Kulturë
Poezi nga Engjëllushe Cane Paja
E merkure, 03.01.2024, 01:15 PM
Engjëllushe Cane Paja
Mirë
se erdhe!
Mirëse
erdhe Viti i Ri
Gëzuar
miq e mike kudo jeni
Perëndia
ju faltë mirësi
Paqa
e dashuria, qofshin refreni…
Horizonti
le të jetë Perëndim
Veç
kuota në ngjitje paçi në jetë
Trup
e shpirt paçin veç shërim
Ëndrra
më e bukura u bëftë e vërtetë.
Përherë
të kemi gëzim e shpresë
Buzëqeshje
të bukura çdo ditë
Stinët
që ende s’kanë trokitur në jetë
Ardshin
të ndritshme porsi rubin…
Armeni, fshati im i
bukur
O
vatani im i bukur,
Zoti
ty të ka bekuar,
Malet
fushat gjelbërojnë,
Kopsht’
e pemë lulëzuar.
Bilbili
këngës ja thotë.
Vjosë
e Shushicë iso mbajnë.
Tokë
e djegur me barot
Qëndrestare
skaj më skaj.
Vatani
është ëndërr plot kujtime,
Nostalgji,
dashuri, mall veç për ty,
Këtu
iku me vrap fëmijëria ime
Ti
përherë më pret plot me dashuri.
Prindërve,vëllezërve
u prehen eshtrat aty.
Në
tokë dhe në ajër enden kujtimet
Stinë
të mbushura me shumë nostalgji
Në
zemër mbetet kujtesa, premtimet…
Armeni, vendlindja ime
Ndriçon
porsi margaritar
Ne
bijat e tua, me ty ndihemi krenar
Tek
ti pimë qumësht nga gjiri
Nga
nënat tona prej floriri…
Zemra
me ty bëhet bashkë
A
duket gjaku nëpër deje?
Mallin
që kam për ty,
Mallin
që rrjedh prej meje,
Nuk
e shuan lumi as deti
Ti
për mua je Princi, je Mbreti.
Për
ty ka gëzim dhe Zoti
Je
si bahçe me lule,fushat rrethuar,
Me
lumenj e e male, klima jote,
Ujë
i ftoht si bora, ilaç për sëmundje,
Në
kurbet s’gjej dot burim,
Që
të shuaj mallin tim,
Vatani
im perëndeshë e bukur.
Djemtë
si yje,vajzat porsi flutur.
Sot
jam nënë, gjyshe, s’duroj dot,
Shpirti
këto vargje zemre m’i thotë,
Sa
të lodhur në këtë botë
Herë
të qeshur, herë me brengë e lotë…
Hajdeni
nëna edhe një herë,
Të
ndriçojnë ato dyer,
Ato
shkallë lyer me gëlqerë.
Shtëpitë
mbushur plot me njerëz,
Plot
shaka e muhabet.
Sa
shumë mallë dhe kujtime
Dot
s’i nxëka pena ime
Nuk
i nxë fjala e vargu
Këtu
ku janë kulmi dhe pragu
O
Armeni gjithë lezete
Pak
nga pak ti seç na trete
Këtu
larg, në të huajin dhe
Balsam
shpirti për mua je…
Ti japim jetës o njeri,
pak mirënjohje e dashuri…
Ikim
në heshtje, me celularë në dorë
Në
këmbë apo me makinë
Sikur
ndjekim pas një meteorë
Kemi
humbur në rrugë njerëzinë.
Kemi
humbur njëri tjetrin, vetveten,
Në
shtigjet e rrjeteve sociale
Me
selfie e barazojmë jetën
Shkrepjet
e celularit i bëjmë male.
Sot
dielli nuk të ngroh,
Edhe
hëna sikur s’ndriçon
Ëndrrat
e njerëzve të braktisura,
Dhe
jeta ikën e shkon.
Çfarë
po ndodh me ne vallë?
Ka
ardhur kohë e vështirë…
Jemi
të gjallë e nuk takohemi,
Në
mes të ditës, si në errësirë.
Njëri
–tjetrin s’do ta njohin,
As
djali im as vajza jote.
Tej
ekranit asgjë s’shohin
Robotë
të kësaj epoke.
Robotë
e të huaj me njëri tjetrin,
Ka
ngrirë emocioni njerëzorë.
Imazhin
tonë në klikime ndjekim,
Jetojmë
në tokë e ndjekim meteor…
Dikur
ishte krejt ndryshe
Dasmat,
muzika rrinin zgjuar,
Të
gjithë të dashur,përkrah njëri -tjetrit,
S’ishim
të largët, as të huaj…