E hene, 29.04.2024, 12:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Meti Rexhepi: Përsiatje mbi maja bore

i shqyen shtrëngatat dhe mbetet i tëri i lëmuarasht në mishin e shkriftë të dheutqë duke rrëfyer kohërat gurëzohetmendjet e gurta gurin e pëlcasine vendosin poshtë si shtratintë besueshmin e bartjes së peshësnuk bartet rëndesa pa sivëllezërit e vegjëlporse e latuar nga dora e mendjesdo të dijë t`iu përshtatet...

Mihal Gjergji: Homazh për Vero Maliqin

Letra e Vladimir Majakovskit qe u gjet tek vendi i vetëvrasjes.“Të gjithëve.Mos akuzoni askënd për vdekjen time dhe lutem të mungojnë thashethemet. Të ndjerit i neveriteshin tmerrsisht.Nënë, motra dhe shokë, më falni - kjo nuk është mënyrë (nuk ia këshilloj askujt) të lësh jetën, por unë nuk kisha eksod tjetër...

Paulin Z. Zefi: Lissus nuk resht kurrë së surprizuari!

Këta objekte prej bronzi dhe hekuri (kryesisht armë dhe ornamente ilire), janë zbuluar gjatë zhvillimit të ekspeditave arkeologjike dhe një pjesë e konsiderueshme prej tyre janë gjetje rastësore, të cilat, qytetarë të ndërgjegjshëm mi kanë dorëzuar kohët e fundit në mirëbesim...

Mark Palnikaj: Shkolla e Pllanës në Lezhë

Duke konsideruar Etërit që për shkak të padijes së madhe ndodhnin shumë të këqija e që për mungesë të dritës shumë ecnin në terr, duke qenë se gati (erat sicut Populus sic sacerdos) si populli, ashtu edhe prifti, e duke mos u gjendur askush në këtë dioqezë që të kuptonte latinishten, askush...

Kadri Tarelli: Shqipëria Etnike u bë nga Nacionalistët

Mirënjohje autorit Gjet Ndoj për këtë libër të madh në dukje, (640 faqe) dhe të rëndë në peshë për mendimet dhe kumtin që përcjell, për atë pjesë të historisë së Shqipërisë, në pesë vite të pushtimit, gjatë Luftës së II-të botërore, 1939-1944...

Përparim Hysi: Ku ta gjej një burrë si Dan Patoku?

Ka qenë pranverë e vitit 1948. Qeveritarët e pushtetit lokal kishin dalë për gjah,  se ishte ditë e dielë dhe  e kishin pushim. E mbaj mend, kur mbrritën tek arat tona dhe i lëshuan zagarët. Zagarët kaluan aty afër meje(unë ruaj dhëntë e mia) dhe iu afruan një ferre të madhe që ndante...

Xhevahir Cirongu: Atje ku dielli “puth’’ retë, shoqata mori Jetë!

Shoqata Atdhetare e Kulturore” Tomorri”,  më datën 13 prill 2024 organozoi e zhvilloi Kuvendin e Përgjithshëm të saj në Tiranë.Në sallën e konferencave të Universitetit Ufo,  ishin pjesëmarrës e përfaqsues  të  ndryshëm nga Shoqata Atdhetare Kulturore ‘’Tomorri’’ si: Lushnja, Fieri, Skrapari, Korça,  Tirana,  Gramshi, Durrësi, Berati...

Vladimir Shyti: Dashuri dhe lotë

Sokoli, me fytyrën e ndritshme, e mori me sy një copë herë, vajzën e sapo ardhur në mëhallën e tij.Ai ndjeu një dëshirë të zjarrtë, që ta kishte të gjithën për vete.Vajza ende pa mbushur të njëzetat, veshur me një fustan taftaje, me flokë të argjendë hedhur mbi supe, me një kapelë, që rrethohej nga një kordele rozë të stilit francez, me sy si rruaza të...

Feti Tunuzliu: Rrezja e përdhunuar

Elegjia i kushtohet nënës së dy femijeve nga fshati Pavlan i Pejes e cila përjetoi dhunë seksuale në korrik 1998 nga forcat serbe.  Frymëzimi dhe rrethanat për këtë poezi kanë dalë nëpërmjet përmbajtjes së një shkrimi gazetaresk në  Kosovë...

Agim Xh. Dëshnica: Ora Zenith dhe trokitja në portë

Rudi tek po kalonte përmes një dyqani të madh me orë të mbyllura brenda xhameve, i’u kujtuan orët e viteve të shkuar. Qysh në fëmijëri dhe më vonë, në shkol kishin dëgjuar tregime nga më tërheqësit për matjen e kohës, se mjetin për këtë qëllim, njëri e quante orë me rërë, apo orë dielli, tjetri - orë dore, sahat xhepi, apo qostek me kurdisje...

Visar Zhiti: Të biesh dhe të ngrihesh me gurin e kufirit mbi kurriz

Burrë i pashëm, si i dhëndërt gjithmonë, i gjatë, me fytyrën të mprehtë, flokët të zeza e të dendura, me mjekërr të zezë, të shkurtër dhe hollake, me vetullat e zeza e me sytë plot poezi, aq sa vështronin jashtë, po aq dhe brenda vetes, buzëqeshte lehtë edhe kur nuk buzëqeshte...

Klajd Kapinova: La Selva, një histori dashurie romantike emigrantësh

Këto ditë, shkrimtari i ri shqiptaro amerikanë shkodrani Alban Pepa, ka dalë para lexuesit amerikanë, në platformën bashkëkohore: Amazon, Barnes and Noble, Walmart etj., me librin e tij të parë, me titull: “La selva, një histori dashurie emigrantësh” (La SELVA, an emigrant love story, Neë York, 2024), në gjininë e novelës...

Edison Ypi: Kirovi

Kishin filluar të dukeshin televizionet private italiane. Njerëz që u ishte bërë shpirti zeher duke pritur me dhjetra vite të visheshin si njerëz dhe të hanin me lugë floriri, por kishin përfunduar te rreckat dhe supa me këmbë derri, këmbenin ethshëm eksperienca mbi mjete dhe mënyra si mund të shihnin televizionet e huaja...

Jahja Drançolli: Amza e Shkollës Arbërore të Venedikut 1442-1780

Nga historia e shkollave tona të moçme: Amza e Shkollës Arbërore të Venedikut 1442-1780 është një burim origjinal me një vëllim prej 132 fletësh, që ndodhet në Arkivin Shtetëror të Venedikut. Një kopje e paplotë ruhet sot në Bibliotekën Kombëtare Marciana gjithashtu në Venedik!Dihet se marrëdhëniet arbërore-veneciane janë të njohura...

Albert Vataj: Gëzuar Fitër Bajramin!

Sot, duart e nevojës janë ngritur drejt qiellit për të pranuar shpërblimin e devocionit dhe besimit. Me përulësinë e shërbesës dhe lartësinë e adhurimit, shpreheni me zemër e me shpirt, afrojeni me vullnet dhe gatishmëri, atë që Zoti i mëshirshëm dhe begatues në ju ka hedh si farë tolerance, mirësie dhe dashurie...

Anton Marku: Biri i humbur

Një fytyrëe pështyrë mijëra herëu shtri mbi një dru të vdekur Nëpër trup i kishin mbeturshenjat e ëndrrave Me gishta të zverdhurshtrydhi sytëderisa nisi t‘u ngjantetë vdekurve të vetë...

Timo Mërkuri: Tre poetë - Sadik Bejko

Është interesante poezia "Dashuri" e Sadik Bejkos sepse: megjithëse e shkruar në kohën tone, madje me një sfond poetik tradicional, ajo jo vetëm që është një poezi moderne, por mund të shihet si pjesë e tranzicionit midis poezisë moderne dhe asaj postmoderne...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora