Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Muharremi: "Unë e vrava gruan dhe fëmijët"

| E shtune, 06.01.2024, 05:05 PM |


Ilir Muharremi

"Unë e vrava gruan dhe fëmijët"

Dani: Jo... Ne i donim vajzat! Familjarët e saj më thanë që

Anabla nuk ishte njeri i qëndrueshëm, por nuk mendoja se

ajo ishte e aftë të bënte diçka të tillë!

Asenga: Mirë, atëherë çfarë ndodhi?

Dani: (pauzë) Futa trupat në makinë, vinte erë e keqe! U

çudita se sa shpejt kufomat kishin marrë erë!

Asenga: Ku janë? Ku janë??!!

Dani: (qetë) Nuk isha i ndërgjegjshëm. Ende mbaj mend

fytyrën e saj të nxirë. Ia shtrydhja venat e qafës derisa

qarkullimi u shua në tru dhe ajo u zhduk! Janë... Janë...

Në vendin ku punoj... në fushën e naftës! Anablën e kam

varrosur aty afër, ndërsa trupat e gocave i kam hedhur në

cisternat e naftës. Nuk mund të besoja se sa lehtë ishte t'i

lija të binin nga vrima! Pasi ranë poshtë, dëgjova spërkatjen

teksa gocat godisnin vajin!

Asenga: Çfarë ka brenda në cisterna?

Dani: Përzierje të ujit dhe të vajit.

Asenga: E mban mend kur u ule këtu fillimisht dhe të

thashë se është puna ime të zbuloj të vërtetën? Kjo është e

vërteta?!

Dani: (lëviz kokën) Po!

Asenga: Mendoj se jemi afër... por jo aty ku duhet...

Dani: Unë nuk i lëndova vajzat!

Dialog nga tragjedia "Thyerja" e Ilir Muharremit.