Editorial
Gjon Keka: Kosova ka nevojë për një frymë kombëtare me rrënjë europiane që nuk koketon me ideologiitë fetare
E diele, 05.10.2025, 06:56 PM
Kosova ka nevojë për një frymë kombëtare me rrënjë europiane që nuk koketon me ideologiitë fetare
Nga
Gjon Keka
Secili
pushtetar që deri më sot ka koketuar me ideologjitë fetare e në veçanti me
ideologjinë islamike në Kosovë ka dështuar jo vetëm në aspektin e ndërtimit të
një shoqërie të lirë, demokratike dhe europiane, por edhe në rrugën e procesit
të integrimit në familjen europiane.
Secili
pushtetar që ka mbajtë afër vetes apo ka shfaqur preferenca të ndonjë nga fetë
në Kosovë e sidomos ideologjisë fetare islamike i ka bërë vetëvrasje politike
jo vetëm partisë apo lëvizjes së tij, vetes si politikan e pushtetar, por edhe
vetvrasje të vetë shtetit e kombit.
Duke
ditur se Kosova si shtet është ndërtuar mbi themele laike, poashtu populli i
Kosovës është rrënjësisht europian për nga rrënjët e tij historike dhe
kulturore, pra i takon civilizimit europian dhe të ardhmes e familjes
europiane.
Kur
shoh se si në kohë zgjedhjesh mbahen tubime në oborre xhamish apo objekte
fetare islamike, se si në kohë zgjedhjesh shfaqen preferenca fetare nga
pushtetarët dhe partitë apo lëvizjet e tyre, tregon qartë se Kosova nuk mund të
ndërtohet, forcohet, demokratizohet, të jetë e lirë, e civilizuar dhe e
orientuar qartë drejtë rrugës së integrimit në familje europiane me këtë
garnitur politike e pushetarësh që në njërin krah mbajnë flamurin e partisë apo
lëvizjes e në tjetrin flamurin e ideologjisë fetare islamike.
Nuk
mund të integrohet Kosova në familjen europiane me një ideologjië të tillë
fetare që nuk njeh komb tjetër pos atyre brenda ideologjisë së tyre fetare, e
mbi të gjitha që nuk ka të bëjë aspak as me rrënjët tonë, as me imazhin tonë,
as me kulturën tonë, as me demokracinë dhe ligjet e zakonet tona e as me
kontinentin dhe themelet e Bashkimit të kombeve europiane, respektivisht të
familjes europiane në përgjithësi.
Të
jesh pushtetar i një shteti laik, sikur është Kosova dhe të promovosh apo të
mbash preferenca fetare sikur kanë bërë më parë partitë në pushtet dhe tani
pushtetarët e tanishëm të Kosovës është tradhëti kombëtare e shtetërore, është
vetëshkatërrim i shtetit dhe kombit, është pengesa më e madhe që i bëhet
Kosovës në rrugën e saj euroatlantike, është djallëzimi i imazhit të Kosovës
përballë botës demokratike, të civilizuar dhe europiane.
Nuk
mund të jesh pushtetar i shtetit të Kosovës e në anën tjetër të bëhesh më
islamik se islamikët apo më papë se papa. Sepse Kosova nuk është ndërtuar mbi
asnjë ideologji fetare, dhe as nuk qëndron mbi themele fetare, por Kosova jonë,
pra shteti i Kosovës është ndërtuar mbi themele të gjakut të dëshmorëve e
heronjëve të lirisë dhe njerëzve që me djersë e gjak dhe se ata dhanë gjithçka
që vendi të bëhet i lirë, i pavarur dhe të ketë të ardhmen e natyrshme si pjesë
e familjes europiane, aty ku i takon rrënjësisht, historikisht dhe
gjeografikisht.
Duke
parë që deri më sot këtë gabim, është koha që në Kosovë të dal një frymë
kombëtare më rrënjë të vërteta dardane europiane e orientuar qartë dhe që nuk
koketon me ideologjinë fetare islamike, por e ndërton, forcon dhe e zhvillon
shtetin e Kosovës duke e bërë atë më të mirë, më të sigurt, më europian dhe më
të civilizuar e të kulturuar dhe pjesë të pandashme të familjes euroatlantike.