E premte, 08.08.2025, 10:17 AM (GMT+1)

Editorial

Gjon Keka: Kapitali Gjergj Kastrioti dhe Dr. Ibrahim Rugova

E merkure, 06.08.2025, 06:58 PM


Kapitali Gjergj Kastrioti dhe Dr. Ibrahim Rugova

Nga Gjon Keka

Është e qartë se një ngjitje e papritur dhe e menjëhershme në pushtet e një individi apo partie politike, lëvizje etj, mund ta dehë edhe një mendje të fortë për një moment dhe t'ia turbullojë shikimin. Është e kuptueshme dhe plotësisht e vetëdijshme për fuqinë e tij apo saj që ai apo ajo mendje e fortë ta mbivlerësojë atë. Ky mbivlerësim është aq më i kuptueshëm në një mendje të re e cila nuk e njeh as artin e lojës politike e diplomatike dhe as urtësinë e qeverisjes së një shteti dhe vizionin për të ardhmen e vendit.

Nëse, p.sh. dashuria e madhe për ato figura sikur ishin: Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) dhe dr. Ibrahim Rugova i ngjajnë një kapitali të vazhdueshëm që i lihet pasardhësve të kombit të tyre si trashëgimtarë të ligjshëm, nëse ky kapital nuk ka vazhdimësi dhe nuk është lidhë me atë atëherë kjo tregon se ajo nuk është arritur dhe rrugët e vogla që i bëjnë pushtetarët e ri pa kapital të vijimësisë është rrugë e panjohur për natyrën dhe karakterin e popullit , kombit apo shtetit. Përkundrazi, ajo që duhet të jetë vijimësi e kapitalit të paraardhësve është pikërisht aura e tyre që shkëlqeu gjatë qeverisjes apo udhëheqjes së tyre e cila do të duhej t'i ndriçonte edhe pasardhësit, por për njëfarë kohe, sepse si çdo kapital edhe kapitali i tyre mund të shpenzohet nga pasardhësit dhe kështu ajo aura e tyre që ishte tek pasardhësit zbehet me kalimin e viteve. Prandaj duhet që një pushtetar apo udhëheqës i ri ta lidhë kapitalin e paraardhësve me kapitali e tij të ri por që nuk devijon nga rruga e parardhësve.

Nga historia e shteteve dhe popujve mësojmë që çdo udhëheqës apo pushtetar i ri, me marrjen e pushtetit, ndez shpresa që ishin të pamundura nën paraardhësit e tyre të mëparshmit. Një numër i madh dëshirash dhe planesh që kishin mbetur në gjumë nën ata më të vjetrit(udhëheqësit e mëparshëm), tani po dalin me frikë ose me guxim në dritë duke pritur shumë ose gjithçka nga ai që është ngjitë në pushtet si pushtetar apo duhëheqës i ri. Viti i parë i qeverisjes së çdo udhëheqësi apo pushtetari të ri është një terren i pjekur për trëndafila dhe barëra të këqija. Prandaj, pushtetarët e rinj gjithmonë përshëndeten me gëzim ose të paktën me një pritje të gëzueshme. Të gjithë janë nga populli i tyre "të dashur dhe sytë të gjithë i kanë tek ai", pavarësisht se prej cilës parti , lëvzje apo nivelit të tij të përgatitjes apo të kaluarës së tij , ai prapë pritet nga populli ashtu, kjo për shkak se populli pret si çdo kush nga i riu shpresa te reja, mirëqenje ekonomike dhe të ardhme të mirë e të sigurtë të vendit të tyre dhe kështu të gjithë brohorasin emrin e tij apo të partisë a lëvizjes së tij etj. Dhe kjo është psikologjikisht e kuptueshme.

Çdo brez dëshiron të udhëhiqet nga një udhëheqës apo pushtetar që i përket atyre , pra është i popullit , thjeshtë i tyre, i cili i njeh dhe ndoshta ndan ndjenjat dhe pikëpamjet e tyre. Brenda popullit të Kosovës, por edhe tërë kombit tonë botëkuptimet romantike dhe demokratike po luftojnë një betejë të gjatë, një betejë që zhvillohet edhe brenda gjoksit të secilit madje edhe të pushtetarëve të ri. Është e qartë se një pushtetar apo udhëheqës me një psikikë të tillë nuk mund të jetë i lumtur në një epokë kaq të vështirë si kjo e tashmja.

Është një fenomen i habitshëm që ne lexojmë nga historia se si trashëgimtarët e fronit shumë shpesh kanë braktisur shtigjet e njohura të sistemit të vjetër të qeverisjes dhe kanë ndërmarr një kurs të ri, kështu ndodh edhe në shtetet që janë qeversur nga një brez i etërve , por që brezi i ri i politikës kanë ndryshuar kursin duke ndryshuar kështu edhe rrjedhën , por edhe kjo është e kuptueshmë psikologjikisht, sepse i riu kërkon shtigje të reja dhe mendon se kursi i tij i ri është i kohës së tij, por që harron se përvoja nganjëherë është nëna e të gjitha shtigjeve dhe kurseve të reja e ajo arrihet vetëm nëse një udhëheqës ka lidhë kapitalin e parardhësve me kapitalin e tij që dëshiron ta fitoi përgjatë qeverisjes apo udhëheqjes së tij, Kjo do të nënkuptonte kështu se djali këmbëngul në kursin e babait, por pasi ta ketë përjetuar ngjitjen në pushtet dhe të ketë parë se kursi i babit është i babait, ai fillon ngadal të dal me një botëkuptim të ri dhe kështu populli dhe vetë brez i ri fërkon sytë me habi dhe zbulon gjëra të reja, farat e reja të cilat mund t'i mbjellë me lehtësi se sa të merret me ujitjen e pemës së madhe apo farave të mbjella nga paraardhësit e kombit apo shtetit.

Edhe kjo është e kupttueshme psikologjikisht, sepse djali i ri kërkon shtigje të reja, kurs të ri, sepse ka energji të reja , ka sy të ri, por të gjitha këto pa përvojën, urtësinë e vizionin dhe pa kapitalin e paraardhësve janë të kota.

Duhet një lidhshmëri në mes të kapitalit të vjetër me kapitalin e ri, sigurisht kohërat kanë dhimbjet e tyre sepse çdo ndryshim bëhet duke prekur të vjetrën me të renë apo brezin e vjetër dhe të ri të politikës, por udha e vjetër e paraardhësve të shtetit e kombit nuk duhet të ndryshohet, shinat duhet rregullohen të reja që i përshteten kohës së tanishme moderne , pra brezit të ri politik dhe të udhëheqjes.

Gjithçka që është e re, moderne dhe demokratike në psikikën e udhëheqësve apo pushtetarëve të brezit të ri sot nuk duhet të nënkuptojë njëkohësisht një ndarje me tradita e Gjergj Kastriotit(Skënderbeut dhe dr.Ibrahim Rugovës, por lidhja e traditës së vjetër me të renë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse nëse një brez i ri politik i udhëheqjes ka ndërmend të ndjek shtigje të reja, ai duhet ta dijë se ende janë të pandërtuara për të ardhmen, pra i mungonë përvoja dhe tradita , por edhe vizioni për të ardhmen, prandaj lidhja me të vjetrën do të thotë lidhje e traditës me modernen dhe kështu i riu mëson vazhdimisht nga etërit e kombit dhe shtetit edhe sot dhe do të mësoj edhe nesër dhe gjithnjë.

Kapitali Gjergj Kastrioti dhe Ibrahim Rugova mund të shpenzohen lehtë, duhet kapital i ri i vazhdimësisë së aurës së këtyre dy paraardhësve tanë të mëdhenjë të kombit dardano-arbëror.

I kuptoj zemrat lirike dhe romantike por edhe ato moderne dhe demokratike, por sot është koha të lidhet tradita me moderne në brezin e ri të politikës në Kosovë për të ecur përpara sigurtë si dhe për ta integruar shtetin e Kosovës në familjen europiane, aty ku e ka vendin e saj historik dhe të natyrshëm.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx