqipëri do të ekzistonte një mundësi e mësimit të gjuhës rumune apo e dialektit arumun, ky vit do të mund të zhvillohej lirisht në vendin e tyre. Këtë vit akademik,  Universiteti “Fan S. Noli” ka nisur të ofrojë edhe programin BA në “Gjuhë - letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash” si pjesë e programit të studimit BA në “Gjuhë-letërsi”. Në këtë program arumanishtja, një nga dialektet e gjuhës rumune në jug të Danubit, do të jepet në raport me atë. Për të mbërritur deri në çelje të këtij programi Universiteti u mbështet në disa arsye: si përshembull fakti që ky institucion ndodhet në një rajon ndërkufitar, në të cilin janë të pranishëm shumica e grupeve të pakicave kombëtare të njohura në Shqipëri me Ligjin Nr. 96/2017 “PËR MBROJTJEN E PAKICAVE KOMBËTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, pakica arumune, bullgare, greke, maqedonase, rome dhe egjiptiane.  Falë nenit 13 të këtij Ligji me plotësimin e një numri të caktuar nxënësish, këto pakica kanë të drejtë të hapin shkolla dhe institucione edukimi, dhe, si rrjedhim kanë nevojë dhe për mësues që të zotërojnë formim të plotë dy a shumëgjuhësh. RTSH Korça, pjesë e RTSH publik, ofron emisione në gjuhën rome dhe maqedonase (kryesisht edicione lajmesh), të cilat kanë nevojë për profesionistë me profil dygjuhësh me zotërim të gjuhës së pakicës. Ndërkohë, kjo mundësi mund të shfrytëzohet dhe nga pakicat e tjera. Në programin e studimit BA në “Gjuhë-letërsi” që prej fillimit të tij janë zhvilluar si lëndë me zgjedhje gjuha greke, gjuha rumune dhe dhe gjuha bullgare, si pjesë e rëndësishme e formimimit të specialistëve të fushës së kulturës dhe të medias ato janë përfshirë po si lëndë me zgjedhje dhe në programin e studimit Masteri i shkencave “Kulturë, media dhe editim”. Në përgatitje të ofertës universitare për programin “Gjuhë - letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash” u morën parasysh edhe marrëdhëniet e universitetit me universitetet në shtetet e origjinës së pakicave apo institucionet përfaqësuese politike gjuhësore e kulturore tek mundësitë e shkëmbimi të vlerave akademike, kulturore dhe zhvillimit të qëndrueshëm të palëve të interesit (vendit me gjuhë dominuese, vendeve të origjinës së pakicave dhe të pakicave në veçanti). Projektet e përbashkëta për studime në këtë drejtim ndërdisiplinor, shkëmbimi i studentëve dhe i personelit akademik dhe më tej në projekte kërkimore për çështje të ndryshme, përforcojnë vlerat e bashkëjetesës. Së fundmi, krijohet mundësia e rekrutimit të studentëve nga shtetet e interesuara të origjinës së pakicave, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarëzimit të programit në veçanti dhe universitetit në tërësi. Por, jo vetëm ky UNIKO, por edhe institucione të tjera kanë theksuar rëndësinë e njohjes së gjuhës së pakicave.  Vitin e kaluar qytetarët në vendin tonë zgjodhën përfaqësuesit vendorë. Raporti i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR- fliste për fushatën e edukimit të votuesve edhe në gjuhët e pakicave kombëtare, për postera dhe spote në gjuhët e tyre, për përkthimin nga KQZ-ja, me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare, të procedurave kryesore të votimit në gjuhët e pakicave etj. Në këto çaste që flasim mësimi i gjuhës së pakicës arumune mundësohet vetëm falë disa nismave që OJF të ndryshme që veprojnë për njohjen e vlerave të kësaj pakice. Këto nisma mbështeten nga Departamenti për Rumunët e Kudondodhur i Rumanisë që prej vitesh financon projekte edukative dhe kulturore ku përfituesit janë kryesisht të rinj arumune të vendit tonë, që me kalimin e kohës i drejtojnë interesat për studime të larta drejt Rumanisë. Ka më shumë se një dekadë që gjatë verës rreth 30-40 nxënës dhe studentë arumunë nga Shqipëria kalojnë 7 ditë pushimi veror në një nga destinacionet turistike e kulturore rumune ku edhe njihen me bashkëmoshatarët e tyre nga shumë vende të botës. Sërish në këtë përvojë të bukur për ta, gjuha merr rëndësinë e vetë. Parë në këto këndvështrime realiteti i pakicave sipas Ligjit për Mbrojtjen e tyre është një ndër kushtet kryesore që duhet të respektojë Shqipëria në rrugën drejt integrimit evropian. Ndaj dhe mësimi i gjuhës së pakicave është një vlerë e bashkëjetesës multigjuhësore e multikulturore që të rinjtë kanë nevojë ta mësojnë, ruajnë dhe ta çojnë më tej.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Përkujtohet në Tiranë poeti i shquar rumun Mihai Eminesku Entela Binjaku: Biblioteka Publike e qytetit të Fierit nderon lexuesit e vitit 2023 Entela Binjaku: '16 ditët kundër dhunës gjinore' Entela Binjaku: Në 'Vitin e Porumbeskut', kompozitorit rumun të 'Hymnit të Flamurit' Entela Binjaku: Studentët arumunë të Shqipërisë, e sotmja dhe e nesërmja e shumëdëshiruar evropiane Entela Binjaku: Arumunët e Shqipërisë, kjo pakicë kombëtare njerëzish krenarë Entela Binjaku: Personalitete që frymëzojnë Entela Binjaku: Një ditë në Grabovën e historisë, turizmit dhe të dashurisë për vendlindjen Entela Binjaku: Pranverë kulturore mes miqve nga Timishoara Entela Binjaku: Parking Art Gallery - një oaz i vogël kulturor në Tiranë Entela Binjaku: Konferenca "Acta Historica Civitatis Lugosiensis” mirëpret punimet e edicionit të dytë Entela Binjaku: Tomë Mrijaj sjell në librat e tij kontributet e figurave të shquara të kombit Entela Binjaku: QKF Fier rrëmben çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit për fëmijë Entela Binjaku: Kontribut i arsimtarëve fierakë në edukimin e fëmijëve nga Kosova Entela Binjaku: Nxënësit fierakë sjellin në skenën e Beratit dramën “Kush e solli Doruntinën?” Entela Binjaku: Studentët e “Shëndetit publik” paraqesin temën “Vaksinimi në Shqipëri-sfidë apo realitet?” Entela Binjaku: Të rinjtë fierakë prezantojnë në Gjirokastër kompaninë e tyre të shërbimeve online Entela Binjaku: Arumunët që kam takuar, një udhëtim kulturor tek bashkëkohësit e mi Entela Binjaku: Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit të njohur Vasil Moçka! Entela Binjaku: A është ky moshimi aktiv që dëshirojmë për më të moshuarit e shoqërisë sonë?

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora