E merkure, 30.04.2025, 04:19 AM (GMT+1)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Pianistja Patricia Rosca, ku talenti dhe pasioni nuk njeh kufi!

E enjte, 24.10.2024, 06:57 PM


Pianistja Patricia Rosca,  ku talenti dhe pasioni nuk njeh kufi!

Nga Entela Binjaku

Ditën e hënë, 21 tetor 2024, në orën:19.00 në Sallën e Koncerteve “Tonin Harapi” në Tiranë u mbajt koncerti recital i pianistes rumune  Patriçia  Roshka (Patricia Rosca). Të pranishëm në sallë ishin adhurues të muzikës, pedagogë të Universitetit të Arteve, studentë që ndjekin studimet muzikore, fëmijë që sapo kanë vendosur duart mbi tastierë,  të shoqëruar nga prindër e gjyshër. Programi i koncertit përmbante vepra lapidare të epokave të ndryshme muzikore si dhe vepra bashkëkohore nga:  Listi, Enesku, Kraja, Çajkovski dhe Raveli të cilat u ndoqën më shumë kërshëri dhe emocion nga të pranishmit. Në fjalën e hapjes ndër të tjera, moderatorja ju drejtua të pranishmëve se ky recital është organizuar në një frymë miqësore  me kulturën dhe popullin rumun dhe se shërben edhe si mesazh për forcën e artit si dhe domosdoshmërinë e nxitjes së talenteve të rinj në rrugën e gjatë dhe të vështirë të artit.  Në programin e përgatitur për këtë mbrëmje pianistja rumune dëshmoi siguri, maturi në skenë të ndërthurura me talentin e saj të shkëlqyer dhe mbresëlënës. Nga njëra vepër tek tjetra ajo vijonte të befasonte me forcën e talentit të saj të pamatë. Të nesërmen e 22 tetorit pianistja Roshka zhvilloi një bisedë  me studentë të Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve ku ajo ndau përvojën e saj në pjesëmarrjet  e ndryshme të konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare. Në këtë takim të ngrohtë dhe shumë miqësor siç edhe ajo vetë u shpreh ajo ndau pasionin e madh për muzikën, entuziazmin për këto pjesëmarrje, rutinën e saj studimore, përgatitjet për garat muzikore etj.  Aktualisht studion në Kolegjin Kombëtar të Muzikës “Xhorxhe Enesku” të Bukureshtit në klasën e profesoreshës Mihaela Zamfiresku,  mundësi të cilën e siguroi pas suksesesh dhe rezultatesh të shkëlqyera. Ka marrë pjesë në shumë konkurse si në Rumani ashtu edhe jashtë si në: Francë, Gjermani, Austri, Itali, Hungari, Serbi etj., dhe ka ndjekur Masterklase me profesorë dhe pianistë të shquar. Disa ditë përpara  koncertit të  Tiranës Patriçia kishte interpretuar në Bukuresht në Shtëpinë Memoriale “Dinu Lipati” në recitalin e organizuar nga Muzeu i Bukureshtit dhe Fondacioni Kulturor "Remember Enescu". Në këtë  koncert ku interpretuan të rinjtë e Kolegjit Kombëtar të Arteve "Dinu Lipati", të Kolegjit Kombëtar të Muzikës "Xhorxhe Enesku" dhe të Universitetit Kombëtar të Muzikës në Bukuresht Patriçia luajti dy vepra të autorit shqiptar Nestor Kraja. Kjo mbrëmje jubilare organizohej në kuadër të 25 vjetorit të Fondacionit Kulturor "Remember Enescu" në mbështetje të promovimit të talenteve të reja dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore rumune.  Ndërkohë në muajin gusht të këtij viti ishte në Republikën Çeke si finaliste dhe fituese e Konkursit “Elevato” në Konservatorin e Pragës ku dhe debutoi me orkestrën e Karlovi Varit.  Ditën e djeshme nga Tirana pianistja e re fluturoi drejt Konstancës ku pritet të interpretojë të premten e  25 tetorit me Orkestrën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit "Oleg Danovski”.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: E ardhmja e Shqipërisë në 8 minuta... Entela Binjaku: "Kur na Arbëreshë" si një vëmendje ndaj trashëgimisë kulturore Entela Binjaku: Festohet 21 shkurti, dita kushtuar identitetit kulturor dhe gjuhësor Entela Binjaku: Një hap përpara drejt respektimit të të drejtave gjuhësore të pakicave kombëtare Entela Binjaku: Përkujtohet në Tiranë poeti i shquar rumun Mihai Eminesku Entela Binjaku: Biblioteka Publike e qytetit të Fierit nderon lexuesit e vitit 2023 Entela Binjaku: '16 ditët kundër dhunës gjinore' Entela Binjaku: Në 'Vitin e Porumbeskut', kompozitorit rumun të 'Hymnit të Flamurit' Entela Binjaku: Studentët arumunë të Shqipërisë, e sotmja dhe e nesërmja e shumëdëshiruar evropiane Entela Binjaku: Arumunët e Shqipërisë, kjo pakicë kombëtare njerëzish krenarë Entela Binjaku: Personalitete që frymëzojnë Entela Binjaku: Një ditë në Grabovën e historisë, turizmit dhe të dashurisë për vendlindjen Entela Binjaku: Pranverë kulturore mes miqve nga Timishoara Entela Binjaku: Parking Art Gallery - një oaz i vogël kulturor në Tiranë Entela Binjaku: Konferenca "Acta Historica Civitatis Lugosiensis” mirëpret punimet e edicionit të dytë Entela Binjaku: Tomë Mrijaj sjell në librat e tij kontributet e figurave të shquara të kombit Entela Binjaku: QKF Fier rrëmben çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit për fëmijë Entela Binjaku: Kontribut i arsimtarëve fierakë në edukimin e fëmijëve nga Kosova Entela Binjaku: Nxënësit fierakë sjellin në skenën e Beratit dramën “Kush e solli Doruntinën?” Entela Binjaku: Studentët e “Shëndetit publik” paraqesin temën “Vaksinimi në Shqipëri-sfidë apo realitet?”

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx