Kulturë
Ilir Muharremi: "Unë e vrava gruan dhe fëmijët"
E shtune, 06.01.2024, 05:05 PM
Ilir Muharremi
"Unë
e vrava gruan dhe fëmijët"
Dani:
Jo... Ne i donim vajzat! Familjarët e saj më thanë që
Anabla
nuk ishte njeri i qëndrueshëm, por nuk mendoja se
ajo
ishte e aftë të bënte diçka të tillë!
Asenga:
Mirë, atëherë çfarë ndodhi?
Dani:
(pauzë) Futa trupat në makinë, vinte erë e keqe! U
çudita
se sa shpejt kufomat kishin marrë erë!
Asenga:
Ku janë? Ku janë??!!
Dani:
(qetë) Nuk isha i ndërgjegjshëm. Ende mbaj mend
fytyrën
e saj të nxirë. Ia shtrydhja venat e qafës derisa
qarkullimi
u shua në tru dhe ajo u zhduk! Janë... Janë...
Në
vendin ku punoj... në fushën e naftës! Anablën e kam
varrosur
aty afër, ndërsa trupat e gocave i kam hedhur në
cisternat
e naftës. Nuk mund të besoja se sa lehtë ishte t'i
lija
të binin nga vrima! Pasi ranë poshtë, dëgjova spërkatjen
teksa
gocat godisnin vajin!
Asenga:
Çfarë ka brenda në cisterna?
Dani:
Përzierje të ujit dhe të vajit.
Asenga:
E mban mend kur u ule këtu fillimisht dhe të
thashë
se është puna ime të zbuloj të vërtetën? Kjo është e
vërteta?!
Dani:
(lëviz kokën) Po!
Asenga:
Mendoj se jemi afër... por jo aty ku duhet...
Dani:
Unë nuk i lëndova vajzat!
Dialog nga tragjedia "Thyerja" e Ilir Muharremit.