E shtune, 27.04.2024, 01:51 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: “Echoes from Iliria”, Echoes from Parashqevi Simaku

E diele, 07.01.2024, 09:05 PM


“Echoes from Iliria”, Echoes from Parashqevi Simaku

Nga Keze Kozeta Zylo

Parashqevi Simaku është nje artiste e rrallë që edhe pse ka kohë pa dalje në publik, të ngacmon kujtesën dhe vjen me një jehonë flladitëse shpirtërore dhe të frymëzon për të shkruajtur dhe pë ta kujtuar me plot respekt, por mbi të gjitha me dashurinë si artdashëse e saj.

Ajo erdhi nga një qytet i vogël i Shqiperise, Kavaja dhe u ngrit plot meritë në tempullin e artit, me zërin e saj melodioz, bukurinë femërore, delikatesën në plastikën e lëvizvjeve të shoqërimit, buzëqeshjen e trëndafiltë si gonxhe shqipërie.

Që ne moshë të re filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar dhe duke rrëmbyer zemrat e artdashësve.  Dalja e saj në skenë elektriozonte publikun, si me magnet tërhiqte me lirikën e mrekullueshme dashurore.  Ajo i këndoi rinisë me të cilën zuri vendet e para, apo në Festivalin e 27-të të Këngës në RTSH me këngën për fëmijët "E duam lumturinë", teksti Agim Doçi dhe kompozitor Pirro Çako u vlerësua me çmimin e parë.

Sa herë vijnë festivalet e Këngës në RTSH edhe pse larg 9 male kaptuar, e pamundur mos të më shfaqet imazhi i saj i bukur, i freskët, sharmante, kultura e intepretimit dhe shumë detaje të tjera që sot disa nga “artistët” tanë i kanë rrokullisur në humnerë…

Por le të hidhemi në takimin e fundit që patëm ne si artdashës me Parashqevi Simakun në Manhattan kryeqytetin e botës, në vitin 2006.  Në atë kohë bashkë me Qemalin ishim të punësuar në kolegj në Globe Institute dhe jo shumë larg ishim nga vendi ku do të promovohej CD-ja “Echoes from Illyria”.  Ftesën e marrë prej saj ia pranuam me një kënaqësi shumë të veçantë dhe brenda ishte emocioni, nga ato emocionet e bukura që të dhurojnë kjo racë artistësh. Ne shkuam me disa student të kolegjit.

Në hyrje na mirëpriste Parashqevia me flokët e gjata si pendë palloi të zeza te derdhura mbi supet dhe me buzëqeshjen e saj aq të çilter dhe të bukur, veshur thjesht, CD –ja me Illyrinë dhe autorja e saj më ngjasonte si mbretëresha Teutë.  Në krah të aritistes ishte bashkëshorti simpatik, muzikanti Robert Nolfe bashkë me birin si yll.  Djali i saj i veshur me kostum tradicional shqiptar ishte një pjesë e shkëlqimit të artistes, por edhe si nënë shumë e devotshme.  Natyrisht duke e parë për dore me djalin e saj, e pamundur mos të të vinin në mendje vargjet e mrekullueshme të shkruara nga poeti brilant Agim Doçi si: Mos ja u prishni lumturinë/ mos iu prekni dashurinë/ askërrkush mos ta provojë/ se nënat s'ju lejojnë/ Fjala "Nënë" kudo në botë/ zgjon në zemra dashurinë/ mirëmëngjes jetës i thotë/ Mos ja u prishni lumturinë/ mos iu prekni dashurinë/ askërrkush mos ta provojë/ se nënat s'ju lejojnë/ Fjala "Nënë" kudo në botë/ zgjon në zemra dashurinë/ mirëmëngjes jetës i thotë.

Promovimi u realizua në “Borders books, music & coffe”, ku është mjaft e njohur për librat dhe revistat më të famshme në botë.

Parashqevi Simaku dhuroi dhe firmosi autografe me CD-në e saj.  Shpirti i madh i saj si një artiste me shumë vlera shquhej qartë në sytë e bukur.

Brenda sallës ndodheshin Yje të muzikës, të artit, figura publike etj.  Ndrinte në ballë regjisori I famshëm botëror, shqiptari me origjinë nga Dragoti i Tepelenës Stan Dragoti “Nderi I Kombit”, Fotografi i shquar Fadil Berisha, artisti i skenës, kampion bote Toni Dovolani etj.

Mirë se erdhët dëgjohej zëri i ëmbël i Parashqevisë dhe na përqafonte të gjithëve me radhë, ndalonte duke na pyetur e biseduar si shqiptarë dhe emigrantë.

Një moment ndaloi pranë nesh Stan Dragoti me një mirësjellje prej një xhentëlmeni të vërtetë dhe me kuriozitetin e shqiptarit donte të dinte se nga ishim, ngase ishte i befasuar që ishim aq shumë shqiptarë të mbledhur në këtë sallë promovimi.  Nuk do ta harroj kurrë gëzimin dhe krenarinë e tij që ndjeva kur i thashe se jam nga Mezhgorani i Tepelenës dhe sa afër me Dragotin.  Ah tha Dragoti është pengu i jetës sime që nuk shkova dot ta vizitoja edhe pse ishja aq pranë pasi më ndaluan në Gjirokastër dhe helikopteri s’mund të shkonte dot për shkak të kohës së keqe…  Miqësia jonë vazhdoi me këtë artist të madh edhe në Kalifornia derisa mbylli sytë, por do ta kujtojmë përjetësisht, sepse është krenari kombëtare dhe botërore.  Stan Dragoti tha se Parashqevia është një yll dhe me këtë CD me një emër shumë të bukur, duket sikur sjellë këtu në Manhattanin tim ku u linda dhe u rrita jehonën e stërgjysherve tanë, jehonën e Ilirisë.

Ajo që bëri shumë përshtypje ndër pjesëmarrës, studentë të shumtë ishte se CD-ja  “Echoes from Iliria” për gjithë shqiptarët e trojeve do ta jepte falas.

Thellë shpirtit te saj ka qenë arti për të na magjepsur dhe na bëri fatlum, të jetonim shpirtshëm ne dekadat që kaluam dhe që vazhdojmë ta dëgjojme me ëndje edhe sot.

Albumi është një pasuri e vyer për artin kombëtar, për artdashësit e shumtë të saj, ato kanë origjinalitetin e artistes të kënduara në shqip ku midis autorëve të teksteve janë autorët më në zë të kombit si Poradeci, Çajupi, Fan Noli etj me producent Robert Nolfe.

Parashqevi Simaku është legjendë e skenës, është legjendë e kohës që kaluam me bukuritë dhe dhimbjet që përjetuam, me vezullimin e saj sidomos në vitet 80-90 të shekullit të kaluar, me një vokal herë shpërthyes dhe herë melankolik.  Sot më trishton drithshëm me një tis pikëllimi që nuk ka kontakte me skenën atje ku ajo rrezatonte mrekullisht.  Sidoqoftë në këtë fillim të vitit të Ri zëri i saj më erdhi si “Echoes from Illyria”, Echoes from Parashqevi Simaku.

Disa nga këngët e intepretuara ndër vite:

Në CD “Echoes from Iliria” janë këto këngë: "Haxhireja"/"Ura e Shijakut"/ "Pranvera do të vijë"/ "Anës lumenjve"/"Dashuria"/"Se-sa"/ "Jug-Veri"/"Kur jam me ty"/ "Pak më shumë"/ "Dielli".

Pop songs janë: "Gëzimi i shtepisë së re" (1983),/"Në moshën e rinisë" (1985), Festivali i Këngës winner"Një mëngjes" (1986)

"Kur lulëzon bliri" (1986), "Me sytë e tu" (1987), "Çdo mëngjes", "Çdo gjë bashkë ne e ndajmë", "Buzë detit jemi rritur", "Bashkëmoshatarët" (1987), "Koha nuk na pret" (1987), "E duam lumturinë" (1988), Festivali i Këngës winner,"Gusht e prush" (1988), "Jetoj" (1989), "Nuk jam vetëm" (1989), "Sonetë për vete" (1990), "Lejla" (1990), "Dëgjoma këngën" (1991), "Se dashuria", "Kur të prisja ty", "Tik Tik Tak", "Mes nesh është dashuria", "Më the të dua", "Në sytë e tu", "Qyteti im", "Shoqet", "Bashkë ne të dy", "Sytë e një vogëlushi","Dashuria e vërtetë", "Pyes veten".

6 janar, 2024

Staten Island, New York



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Besnik Hoxha - Fisi Hoxhaj, Arrëz e Madhe Kozeta Zylo: Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” festoi gjashtë Vjetorin e themelimit të saj Kozeta Zylo: Lamtumirë pedagogu im dhe shkrimtar i shquar Musa Vyshka! Kozeta Zylo: Në Kepin e Rodonit, në Kishën e Shna Ndout si pranë Zotit Kozeta Zylo: Libri “Gjenocidi serbo-malazez” është një studim historik kombëtar mbi tragjedinë shqiptare për dy shekuj me radhë Kozeta Zylo: Krahina historike e Buzit ndez qirinjtë e isos me frymëz Hëne në Gjinokastër Kozeta Zylo: Bisedë me zonjushen Ema Hila, garuese për Miss Shqipëria 2023 Kozeta Zylo: Mbrëmje Gala dhe Paradë madhështore nga Rrënjët Shqiptare në 15-të Vjetorin e saj Kozeta Zylo: UÇK-ja në gjyqin e turpit të shekullit 21 Kozeta Zylo: Ambasadori Blerim Reka midis nxënësve të shkollës shqipe “Alba Life” Kozeta Zylo: Dita e Pavarësisë së Shqipërisë në New York Kozeta Zylo: Përçarja dhe mosmirënjohesit, Kanceri i shoqërise shqiptare Kozeta Zylo: Në Udhën e Shkronjave Shqip drejt Washingtonit Keze Kozeta Zylo: Një kurorë ulliri në kulturën kombëtare Kozeta Zylo: Çështja e Pazgjidhur Çame së shpejti në Kongresin Amerikan Kozeta Zylo: Gjenerali Clark u takua me komunitetin shqiptar në Staten Island Kozeta Zylo: Shqip nëpër gjithë Nju Jorkun dhe në Online nga Alba Life, Ambasador i Kombit Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” në Bronx filloi vitin akademik Kozeta Zylo: Kujtojmë Martirët e Gjuhës Shqipe Kozeta Zylo: Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora