| E diele, 07.01.2024, 09:05 PM |
“Echoes from Iliria”, Echoes from Parashqevi Simaku
Nga
Keze Kozeta Zylo
Parashqevi
Simaku është nje artiste e rrallë që edhe pse ka kohë pa dalje në publik, të
ngacmon kujtesën dhe vjen me një jehonë flladitëse shpirtërore dhe të frymëzon
për të shkruajtur dhe pë ta kujtuar me plot respekt, por mbi të gjitha me
dashurinë si artdashëse e saj.
Ajo
erdhi nga një qytet i vogël i Shqiperise, Kavaja dhe u ngrit plot meritë në
tempullin e artit, me zërin e saj melodioz, bukurinë femërore, delikatesën në
plastikën e lëvizvjeve të shoqërimit, buzëqeshjen e trëndafiltë si gonxhe
shqipërie.
Që
ne moshë të re filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar
dhe duke rrëmbyer zemrat e artdashësve.
Dalja e saj në skenë elektriozonte publikun, si me magnet tërhiqte me
lirikën e mrekullueshme dashurore. Ajo i
këndoi rinisë me të cilën zuri vendet e para, apo në Festivalin e 27-të të
Këngës në RTSH me këngën për fëmijët "E duam lumturinë", teksti Agim
Doçi dhe kompozitor Pirro Çako u vlerësua me çmimin e parë.
Sa
herë vijnë festivalet e Këngës në RTSH edhe pse larg 9 male kaptuar, e pamundur
mos të më shfaqet imazhi i saj i bukur, i freskët, sharmante, kultura e
intepretimit dhe shumë detaje të tjera që sot disa nga “artistët” tanë i kanë
rrokullisur në humnerë…
Por
le të hidhemi në takimin e fundit që patëm ne si artdashës me Parashqevi
Simakun në Manhattan kryeqytetin e botës, në vitin 2006. Në atë kohë bashkë me Qemalin ishim të
punësuar në kolegj në Globe Institute dhe jo shumë larg ishim nga vendi ku do
të promovohej CD-ja “Echoes from Illyria”.
Ftesën e marrë prej saj ia pranuam me një kënaqësi shumë të veçantë dhe
brenda ishte emocioni, nga ato emocionet e bukura që të dhurojnë kjo racë
artistësh. Ne shkuam me disa student të kolegjit.
Në
hyrje na mirëpriste Parashqevia me flokët e gjata si pendë palloi të zeza te
derdhura mbi supet dhe me buzëqeshjen e saj aq të çilter dhe të bukur, veshur
thjesht, CD –ja me Illyrinë dhe autorja e saj më ngjasonte si mbretëresha
Teutë. Në krah të aritistes ishte
bashkëshorti simpatik, muzikanti Robert Nolfe bashkë me birin si yll. Djali i saj i veshur me kostum tradicional
shqiptar ishte një pjesë e shkëlqimit të artistes, por edhe si nënë shumë e
devotshme. Natyrisht duke e parë për
dore me djalin e saj, e pamundur mos të të vinin në mendje vargjet e
mrekullueshme të shkruara nga poeti brilant Agim Doçi si: Mos ja u prishni
lumturinë/ mos iu prekni dashurinë/ askërrkush mos ta provojë/ se nënat s'ju
lejojnë/ Fjala "Nënë" kudo në botë/ zgjon në zemra dashurinë/
mirëmëngjes jetës i thotë/ Mos ja u prishni lumturinë/ mos iu prekni dashurinë/
askërrkush mos ta provojë/ se nënat s'ju lejojnë/ Fjala "Nënë" kudo
në botë/ zgjon në zemra dashurinë/ mirëmëngjes jetës i thotë.
Promovimi
u realizua në “Borders books, music & coffe”, ku është mjaft e njohur për
librat dhe revistat më të famshme në botë.
Parashqevi
Simaku dhuroi dhe firmosi autografe me CD-në e saj. Shpirti i madh i saj si një artiste me shumë
vlera shquhej qartë në sytë e bukur.
Brenda
sallës ndodheshin Yje të muzikës, të artit, figura publike etj. Ndrinte në ballë regjisori I famshëm botëror,
shqiptari me origjinë nga Dragoti i Tepelenës Stan Dragoti “Nderi I Kombit”,
Fotografi i shquar Fadil Berisha, artisti i skenës, kampion bote Toni Dovolani
etj.
Mirë
se erdhët dëgjohej zëri i ëmbël i Parashqevisë dhe na përqafonte të gjithëve me
radhë, ndalonte duke na pyetur e biseduar si shqiptarë dhe emigrantë.
Një
moment ndaloi pranë nesh Stan Dragoti me një mirësjellje prej një xhentëlmeni
të vërtetë dhe me kuriozitetin e shqiptarit donte të dinte se nga ishim, ngase
ishte i befasuar që ishim aq shumë shqiptarë të mbledhur në këtë sallë
promovimi. Nuk do ta harroj kurrë
gëzimin dhe krenarinë e tij që ndjeva kur i thashe se jam nga Mezhgorani i
Tepelenës dhe sa afër me Dragotin. Ah
tha Dragoti është pengu i jetës sime që nuk shkova dot ta vizitoja edhe pse
ishja aq pranë pasi më ndaluan në Gjirokastër dhe helikopteri s’mund të shkonte
dot për shkak të kohës së keqe… Miqësia
jonë vazhdoi me këtë artist të madh edhe në Kalifornia derisa mbylli sytë, por
do ta kujtojmë përjetësisht, sepse është krenari kombëtare dhe botërore. Stan Dragoti tha se Parashqevia është një yll
dhe me këtë CD me një emër shumë të bukur, duket sikur sjellë këtu në
Manhattanin tim ku u linda dhe u rrita jehonën e stërgjysherve tanë, jehonën e
Ilirisë.
Ajo
që bëri shumë përshtypje ndër pjesëmarrës, studentë të shumtë ishte se
CD-ja “Echoes from Iliria” për gjithë
shqiptarët e trojeve do ta jepte falas.
Thellë
shpirtit te saj ka qenë arti për të na magjepsur dhe na bëri fatlum, të jetonim
shpirtshëm ne dekadat që kaluam dhe që vazhdojmë ta dëgjojme me ëndje edhe sot.
Albumi
është një pasuri e vyer për artin kombëtar, për artdashësit e shumtë të saj,
ato kanë origjinalitetin e artistes të kënduara në shqip ku midis autorëve të
teksteve janë autorët më në zë të kombit si Poradeci, Çajupi, Fan Noli etj me
producent Robert Nolfe.
Parashqevi
Simaku është legjendë e skenës, është legjendë e kohës që kaluam me bukuritë
dhe dhimbjet që përjetuam, me vezullimin e saj sidomos në vitet 80-90 të
shekullit të kaluar, me një vokal herë shpërthyes dhe herë melankolik. Sot më trishton drithshëm me një tis
pikëllimi që nuk ka kontakte me skenën atje ku ajo rrezatonte mrekullisht. Sidoqoftë në këtë fillim të vitit të Ri zëri
i saj më erdhi si “Echoes from Illyria”, Echoes from Parashqevi Simaku.
Disa
nga këngët e intepretuara ndër vite:
Në
CD “Echoes from Iliria” janë këto këngë: "Haxhireja"/"Ura e
Shijakut"/ "Pranvera do të vijë"/ "Anës
lumenjve"/"Dashuria"/"Se-sa"/
"Jug-Veri"/"Kur jam me ty"/ "Pak më shumë"/
"Dielli".
Pop
songs janë: "Gëzimi i shtepisë së re" (1983),/"Në moshën e
rinisë" (1985), Festivali i Këngës winner"Një mëngjes" (1986)
"Kur
lulëzon bliri" (1986), "Me sytë e tu" (1987), "Çdo mëngjes",
"Çdo gjë bashkë ne e ndajmë", "Buzë detit jemi rritur",
"Bashkëmoshatarët" (1987), "Koha nuk na pret" (1987),
"E duam lumturinë" (1988), Festivali i Këngës winner,"Gusht e
prush" (1988), "Jetoj" (1989), "Nuk jam vetëm" (1989),
"Sonetë për vete" (1990), "Lejla" (1990), "Dëgjoma
këngën" (1991), "Se dashuria", "Kur të prisja ty",
"Tik Tik Tak", "Mes nesh është dashuria", "Më the të
dua", "Në sytë e tu", "Qyteti im", "Shoqet",
"Bashkë ne të dy", "Sytë e një vogëlushi","Dashuria e
vërtetë", "Pyes veten".
6 janar, 2024
Staten Island, New York