E diele, 04.05.2025, 10:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (2)

E merkure, 27.12.2023, 08:57 PM


RRETH KUPTIMIT PARAKOMBËTAR TË EMËR-TERMIT POLIETNIK SERB

DHE SI U IMPUNUA NË SHEK. XIX-XX

(2)

Nga Dr. Nuhi Veselaj

II. MOHIMI I HISTORISË SË PËRBASHKËT E FQINJËSORE SHQIPTARO-SERBE, FOBI E PRAVOSLLAVES SERBE

Hyrje

Në pjesën e parë të këtij punimi argumentuam supozimin tonë rreth implikimit edhe të gjuhës shqipe rreth ndikimit të prejardhjes së fjalëtermave greko-latinë sclavus skllav sllav dhe servus serb sherb dhe paralajmëruam se në pjesën vijuese do të bëjmë fjalë për fobinë e pravosllaves serbe, e cila, përkundër disa studiuesve sadopak të arsyeshëm serbë, mohon pothuaj tërësisht, jo vetëm ndikimin gjuhës shqipe në serbishte, duke përfshirë, pra edhe fjalë-trajtat: *shklavë, *sherb të shqipes si koncept në raport me barasvlerësit përkatës të greko-latinishtes, madje edhe të vetë serbishtes, por mohon pothuaj tërë historinë në jetë- ballafaqimet e përbashkëta shqiptaro-serbe edhe atëherë kur iliro-shqiptarët gjatë mesjetës në etapa të caktuara ishin protogonistë kryesorë, qoftë në aspektin organizativo ekonomiko- shoqëror e diplomatiko-shtetëror, qoftë në atë gjuhësor e kishtaro-fetar.

Në të vërtetë, ne, edhe një here, veç material-artikujve të tjerë, sërish konsultuam edhe më në hollësi edhe artikullin me titull: O poreklu imena Srbin (Mbi preardhjen e emrit Serb-in ) dhe konstatuam se po në atë artikull, dalin 40-50 variante trajtash lidhur me emrit Srbin  (sarb, srbata, sjarbin,  sarbeoti, sarmati, sorabi … etj.) që ne nuk i diskutojmë. Ne nuk i diskutojmë as 710 shembuj që mbi këtë bazëe pak më gjerë (edhe Sarp djali i Nouhut etj. që i shënon studiuesi MiIlosh Millojeviq që gjatë hulumtimit të tij i paska hasur anembanë botës (!), por konsatojmë se mungojnë në artikullin e cekur edhe disa trajtë-supozime të tjera si  serbes (pers. S. Riza), *sa®blja (shpatë), *serp srp (drapër), dhe aq me tepër, artikullit në fjalë i mungon zgjidhja jonë “Sherb”, e shprehur në pjesën e parë të këtij punimi, e cila, për mendimin tonë, kohë-hapësirës konkrete i përgjigjet si zgjidhje e logjikshme pragmatike dhe shkencërisht më e perceptueshme, apo jo?

Sido me qenë, është e vërtetë se asnjëri prej 40 e sa emërtim-varianteve nga artikulli i rikonsultuar, nuk demanton fjalë-trajtat: sclavus -rob (skllavë) dhe servus- sluga, (shërbëtor), emërtime që i dha kësaj etnië kompetentë të asaj kohe nuk kanë pasur njohuri as ide rreth ekzistimit të ndonjërit nga ato 40 supozim–trajtat nga artikulli mbi trajtë-emërtimet e konceptit të fjalës Srbin, sepse për ta, barbaro-ardhacakët ishin robë e sherbëtorë (sclavus e servus) , siç edhe u pranuan, dhe ashtu u quajtën në gjuhën e shkrimit të tyre atbotë dhe vazhduan e  vazhdojnë të përdoren si historizma ndërkombëtarë edhe sot në gjuhë të ndryshme, si një pasqyrim i kohëhapësirës përkatëse. Dhe së këtejmi edhe gjuha e tyre e ardhacakëve quhej gjuhë serve a sclavene, gjuhë skllave (Për këtë, ndër fakte të tjera, shih, edhe te portali “zsh”, 3.09.23, Hamili Paganel -1797), por ky koncept, sipas nesh, te masa iliro-shqiptare servus del i zbutur me koncepin: *sherb  -shërbyes, me shërtbye.

Kur është fjala për trajtimin e ilirëve në përgjithësi në këtë Siujdhesë, përkatësisht për iliro-shqiptarët në veçanti, mund të themi se kemi studime në numër të konsiderueshëm, qoftë nga studiues të huaj, qoftë vendës, ku konstatohet, se pikërisht iliro-shqiptarët, në kohën moderne, dalin si shqiptarë (albanezë) të formëzuar si komb-shtet i njohur botërish me gjuhë e kulturë ilire të veçantë të trashëguar. Ne, në këtë kontekst do ta veçonim një punim-studim të prof. dr. Shefki Sedjdiut, romanolog i dëgjuar, metoda e punës së tij shkencore nga shkolla zagrebo-parisiane, ishte shembull-mësimi për mua, një siorientim qëpo përpiqem ta zbatoj në shkrimet  tona profesionale. Shefkiu, ndër të tjera mbi bazë faktesh kulturo-historike e sidomos gjuhësore etnologjike ka arritur në konstatime paksa vetjake që mund të quhen edhe kontribut rreth qasjes ose ndriçimit të historikut të IIirisë, përkatësishst etnisë iliro-shqiptare në këto tri etno-faza gjallimi që po i cek të bolduara, ndërsa ilustrim-sqarimet pas boldimit janë tonat:

I. Ilirët, shek VI para eres së re -  shek VII mbas eres së re, periudhë kjo që studiuesit tanë iliro-pellazgologë, nisur nga shqipja e sotme, nga errësira e së kaluares janë duke nxjerrë në dritë mjaft gjera  konkrete me interes për iliro-shqiptarët, siç është, pos tjerash, çështja e gigëve (shqiptaro-gegëve) dhe e dardanëve (pasilirë), por edhe çështja e bardhoplisit shqiptar anas që e ndeshim si gjurmë a simbol-përfaqësues tek mit-familja e kryezotit Zeus (Zoti i madh i mal-malësorëve tanë në Siujdhesën Ilirike), por edhe te faraonët legjendar të Egjiptit, tek tribunët historikë si Leka i Madh, Pirro-ja, por edhe te Papa, ku nga kjo seli, tash dy mijë sa vite më  parë, nis së zbatuari: Era e Re Kristiane, shenjëzime këto, si edhe disa të tjera dëshmojnë ndërlidhjen apo ekzistencën pellazgo-iliro-shqiptare në atë kohë-hapësirë, kontribute këto, të cilat mund të diskutohen por jo të mohohen.

II. Albano-Arbërit, shek. VII-XII mbas erës së re, etno-fazë kjo, ku pas sundimit romak, fiset ilire dalin të transformuara në etni apo fise të reja kryesisht që edhe gjatë Erës së re kristiane në Siujdhesën Ilirike do të identifikohen si shqiptaro-ilirë, përkatësisht si dardano-arbër, maqedono-epirot, hyllino-arvanit - gjithsesi si parashqiptarë të sotëm

III. Albano-Shqiptarët, shek. XII-XXI, që kap kohën e pasdyndjes së sllavëve dhe përzierja a ballafaqimi e tyre fqinjëror me anasit shqiptaro-ilirë, përkatësisht të përzier me shqiptarët (albanezë) që është temë jo e patrajtuar, por jo e plotë, po sidoqoftë, vlerëimet nga punimet e tilla, do të jenë bazë e bëgjetshme mbështetëse për ne edhe në këtë punim.

Sidoqoftë, po nga ai punim i studiuesit tone të nderuar, ndër të tjera, shkëputa një konstatim tjetër të tij. Autori, pas trajtimit të jetës e gjallimit të përbashkët parasllavë, të tre popujve antiko-mesjetarë: helenogrekët, italoromanët e iliroalbanët (shqiptaroilirët), të cilët edhe pse patën jetë të pandarë, megjithatë secili nga këta popuj-etnik fqinj karaktarizohet me ndonjë tipar të veçantë të trashëguar që ende mund të vërehet në realitetin historik e aktual të tyre, si:

1. Te helenogrekët ka mbizotëruar mitologjia dhe egocentrizmi,

2. tek italo-romanët  ka mbizotëruar racionalja, institucionalja dhe rendi, ndërsa

3. tek iliro-albanët (shqiptaro-ilirët), sipas, tij, ka zotëruar:spontaniteti dhe individualizmi.

Përveç vërejave të tilla karakteristike të këtyre popujve të lashtë: grekëve, italo-paslatinëve e para-shqiptarëve të sotëm. profesori i nderuar ka shkruar e folur, me sa më kujtohet,  edhe  rreth ndonjë karakteristike të popujve të sotëm, konkretisht edhe rreth etnosit e të shtet-kombit pravosllavo-serb, fakt ky që do ta cekim në pjesën e tretë të këtij punimi, por ai në bisedë të lirë spontane, nuk e ka i quajtur të qortueshëm konstatimin e stërgjyshit tonë pleqnar me përvojë, Mehmet Reçani,  i cli në fillim të shek XX për dallim nga shqipo-shkjetë ortodoksë të vendit, ata të Beligradit, të Kralevinës së Serbisë të shekullit XIX, të identifikuar si serbë, me kishë-pushtetin e tyre të atëhershëm, në krahasim gjendjen te ne, i karakterizonte me këto tri atribute: me paburrni vetjake, egërsi ruse dhe me pabesi turke.

Sidoqoftë, për të kuptuar më mirë temë-trajtesën tonë, në këtë pjesë të punimit me titull: Mohimi i historisë së përbashkët shqiptaro-serbe në Kosovë, fobi e pravosllaves serbe”, do të përqendrohemi në trajtim-sqarimin e këtyre tri çështjeve:

E para, rreth iliro-shqiptarëve në Siujdhesen Ilirike në prag e gjatë lindje-zhvillimit të Erës së Re Kristiane, nën trysninë e invazionit barbaro-sllavë dhe në vazhdimësi, deri te pushtimi turko-osman;

E dyta, rreth kontakt-ballafaqimit dhjetë shekullor më përpara dhe pesë gjatë sundimit Osman mes etnisë iliro-shqiptare me sllavo-serbë në jetë me probleme të, qoftë simboziore, qoftë qinjërie;

E treta, rreth shndërrim-formëzimit të kishës ortodokse iliroshqipobizantine në kishë njënacionale serbe dhe fobia antishqiptare-kosovare e saj që ende po vazhdon.

I) Iliroshqiptarët nën trysninë e invazionit barbaro-sllavë në Siujdhesa Ilirike

gjatë lindje-zhvillimit të Erës së Re Kristiane,

deri te pushtimi turko-osman

Siç po shihet nga titulli i temës kemi të bëjmë me tri etno-faza të një periudhe mija vjeçare. Së këndejmi, popullin tonë në këtë periudhë do ta përcjellim po në këto tri etno-faza, duke i dalluar shkrimisht si: iliro-shqiptarë, shqiptaro-ilirë e shqiptarë, ku përkundër pushtimit nga Perandoria romake, në këtë Siujdhesë dominoi gjuha ilire-shqipe, që dëshmohet me mbetje-ekzistuesen e sotme: gjuhën shqipe, prandaj këto tri etno-faza me sfidat që përshkuhen po përpiqemi me i rikujtue në disa pika:

E para, dihet fakti se në Perandorinë Romake gjatë lindje-zhvillimit të Erës së Re Kristiane e deri në prag të Kongresit të Berlinit 1878, Ballkani i sotëm me gjerësi Adriatik/Deti i Zi quhej Siujdhesë Ilirike, ku, pa përjashtuar vise të tjera, e themi me plot gojë, jetonin, iliro-shqiptarët, ku edhe ishin më të përqendruar se në vise të tjera, pikërisht në ato zona që vërehet që nga tetrakia e Diklocianit me qendrat Shkodra. Durrësi, Shkupi, Preveza. Po tani vetvetiu ky ndryshim i emrit të Siujdhesës lirike  në Ballkan, që ndodhi gjatë Erës së Re, pas plotësim-popullzimit të vendit nga ardhacakët, kryesisht barbaro-sllavë, turq e të tjerë tregonte rrudhjen e shtrirjes së hapësirës të pasardhësve të iliro-shqiptarëve, jo aq me shpërngulje aq sya me asimilimin apo shkrirjen e tyre me ardhacakë, apo jo?

E dyta, veç rrudhjes e simbiozimit me  ardhacakët, iliro-shqiptarët e pësuan edhe nga vetë ndarja e Perandorisë Romake në dy kryeqytete, më 365 nga Konstatini i Madh, përkatësisht 60 vjet më vonë nga Teodori i Madh (395), që në fakt ishte ndarje në dy perandori: Perandoria Romake Perëndimore, me kryeqytet Roma dhe Perandoria Romake e Lindjes, me kryeqyet Roma e Re (Konstanopoja), prej nga rezultoi që Siujdhesa Ilirike, përkatësisht shumica absolute e Ilirisë, tash me shqiptaro-ilirë, mbeti nën sundim-influencën e Lindjes (Bizantit) dhe kjo gjatë Erës së Re kristiane do të shkaktojë pasoja shtesë në botën shqiptaro-ilire, veç tjerash edhe në fushën psikologjike e mendimore, por edhe fetare-ideologjike, sepse më parë para dualizmit kristian dhe përzierjes me ardhacakë masa shqiptaro-ilire veç me kulturën e botën e vet specifike gjithkëndej shpirtërisht e historikisht ishte e ndërlidhur gjithandej më fort me botën përtej Adriatikut, me Romën si kryeqytet me histori të lashtë, si qendër kulture e administrimi dhe së andejmi nuk i kishin të huaja as etnitë: mesapët, etruskët, deri edhe koptët, po as latinët me gjuhën e tyre zyrtare e vullgare, ku do të përfshihen edhe vetë. Sido që të ketë qenë, po në këtë Siujdhesë, gjatë lindjes e zhvillimit të Epokës së re kristiane, do të identifikohet populli ynë si shqiptaro-ilirë, përfshirë këtu edhe ballafaqimin me pasojat e shkizmës.

E treta, pikërisht në shekullin VI-VII, pra në qindvjetshat e parë të Epokës së Re Kristiane, si pjesë e Lindjes (Bizantit) Siujdhesa Ilirike, shqiptaro-ilirët, do ta pësojnë në ballafaqim me shtrirjes intensive të pakontrolluar të hordhive barbare kryesisht sllave, nga dy anë-drejtimet: nga veriu, nga barbaro-ardhacakët huno-avaro-sllavë si dhe nga ana lindo-jugore. nga barbaro-ardhacakët sllavo-bullgarë.

E katërta, pikërisht ardhacakët që përgjithësisht, si të themi, filluan të strukturohen edhe shtetërisht duke iu nënshruan fisnikë-pushtetarëve përkatës vendës e qendror, prijësve fisesh lokalë shqiptarë, latinë e grekë, nga të cilët qenë pranuar si serv-us - shërbëtorë (për punë të ndryshme) apo si sclav-us bujkrobë (skllavë) më fort për punë bujqësore, por kuptohet që po këta ardhacakë si servus e sclavus, ndërkohë, do të përzihen me anasit, vende-vende deri në simbiozë, sidomos me shtresën e gjerë shërbyese shqiptaro-iliro, dhe kështu edhe vendasit përjetuan ndarjen e shoqërisë jo vetëm në klasa sipas sistem-gërshetimit skllavopronar e feudal, përkatësisht fisnikë /sherbëtorë e feudo-bujarë/bujqrobë, por edhe sa i përket besimit pagan politeist/kristianomonoteist dhe së këtejmi si masë do të jenë pjesë e shoqërisë aktive,  do të veprojnë, qoftë si bashkësundues, por gjthsesi mbrojtës të perandor-sundimtarit përkatës që ideologjikisht do të respektojnë edhe fenë e sundimtarit apo të atij shteti perandorak. Konkretisht e kemi fjalën, qoftë për Perandorinë Lindore Bizantine, qoftë për atë Perëndimore të Romës.

E pesta, pikërisht nga ngatërresat ndërmjet këtyre dy qendrave perandorake dhe fuqizimit të anaso-ardhacakëve konkrtetisht në Siujdhesën Ilirike do të pësojnë edhe fisnikëria edhe masa dhe në këtë kontekst do të përfitojnë bullgaro-sllavët në simbiozë me  anasit thrako-beso-iliro-shqiptarë. Sidoqoftë, edhe pse thuhet se bullgarët si fis turko mongol që nga Volga kishin njohuri për islamizmin, tani ata në simbiozë me shumicën ardhacake sllave, duke asimiluar dukshëm masën anase thrako-ilire, ditën të organizohen si shtet dhe fetaro-ideologjikisht zgjodhën kristianizmin. Në të vërtetë, meqë ende s’kishte ndodhur Shkizma e Madhe, por rivaliteti propagandistik mes dy rrymave vazhdonte, mbreti bullgar Boris (852-879), më 870, kërkon udhëzim nga Roma, rreth atributimit të fesë kristiane, ajo ndihmë iu dha nga Papa, por si duket shteti bullgar u përcaktua për ortodoksizmin, për këtë nuk di sa ka ndikuar perandori bizantin Mihajli II, i cili për t’i përfituar bullgaro-sllavët apo sllavët shumicë ardhacake të mbarë Siujdhesës Ilirike që po forcoheshin, caktoi dhe i dërgoi si misionarë dy prelatë ortodoksë të parapëgatitur edhe për gjuhët sllavisht Qirili (826-889) e Metodi 815-883) që të predikonin Ungjillin në gjuhën sllave, dhe sigurisht kjo ndikoi që më me lehtësi ta bënin përvetësimin e masës sllave, të cilëve ua lehtësuan që sadopak ta kanë më të pranishme doktrinën ortodokse në gjuhën e tyre doktrinë kjo që u përpunua sidomos nga nxënësit e tyre Naumi e Klementi dhe në këtë gjuhë amalgamë bullgaro-ruso-sllave, që e pranoi  elita bullgare si dhe anasit thrako-ilirë të asaj zone, të cilët e shkrinë gjuhën e tyre në këtë gjuhë të vjetër kishtare sllave, e cila nuk ishte as gjuhë iliro-shqipe, as gjuhë popullotre sllavo-serbe, por ishte si me thënë një gjuhë, mbase siç njihet sot gjuhë-dialekti torllake, e cila, si e pastandiuar ka shtrirje në në sipërfaqe mjaft të gjerë në disa shtete, gjuhë-dialekt ky i formëzuar me elemente të këtyre gjuhëve të këtyre shteteve, por ka të përfshirë në vete edhe ndonjë element të shqipes e të gjuhës turke.

E gjashta, gjithsesi ajo gjuhë kishtare pravosllave pati ndikim, tek shqipfolësit në masë. sepse e shfrytëzoi nga praktika strukturën e gjuhës shqipe si sistem që sdadopak mund të konkurronte strukturisht si gjuhë sakrale, për çka ka prova  të parrëzueshme se gjuha shqipe  ekzistonte, por më fort si gjuhë popullore familjare, e cila si e tillë edhe përdorej në shuicën e zonave, prandaj edhe mbeti si gjuhë mase, ndërsa gjuha kishtare e qirilimetodit me ndonjë ndryshim-përpunimi do të përdoret edhe nga mbretërit e caret bullgare si  dhe në rrjedhë edhe në dinastinë e ashtuquajtur serbosllavonemanjite.

E shtata, ç’është e vërteta, shteti bullgar u forcua aq shumë, duke shfrytëzuar  ortodoksizmin e Konstantinopojës sa që car Simeonit 893-927, i cili kishte shtrirë sundimin edhe mbi tokat e Epirit shqiptar (albanez) dhe së andejmi nga Bizanti i përunjur mori njohje autoqefalia me qendër kishtare Ohri, prej nga po merrte tribute si haraç dhe në atë nënhije ndikimi do të lakmojë edhe më shumë: Donte ta pushtonte plotësisht Bizantin.Thuhet se Patrikanën dhe Perandorin bizantin, nga ai synim-invazion, e shpëtoi fati, sepse papritur vdes Simeoni dhe si rrjedhojë pasoi dobësimi i shteti bullgar dhe njëherazi u bë mëkëmbja e Bizantit.

E teta, pas disa dekadash shtetit bullgar u risforcua nga cari Samoil (977-1014), i cili duke luftuar Bizantin e disa principata lojale pro bizantine e futi nën sundim pothuaj tërë Shqiprinë, shumicën e territorit të Siujdhesën Ilirike madje edhe tutje nga Dalmacia. Dhe pikërisht rreth kësaj shtrirjeje bullgare historia përmend ekzistimin e shtet-principatës së Dukles (andej nga Kraja e Shkodrës) nën drejtimin e Gjon Vladimirit (970-1016), i cili si princ-pinjoll i familjes krajane (me traditë ilire) Nemani (!), si përkrahës i Perandorisë Bizantine humb luftën kundër Samoelit, mirëpo në marrëveshje vasaliteti e krushqie me të, duke i ndejtur besnik padronit, iu lejua të vazhdonte drejtimin e shtetit në disa zona të Albanisë e përgjithësisht. Ndërkaq, pas vdekjes së Samoelit që pësoi keqas shpirtërisht nga masakra monstruoze, verbimi që u bëri ushtarëve të tij, perandori bizantin bullgarongrënësi Bazil, ndaj Gjonit u organizua atentat nga i kunati. Në të vërtetë Gjonin e ftojnë gjoja për konsultim në Prespë-Ohër (ku ishte selia e perandorisë, dhe aty pabesisht kunati, tenton t’i presë kokën, por, gjoja, shpata nuk ia preu, atëherë Gjoni, si njeri i përshpirtshëm që ishte, jo vetëm nuk kundërshtoi, por për t’ia plotësuar dëshirën, si thotë miti, i dhuroi mik-kunatit vrasës kryqin mbrojtës të tij që i mundësoi mik-xhelatit heqjen e kokës. Kështu tash ndodhi vazhdimi i mrekullisë:  Gjoni (apo Jovani, Joni) në njërën dorë e mori kryqin dhe në tjetrën kokën e vet dhe nga Ohri-Prespa, sifluturimthi shkoi afër Elbasanit e dha shpirt në një kishë-manastir që e kishte ndërtuar vetë, ku edhe iu ruajtën lipsanet e tij. Për këtë mrekulli kisha serbe, vetëm pse e themeluar më herët, Jovan Vladimirin e ka shpallur shenjtor të parë të kishës së vet, madje edhe dhe Tivari e Mali i Zi e kanë emnuar si mbrojtës. Njëherazi e njohin shenjt edhe kisha bullgare, ajo greke si dhe ajo shqiptare e cila sot ruan permendoren me lipsanet e tij.

Vërejë: Shenjtshmëria e tij e kanonizuar nuk diskutohet, por del e diskutueshme kombësi-etnia

dhe emërtim vend-shteti i tij. Thuhet se ishte nip i Simeonit bullgar, po kishte lindur në Krajë të Dukles, në një familje fisnike iliro-dukleote, si princ-mbret dhe i shërbente Bizantit. Sipas modës ishte pagëzuar me emrin sipas gjuhës së dajave sllavo-bullgarët të fesë orodokse, Jovan Vladimiri. Serbët si etni e përvetësuan të parët si serbë, ashtu si edhe malazezët, pore quajnë edhe Zetski Kralj (Mbreti i Zetës). Ndërkaq, shqiptarët, bazuar në rrethanat gjeografike e historike të kohës e konsiderojnë themeluesin e shtetit të parë shqiptar në mesjetë. Sido që të ketë qenë, të gjitha faktet logjike, lindja, veprimtaria e sidomos, miti i vdekjes, i ruajtjes së lipsaneve, mbetjeve ashtnore nga Karl Topia e ngritja e manastirit e të tjera, anojnë gjiothsesi në të mirë të kombësisë shqiptare, ngase atëherë mbi gjashtë fise malazeze ishin shqiptare, apo jo?!

E nënta, kur është fjala rreth vazhdimit të dinastisë bullgare për ne është me shumë interes edhe kjo e dhënë se në kohë të sundimit të mbretit bullgar Arseni II (1230-1234), në Kosovë (Dardani) shqiptarët identifikohen si popullatë shumicë. Këtu kërkohet ndihmë nga studiuesit e historianët ta shpjegojnë: territori i Kosovës së tashmë me Rrafshin e e Dukagjinit kur u pushtua nga nemanjitët: Stefani si dhe pasuesi Milutini, kishte qenë nën sundimin bullgar, atë bizantin apo nën autoritetet vendëse?

E dhjeta, ç’është e vërteta, siç u përmend më sipër, nga ndarja në dv kryeqytete të Perandorisë Romake (365,395), lindi sherr i madh, mes Romës e kryesuar nga Papati, ku në krye qëndronte Papa, dhe Konstanopojës, nga Patriarkana, ku në krye qëndronte Patriku. Mosmarrëveshje paten deri edhe rreth komentimit të doktrinës fetare biblike, zënka këto që zgjatën afro 7 shekuj, deri më 1054 (shek XI), kur ndodhi e ashtuquajtura Shkizma e Madhe, kur u nda Perandoria pothuaj edhe administrative-fetarisht, në Perandori romake Perëndimore katolike e dhe ajo Lindore ortodokse, ku, siç do të shohim, do të pësojnë domosdo shqiptaro-ilirët, sidomos ortodoksët shqiptarë si shumicë te ne, sepse kisha përdorte gjuhën amalgam sllave e atë greke, ndërsa kisha katolike sidomos gjatë sundimit Osman si nga shteti osman, ashtu edhe nga Parikana cilësohej jo vetëm e padëshirueshme, por edhe si armike, prandaj si e tillë nuk mund të kishte shtrirje legale e as ndikim normal me shqipo–latinshten e saj lutjesore tek mbarë masa shqifolëse.

E njëmbëdhjeta, Islami (muhamedano-arab), në të vërtetë, fe-ideologji e re që u farkëtua  po nga Lindja e Mesme (Arabi), doli në arenën fetaro-ideologjike botërore, si fe e re, po abrahamite, afro 300 vjet para ndodhjes së Shkizmës së Madhe ndërkristiane, përkatësisht 6 shekuj pas fillimit të Erës së Re (Lindja-Kryqëzimi-Ringjallja e Krishtit) dhe së andejmi, në njëfarë mënyrë do të arrijë jo vetëm të sfidojë judaizmin, por edhe kristianizmin e dy varianteve, po më fort ortodoksizmin, sepse lindi e u përhap në terren e kurriz të Bizantit ortodoks. Kjo dukuri kur u zgjerua mbi Palestinën, atëherë pati si reaksion në botën kristiane perëndimore e në veçanti nga katolikizmi fanatik europian. Kjo u shfrytëzua edhe sipropagandishst nga Papati, ngase mendohej se u pushtua Varri i Krishtit, nga të pafetë (!) dhe se kjo ndodhi nga paaftësia e ortoksizmit, konkretisht e Kishes së Konstantinopojës, me Patrikun në krye. Së këtejmi, nga Papa Urbani II u apelua dhe u bë organizimi i kryqëzatave për Çlirimin e atij varri, që njëherazi ishte edhe zgjerimi i influences papate ndaj ortodopsizmit patrikan. Dhe vërtet lidhur me këtë autorteti i Patrikanës dhe i Bizantit do ta pësojë keqas e aq më tepër kur filloi depërtimi i kryqëzatave nëpër territorin e Bizantit ortodoks.

E dymbëdhjeta, kështu Bizanti e Patrikana nuk do ta pësojnë vetëm nga Islami, i cili u forcua ushtarakisht, por edhe nga kryqëzatat, të cilat ishin jo aq ushtri e disiplinuar, por nga ato u rrit influence e katolicizmit pikërisht atëherë kur vazhdonte rivaliteti i egër rreth dominimit të formës së kryqit e dihet se cilin kryq e përkrahnin kryqëzatat katolike perëndimore.

E trembëdhjeta, kështu, armiqësia Romë/Kontantrinopojë edhe më haptazi do të tregohet nga Kryqëzata IV katolike, e cila për 60 vjet(1204-1264), jo Palestinën po e mbajti nën pushtim Konstantinopojën, selinë e ortodoksisë prej kah Patriakana u detyrua me u largue dhe me dhjeta dekada pothuaj me veprue ilegalisht, në Nikea (vend në Azimë e Vogël)  por sadopak edhe pse e dobësuar prej andej mbante influecën në zona të caktuara të territorit të gjerë bizantin që qëndronin të papushtuara, qoftë nga islamët, qoftë nga influenca e Papatit apo të ndonjerit nga shtetet e reja. Nga ky agresivitet ndërkristian në Qendrën ballkanike të Bizantit në Siujdhesën Ilirike shfaqet Bogumilizmi si fe-ideologji e re, pothuaj rivale si reaksion ideologjik  si ndaj ortodoksizmit ashtu edhe ndaj katolicizmit, por njëherazi dolën në skenë edhe familje të veçanta rajonale fisnike me fuqi organizative fetaro-pushtetore që u ngriten në zhupani e principata, siç do të dalë edhe familja triballe Nemani, në Rasha të Dardanisë, Serbët i konsiderojnë triballët fis ilir i sllavizuar me prejadhje jo aq të përcaktuar vendio brenda  Ilirisë.

E katërbëdhjeta, pikëtisht në këtë kontekst, pra, politiko-fetar në Rasha të Dardanisë shfaqet familje-dinastia e ashtuquajtur triballe e nemanëve, me prearedhje nga Dukle, e drejtuar nga Zhupani i Madh Vuksani (1113) dhe pothuaj për dy shekuj (XII-XIV), përkatësisht 245 vjet kjo familje-dinasti do të sundojë në pjesën më të madhe të Siujdhesën Ilirike.

E pesëmbëdhjeta, ndërkaq Stefan Dushani (1308), pasi e privoi nga jeta at-mbretin Stefan Deçanski (1278) arriti ta zgjeronte sundimin mbi territore të reja, duke futur nën sundimin e tij pothuaj tërë Shqipninë dhe me gjerë. Ky, në biçim të bullgarëve, e shpalli veten car (perandor), dhe vijoi pushtimet tutje në tokat bullgare e greke, E vaçanta e pushtetit të tij ishte që jo vetëm katolikët, pore edhe ortodoksët arbanas të ritit grek i konvertonte me dhunë në ortodoksë të profilit serbo-svetisavska, sidomos respektonte urdhërin kishtar që pagëzimi i fëmijëve katolikë të bëhej në gjuhën sllave. Edhe ky si fisnikët e tjerë, para e pas tij bëri miq-krushqi me fisnikët e principatës së Arbrit dhe me forcën ushtarake që kryesissht e kishte të përbërë nga shqiptarë (të deklaruar ortodoksë), i dehur nga pushtimet e tokave nën influencën bizantine, synoi ta pushtonte edhe selinë e Bizantit, e cila edhe ashtu ndjehej e rrezikuar, jo vetëm nga Dushani, por edhe nga shteti islamik që drejtohej nga Osmanët, turko-solgjukë të islamizuar. Si duket synimin e furinë Dushanit, që të nënshtruarit i shihte servë, si nuk e ka penguar as mallkimi i Patrikut, as heqja e autoqefalisë shtetit serbë, madje as ushtria peradorake jo e forte bizantine, po vdekja e papritur e tij.

E gjashtëmbëdhjeta, pikërisht pas vdekjes së Stefan Dushanit të fort-fuqishmit, selinë pasoi Uroshi, cari i dobët (1356). Ky si tentim për të mbajtur autoritetin e carevinës e afroi pranë vetes si bashksundues mbretin Vukashin Mërnjavçeviq, i cili me villain e tij Uglesha patën disa suksese në luftë me principatat fqinje. Meqë Car Uroshi nuk kishte fëmijë, Vukashini djalin e vet Marko e emnoi kraljeviq, me kuptimin pasardhës froni mbasurosh e mbasvukashin dhe fillimisht i la nën sundim Pirotin me rrethinë.

E shtatëmbëdhjeta, perandorisë nemane i kanosej rreziku i zhbërjes nga brenda, por edhe nga jashtë, nga Perasndoria Osmane, dhe kjo ndodhi në Betejën e Maricës (1361), ku, sipas historiografisaë serbe thuhet se aty e pësuan me jetë vëllezërit Mërnjavçeviq Uglesha dhe Vukashini. Ndërkaq, në analet e Gjon Muzakës theksohet se Vukashini, i cili në luftë me knjaz Llazarin kishte korrë fitore, ishte vra po për territore nga Gjin Muzaka (Berat).

E tetëmbëdhjeta, pas dështimit kundër turqve në Betejën e Maricës, si fisnikët e mundur të tjerë edhe Kraleviq Marko, pranoi vazalitetin ndaj Sulltanit, prandaj atij iu lejua sundimi mhi Pirotin, por edhe mbi disa nga krahinat e të jatit. Marko Kraleviqi, edhe pse në këngë folklorike lavdohet si luftar e mbrojtës i popullit serbë, ai në të vërtetë deri në fund të jetës sherbeu e luftoi deri sa vdiq në Rovina të Vllahisë për interesa të Sulltanit Osman.

E nëntëmbëdhjeta, është e vërtetë që pasvdekjes së Dushanit u zbulua qartë se shumica e popullsisë, përkatësisht e princërve pasdushan të asaj carevine ishin me etni shqiptare, të cilët tashti bënin luftë për territore. Ndë ta si familje më e dalluar doli ajo Ballshajve të Shkodrës, e cila zgjeroi kufijtë edhe nga Kosova, por kanosi edhe tokat e Karl Topisë nga jugu. Topia nga halli u detyrua me kërkue ndihmë nga turqit, ndihma iu dha dhe korri fitore në mbrojtje, por kjo ndihmë ishte me shunmë sherr-rrjedhoja, sepse turqit nuk u larguan dot.

E njëzeta, kështu turqit pasi përforcuan sundimin andej nga Jugu iu kanosen edhe tokave nga veriut. Iu kërrcnuan edhe tokave të princit Llazar Hrebelanoviq, me qendër Krusheci, i cili kishte shtrirë sundimin në Anamoravë e më gjerë, qoftë me luftë e më fort me politikë krushqie dhe kështu kishte shtrirë territor e autoritet sundimtari edhe në Kosovë, ku sundonte dhëndërri i tij Vuk Brankoviq. E përveç tij dhëndër kishte edhe fisnikun drenicas Milosh Kopiliqt. Sidoqoftë, Llazari në marrëshje me disa princa nga Shqipërisë, Bosnja e vetë Serbia bashkë organizuanm të ashtuquajturën Beteja e Kosovës (1389), ku morën pjesë me ushtritë e tye pothuaj të gjithë princat shqiptarë. Prej Serbëve mori pjesë Tvrtko i Bosnës dhe kuptohet edhe Vuk Brankoviqi, kurse Kraljevic Marko, Stefan Dragashi e të tjerë, të cilët tash 30 vjet i shërbenin besnikisht si vasalë Turqisë,  mbeten  në anën e kundër ndaj frontit të Llazarit.

E njëzetenjëta, dihet si përfundoi Beteja e Kosovës: Në atë luftë humbi jetën me mashtrim Sulltan Murati nga shpata e martirit drenicas Milesh Kopili, Llazari u zu rob dhe si i mundur u ekzekutua. Në këtë betejë prej princave të njohur si luftëtar i vërtetë me shpatë në dorë vdes Teodor Muzaka, princi shqiptar ortodoks nga Berati i Shqiprisë së Jugut, vëllai i të cilit Gjini në luftë për mbrojtje territori e pati shua nga jeta Vukashinin, babain e Kraljeviq Markos. Së këndejmi, me këqyrë hollë e hollë, hiq ushtarët nga Bosnja, në Betejën e Kosovës, në formacione ushtarake në anën aleate, kur kemi parasysh ballshajt, muzakajt, kastriotët, dukagjinë, kopiliqët si dhe vetë brankoviqët që me prejardhje ishin nga Gashi i Malësisë, më shumë ishin shqiptarë shqipfolës të bashkuar në ndihmë të Llazarit se serbët ishin të përçarë, apo jo?

E njëzetedyta, edhe pse sipas këngëve popullore serbe Vuk Brankoviqi është fajsuar e mallkuar si shkaktari i dështimit të Betejës së Kosovës, andaj edhe sot si i tillë mbart damkën e tradhtarit, se gjoja e tradhtoi vjehrrin për motive të dobëta, për t’i marrë pushtetin apo pse i mori Prishtinën (?!) me moh, sot historiografia serbe thotë të kundërten, Tradhtar ishte Kraljevic Marko e jo aspak Vuku. Ai ishte strateg. Kur e vëren që Llazari që e mbante mesin e frontit u zu rob dhe u ekzekutua, atëherë Vuku që mbante anën e djethtë të frontit, taktikisht mbase, për mos me  dëmtuar mëtej ushtrinë,tërhiqet në mënyrë strategjike, pa u dorëzua dhe pa mos me me i dëmtua më shumë luftëtarët. Kështu Vuku ruajti forca që do do të vazhdojë rezistencën kundërTurqisë, sa here që i vinte ndoresh. Madje Vuku i siguroi emër fisnik familjes Brankoviq si dinasti me emblemë heradike princore të veçantë, familje kjo që siç dihet  nuk i ndëpreu raportet me familjen e Skënderbeut.

E njëzetetreta, në të vërtetë nuk mohohet edhe vasaliteti i Vuk Brankovit, nën hijen e të Vejes së Llazarit, knjeginjes Milica. Dihet se ligjërisht e Veja e Llazarit, ndaj kundërshtarit Sulltan Bajaztit, jo vetëm që pranoi vazalitetin, por në shenj miqësi-krushkie i dhuroi nuse të bijën adoleshenta dhe birit të mitur i siguroi karrierë princi në fron-vasali sapo të madhohej.

Siç e pamë deri në Betejën e Kosovës, serbë e shqiptarë kishin jetën me problemet e përbashkëta që do ta vazhdojnë fqinjerisht po bashkë, por do të kenë gjithnjë e më shumë edhe dallime, gjatë sundimit shumëvjeçar nën Perandorinë Osmane deri në shekullin 19-20, kur serbët i pushtoi fobia e zezë kundër shqiptarëve për çka do të bëjmë fjalë në nënpjesët vijuese.

II) Etnocetrizmi sllavoserbë i shek 19-20, për dhjetë shekuj më parë dhe pesë gjatë sundimit Osman, futi në veprim mohimin e jetës së përbashkët

fqinjërie me anasit shqiptaro-kristianë

Nga burimet e studiuesve shqiptarë e të tjerë konstatohet se ardhja e shtrirja e sllavëve në tërë Siujdhesës Ilirike (Ballkan), qoftë si avaro-sllavë nga veriu, qoftë  bullgaro-sllavë nga lindja e jugu, nuk u bë në të gjitha viset e Siujdhesës njësoj, ngase viset malore të Shqipërisë së Veriut, të Malit të Zi, të Kosovës e të Maqedonisë Perëndimore, disi edhe prej vetë natyrs reliefore, por më fort nga organizimit vetjak i anasve të koncentruar që nga tetrakia e Diklocianit, bënë mbrojtje të suksesshme ndaj hordhive të tilla, të cilat u shtrinë më lirshëm në zona të tjera  dhe  gjithandej fillojnë të përziheshin me anasit.

Së këtejmi, thuhet se serbët, si paganë ose gjysmëkristianë, fillimisht bënë emër në zonën nga Drina e Bosnës deri në rrjedhat e Ibrit, e si rrjedhojë edhe asimilimi a përzierja e tyre me anasit (shqiptarët), qoftë fetarisht, qoftë administrativo-shtetërisht ishte më i dukshëm gjithandej. Ndërkaq këtejmi, së bashku anas e ardhacakë shënuan identitet në formacione të përbashkëta etniko-politike që nuk atakonin fort Kosovë-Shqipninë që mbaheshin nën influencën e Bizantit, por që kishin edhe njëfarë pavarësie, por tash fqinjërisht rrezikoheshin nga ana e shtetit bullgaro-shqipoanasosllav dhe ndërkohë u gjenden të pushtuar nga shteti bullgar, Ndërkaq pas dobësimit të atij shteti dhe shtetit bizantin, kjo zonë para se të përfshihet në Perandorinë Osmane për dy shekuj u sundua nga familje-dinastia nemanjite të cilën po etrajtomë momentalisht, ngase e shohom të arsyeshme  në disa pika do të bëjmë fjalë rreth lidhshmërisë sonë me iliro-shqiptarët e shqiptarët, paraardhësit tanë si dhe raporte me serbët pas nemanëve:

E para, edhe pse historiografia serbosllave po e neglizhon e anashkalon, atë që nuk mund të mohoheti assesi identiteti i populatës iliro shqiptarë e së andejmi edhe ai shqiptaro-ilirë, në këto zona para 10 shekujsh të Erës së Re, sepse kjo vërtetohet edhe nga historia romake. Së këndejmi, shtrohet pyetja: Çfarë ndodhi me iliro-shqiptarët, të cilët nuk ishin pak, kujtoni vetëm perandorin ulpianas Justiniani, i cili ndërtoi me dhjeta kështjella-fortifikata si parambrojtëse kundër invazioinit të sapofilluar të barbarëve avaro-sllavë? Dikush thotë se iliro-shqiptarët u shfarosën nga barbarët, dikush u asimiluan në sllavë, dikush nga pravosllavët e sotëm shkruan se as që ka pasur shqiptaro-ilirë e gjuhë të tyre në Siujdhesën Ilirike (!), por edhe këta si gjithë mohuesit mbeten të zhgënjyer, se e vërteta e ekzistimit të shqipo-ilirëve pohohet qartë nisur nga vetë prania e etnitetit të sotëm shqiptar me gjuhën e tyre në këto troje në rrjedhë mbi 6ooo vjeçare.

E dyta, gjithsesi të dhënat që do të ekspozohen më poshtë dëshmojnë edhe më bindëshëm atë që e thamë e nuk e thamë për vlerat historike të të parëve tanë pellazgo-ilirë që nuk njiheshin më parë asi u zbuluan ndërkohë, apo edhe nuk kuptoheshin për shkak të mosshkollimit të masës dhe të jetës në robëri, siç është konstatimi i të ndriturit Atë Shtjefën Gjeçovi, rreth Shën Vllasit. Për të, Gjeçovi në Hylli i Dritës, bënte me dije se Raguza në shekullin 9, si shenjtor mbrojtës të qytetit kishte marrë Shën Vllasin, i cili gjoja ishte shenjtëruar për të bëmat në Armeni, kurse ai (Shën Vllasi) kishte shërbyer në Shqipëri (Albani), konkretisht në Laç-Sebaste te mali Ardenie (Durrës), dhe këtë autori e argumenton, duke cekur gojëdhana që fliteshin ende nga popullata vendëse, duke e shoqëruar edhe me shumë fakte të tjera. Pra ipeshkvi Vllasi, ishte bekuar e shenjtëruar për të bëma jo në Armeni, po në Arbeninë shqipfolëse. (Shih zsh, 14.10.202.), Gjithsesi edhe kjo e dhënë fuqizon edhe historinë e vjetër shqiptare.

E treta, gëzon fakti që në kohën tonë po dalin në dritë të dhëna të reja, të cilat edhe po kuptohen se ishin në të mirë jo vetëm të ekzistimit, por edhe të konstributit pozitiv dhënë kulturës botërore, pikërisht nga shqiptaro-ilirët, respektivisht shqiptarët, kur Identiteti shqiptar në veprime të përbashkëta me serbët në këtë periudhë të mesjetës, nga etnocentrizmi serb shekullin 18-20 është mohuar dhe po mohohet deri edhe ortodoksizmi i përbashkët si dhe kryengritjet e lufta e përbashkëta si Beteja e Kosovës etj.

E katërta, si fakt i ri i ekzistimit të shqiptarëve si etni me gjuhë të formëzuar në tërë hapësirën e Siujdhesës Ilirike veri-jug, gjatësi: Istria-Kreta, ndërsa gjerësi: perëndim-lindje (Adriatik-Deti i Zi) janë zbuluar dëshmi të reja jo të pakta. Pikërisht në Raguzë shek. XIII siç shkroi një informator nga “mali kishte dëgjuar një shprehje që nënkuptonte se ishte në gjuhën albaneze. Pra edhe nga kjo dëshmohet që githandej nga Bosna e Hercegovina (Dalmacia) Dubrovniku ishin të shtrirë dhe gjallonin shqiptaro-ilirët, siç dëshmon edhe ky fakt nga gjuha e folur shqipe.

E pesta, studiuesi Niko Gashaj ndrit nga një provë-segment tjetër: me të dhëna për shkollat e para dominikane ndër shqipfolës që vepronin: Ulqin 1258, Kotorr 1266, Durrës 1278, ndërsa në Shkodër e Tivar më 1345, në të cilat doemos do të jetë përdorur gjuha e banorëve shqipfolës, sepse për t’u kuptuar gjuha e liturgjisë, patjetër shpjegimi duhej bërë në gjuhën e masës, apo jo?!

E gjashta, së këndejmi ishte dukuri normale dhe tejet e rëndësishme e dhëna që dëshmon që shqiptarët që në atë periiudhë (1308) siç e cek një prift francez në Kotorr, gjë që  e përforcojnë ndaras edhe dy stegtarë anglezë më 1332 në Ulqin, se shqiptarët atbotë ishin të pajisur me shkrim lexim në gjuhën e tyre, fakt ky që argumentrohet, po ashtu më 1332 në Tivar nga murgu  Brokard, i cili pohon se në gjuhën shqipe kishte edhe libra të shkruara me alfabet latin.

E shtata, është fat për shkencën shqiptare që tani kanë arritur studiues e gjurmues të shkolluar të nivelit të larti, siç është edhe profesor Jahja Drançolli, i cili  në bazë të fakt-burimeve perëndimore nga Papati, Raguza, Venediku, Hungaria, etr, por edhe nga Servia, po konstaton se në Kosovën mesjetare, latinët katolikë, të cilët pagëzoheshin edhe me emra arbnorë (shqiptarë, arbanas)  përmenden si kategori e veçantë fetare,  social-ekonomike dhe si etni që në të vërtetë,  si kuptohet nga vetë konteksti, pamëdyshje  ata ishin vërtet  albanezë të besimit katolikë, por gjithsesi kishte edhe ortodoksë serbë shqipfolës. Autori këto të dhëna i   dëshmon nga Karta e manastirit Mlhill e Gebraell të Prizrenit, nga Karta e Shëngjergji e Shkupit, por edhe nga disa nene të Kodit të Dushanit, sidomos neni 160. Madje, aq më tepër e vërteton praninë shqiptare në Kuvendet e organizuar në Pejë nga Balshajt katolikë të Shkodrës (1375-1385), kur në Pejë ekzistonnte edhe famullia katolike, e cila faktohet më 1388. Vërtet këto fakte nga akademik Jahja Drançolli, argumentojnë të vërtetën që janë përpjekur ta zhbëjnë disa akademikë etnocentristë serbë.

E teta, si studentë të albanologjisë krenoheshim vetëm me këta tre dokumenta të parë të gjuhës shqipe: 1) Formula e pagëzimit (1462), Fjalorthi i Von Harfit (1497) dhe 5) Perikopeja e Ungjillit (shek XV). Madje edhe vmr veprën e parë në shqipe, Meshari i Buzukut, i botuar më 1555, vetëm 31 vjet pas 94 tezave të Martin Luterit (paraqitur gjermanisht (1524).

E nënta, sa i përket elemetit shqiptar si etni (Arbëri e Epir), që idcentifikohej si pjesë e Bizantit anën jugore të Shqipërisë, gjuhëtarit Bedri Beci, konstaton se gjatë mesjetës, ky është territoru nga shtriheshin  shqiptarët si shumicë: Nish, Shkup, Manastir, Pindi-Pelister, Kostur, Janinë, Artë, Konicë.

E dhjeta, edhe para e gjatë sundimit e serbo-nemanjite 1348-1384 shqiptarët dalin shumicë edhe nga Kosova e gjithandej e më gjerë nga veriu deri edhe në Thesali nga jugu,  madje edhe pas shek. XV gjithsesi gjatë mesjetës përmenden këto vise me popullsi shumicë shqiptarefolëse: Lugina e Vjosës, e Vardarit, e Moravës, fakte këto që dëshmohen edhe nga Defterët Osmanë 1390, por duhet pranuar e vërteta se jo vetëm shqiptarë e serbë pas Dushanit nuk u paraqiten të bashkuar në formacione politiko-shtetërore, andaj Osmanët nuk e kishin vështrë që edhe principatat shqiptare t’i futnin një nga njlë nën vazalitet.

E njëmbëdhjeta, gjithsesi elementi ortodoks e katolik shqiptar ka qenë fortbashkuar edhe gjatë luffë-rezistencës së Skënderbeut, kur pati edhe mundësi në kultivimin e gjnhës shqipe në ligjërim masiv e fetar, por edhe e ka pësuar shumë keq pas vdekjes së tij, sidomos kisha katolike e ajo unite, jo vetëm nga turqit, por edhe nga egocentrizmi ortodoks grek e pravosllavja serbe që vepronin lirshëm dhe atë liri e shfrytëzonin për asimilimin e elemntit kristian shqiptar (ortodoks e katolik), por megjiatë nënvetëdija e kombësisë shqiptare familjare nuk u zhduk shqiptaria as në malet as në fushat  e vetëdijes sonë gjuhësore pellazgo-ilire.

E dymbëdhjeta, shteti turk forcohej nga vasalizimi i princërve serbë e shqiptarë, por edhe me islamizimin e krerëve, por jo aq të masës së gjerë tek ne, prandaj në Jugun e Arrnautistanit turk në këtë periudhë lulëzoi edhe ortodoksizmi arumun e shqiptar, sidomos në Voskopojë. Për ne ishte tejet posztiv fakti që ishte zgjuar interesimi edhe për gjuhën shqipe, si  gjuhë e familjes e gjuhë popullre, po nuk ishte gjuhë sakrale kishtare dhe aq më tepër si e tillë në atë pjesë të Toskërisë ishte povuar që në gjuhën shqipeedhe pse  si gjuhë jo meshe me sukses të rezultojë përkthimi e Bibles.

Ja si shprehet studiuesit prof. dr. Begzad Baliu lidhur me atë që kishte arritur etnia shqiptare e konfesionit ortodoks në përparimin e kulturës dhe të shkrimit shqipnë atë periudhë dhe si e pësoi:

“Vetëm gjatë periudhës së viteve 1750 -1770 kishte një lulëzim të madhe të literaturës ortodokse në gjuhën shqipe, duke përfshirë edhe dy përkthime të plota të Bibles, Ndërkaq, pas dekretit të 31 majit 1779, që mund të quhet dita më e zezë në kulturën shqiptare të shkrimit shqip dhe të identitetit shqiptar, nuk mund të besohet se me censurë e pa të, janë zhdukur me qindra vepra e dorëshkrime në gjuhën shqipe.”

(Shih N. Veselaj, Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhë shqipe…, Prishtinë, 2023 fq. 21).

Nga ky konstatim i prof. Baliut, që ishin risi për mua dy përkthikme të plota të Bibles në shqipe që nuk u ruajtën as nga Patrikana, as kisha greke apo serbe kuptojmë edhe më thellë se përveç mohimit e shkatërrimit të së vërtetës shqiptare nga fqinjtë tanë ortodoksë, me në krye kishat me autoqefalitë e tyre greke e serbe, për zhdukjen e historisë shqiptare, deri edhe të kopjeve të biblave, vetëm pse ishin shqip, ka verpuar edhe shteti primitiv opskurantist turk, apo jo?! Pse ndodhi kjo, cili ishte shkakatar i ngjarjeve të tillë, në dy pikat vijuese.

E trembëdhjeta, nga fundi i shek 17, plasi lufta Austri-Turqi 1683-1699, e cila zgjati, 17 vjet dhe kur forcat autrohungareze u futen thellë deri në Kosovë e gjithëkëndej, pjesëtarë të besimit kristanë (ortodoksë e katolikë) vendas i dolen krah ushtrisë austrohungareze. Në këtë luftë luftëtarëve shqiptarë u printe prift-shkrimtari i njohur -Pjetër Bogdani, i cili vdiq nga sëmundja në Prishtinë. (1689), Ndëkohë forcat turke avancuan e si rrjedhojë, bashkë me austrohungarezët nga droja e hakmarrjes turke, u tërhoq një pjesë e konsiderueshme e popullates ortodokse e katolike, të cilës i priu Patriku i Pejës Arsenia III Çërnojeviq. Të shpërnguluriti u vendosen në Vojvodinë dhe aty në Karlovac e aktivizuan kishën serbe. Turqia fituese, shpalli amnisti për të gjithë të implikoarit, madje në vend të patrikut të ikur kryeveziri Mustafë Pashë Çupërliu në Patrikanën e Pejës solli një patrik tjetër. Kjo ngjarje në historiografinë serbe quhet Shpërngulja e madhe e parë serbe. Nuk do të shkojë shumë kohë do të plasë lufta tjetër Austrohungari-Turqi, ku krah austrohungarisë u rreshtua edhe Rusia. Kjo luftë zgjati 13 vjet 1718-1759. Përsëri autrohungarezët depërtuan gjithëkëndej deri në Kosovë. Edhe tani në këtë luftë, të krishterët (ortodoksë e katolikë) në Kosovë-Shqipri ndihmuan autrohungarezët. Pas 13 vjet lufte përsëri turqit fituan. Me tërheqjen e ushtrisë austrohungareze përsëri u shpërngul një pjesë e popullates kristiane (ortodksë e katolikë) nën drejtimin patrikut të Pejës Arsenia IV Jovanoviq. Kjo quhet Shpërngulja e dytë serbe. Edhe pse dihet se të shpërngulurit ortodoksë e katolikë, shumica ishin shqipfolës, historiografia serbe i quan vetëm serbë të shpërngulur nga Kosova (!). Në të vërtet edhe kësaj radhe Turqit dëbuan austriakët me ikësit përtej Danubit. Kuptohet që me kishën e Pejës dhe atë katolike Turqia prishi punë, megjithatë pasi nuk ishte për shpërngulje shpalli amnisti dhe për lehtësi të asaj popullsie që mbeti af ër kufirit austriak, u formua Pashallëku i Beogradit, duke i dhënë asaj popullate mjaft privilegje.

E trembëdhjeta, si duket efekti i dyluftave të pasukseshme nga autrohungaria në shek. 17 e 18, ku u implikua edhe Rusia, do të ketë ndikuar që si reaksion shtesë të ndodhë konvertimi masiv në islam  i ortodoksëve shqiptarë, por mbase edhe ca katolikëve. Këtë, përqafimin e islamizimit e ndihmoi Turqia, jo veç me propaganda e amnistime, por duke i siguruar masës sadokudo paqe, liri e jetë të qetë dhe gjithsesi u premtoi e u ofroi edhe benificione që në krahasim me austrohungarezë e kompani që nuk sollën as liri as mirëqenie, por vuajtje e fatkeqësi, madje u pa që me aktivizimin e forcimin e autoqefalisë serbosllave, tash plus edhe ndikimi rus, kur gjithnë e më tepër shqipfolësve ortodoksë u u  ngushtohej fusha e përdorimit të  gjuhës shqipe, atëherë u pëlqye konvertimi që nga “serbë”pravosllavë (!), ku u humbej guha do të kalonin në në islam, në turq a “potur-arnaut”, mirëpo pasi turqishten e kishin të huaj, andaj mund të vazhdonin me shqipen amtare, gjë që u  fitua diçka, u rrit numri i muslimanëve me ata që më parë ishin konvertuar në islam, por tani ndodhi diëka më misive, saqë jo vetëm Beogradi por pothuaj të gjitha qytetet e atij Pashallëku deri edhe zona të tëra kishin më shumë banorë të tjerë se ortodoksë. Ka prova bindëse për këtë. Por sa i përket pravosllavës, shqipfolësi deri dje ishte mik serbë, sot pas konvertimit u bë armik turkoarnaut , apo jo?!

E katërmbëdhjeta, kjo është koha kur rilindi më dukshëm edhe fjala shqipe shqipo- shqiptar ndër shqipfolës të konvertuar në muslimanë, dhe si duket edhe ata shqipfolës që quheshin arbanas epirot, serbë arnaut, malesor  etj e ku ta dimë e parapëlqyen  këtë emërtim të përtërirë,  të cilin e përqafuan edhe katolikët apo arbërit e mençur dhe së këndejmi u formua etnia e veçantë  shqipfolëseetnia shqiptare, Dhe kështu fjala shqip (emri e folja) gjuha shqip,  emri shqiptar, Shqipni Shqipri sillte shumë të mira, afronte botën e brendshme të shqipfolësve, ndërkaq për botën e jashtme (perëndimore) për shqipfolësit mbeti në përdorim emërtimi albanes e Albani. Kështu ne, sipas frymës së rilindësve, ngulmojmë që shqiptari edhe sot: me Zotin e vet në koncept dhe me të shqipëtit a me të shqipurit shqip të tij  dhe me të shqipuarit si mjet ekzistence do të kuptojë e përvetësojë praktikisht mësim-idenë që shqiptari shqiptarin kudo ta vlerësojë si mik e vëlla – pa e pyetur çfarë feje ka, përkatësisht ta ketë të përqafueshme shprehjen që përjetshëm vlen: Fe që ZOTYNË e bekon-Shqiptaria feja jonë, ku nën hije të kësaj shprehjeje lapidare nënkuptohet se veç familjes, fisit e kombit, përkatësisht gjakut, gjuhës, zakonit, histories së përbashkët, shqiptari respekton çdo fe: muslimane, ortodokse, katolike, ungjillore, begtashiane …,por bashkë me konceptin e Zotit e të fesë (botëkuptimi të tij)  feja e tij  duhet të qëndrojë nën hijen  e Gjuhës së Shqiptarisë, gjuhë kjo  që vetë Zoti ia ka falë, e dhuruar kësaj etnie, e cila ka detyrim ta ruajë, shfrytëzojë e kultivojë  edhe si gjuhë fetare dhe t’ua trashëgojë brezave.

E pesëmbëdhjeta, pikërisht Pashallëku i Beogradit me privilegje, ishte dhuratë serbëve e Serbisë, e cila do të shfryëzojë komunikimin me të shpërngulurit dhe me shtetin austriak e atë rus, madje edhe atë osman  dhe aty do të lind shteti i parë serbë.

III) Rreth përvetësim-shndërrimit në shek. 13 -17 të kishes kristiane iliro-shqipo-bizantine në kishë serbopravosllave dhe fobia e saj, në shek. 19-20,

kundër etnisë shqiptare-kosovare

Për t’u kuptuar më mirë realiteti “Rreth përvetësim-shndërrimit të kishes kristiane iliro-shqipo-bizantine në shek.13-17 në kishë ortodokse njënacionale serbe dhe fobia e saj antishqiptare-kosovare në shek. 19-20, si çështje e hapur, në vijim do të shprehim disa konstatime të natyrës pyetje-përgjigjigje, qoftë të profilit së përgjithshëm me inters të veçantë, qoftë konstatime të veçanta me interes të përgjithshëm.

1) Konstantime të përgjithshme me interes të veçantë

Së pari, pse në historiografinë serbe kur thuhet se në Siujdhesën Ilirike kisha serbe pravosllave paska zanafillen nga shekulli XIII (1276) të erës sonë, mohohet ose anashkalohet përegjigjja në pyetjen që duhet t’ia shtrojë vetes: Çfarë ndodhi fetarisht me iliro-shqiptarët e anasit e tjerë gjatë 13 shekuj të Erës së RE e më parë në këto zona për të cilët apostujt Pali e Marku kishin raportuar se pikërisht në shekullin e parë të erës kristiane, këtu e kishin përhapur suksesshëm krishtërimin ringjalljen e Krishtit, andaj, përsërisim,  gjatë këtyre 13 shekujve anasit kishin bërë tempujt e vet, apo jo, apo të gjitha nga themelet i ndërtuan serbët?!

Së dyti, pra për 13 shekuj gjallimi ç’u bë me besimtarët e tempujt e tyre?! Pse historiografia e sotme serbe, pasi që kemi të bëjmë me të njëjtën fe, nuk përmend apo sqaron  fare faktin që serbët nën udhëheqjen e  nemanëve i përvetësuan tempujt qoftë katolikë, qoftë të nënritit  grek, jo me bindje po me dhunë, apo jo?!

Së treti, si shpjegohet dhe sa ishte dhe është me vend vetë atributi kishë pravosllave serbe apo Srpska Svetisavska crkva, kur dihet se familja e Sveti Savës, përkatësisht dinastia Nemanët nuk ishin sllavë-serbë, ardhës përtej Karpateve, po i përkisnin fisit ilir triball. Si familje në Rashë kishin ardhur nga Dukleja, që nuk quhej Serbi (Servi, Shërbi), madje edhe atributi dokleot a nuk do të kishte më shumë mbështetje historike se ai serb, apo jo?!

Së katërti, dihet se kisha serbe që nga fillimishtja e në vazhdimësi ishte kishë multinacionale me gjuhën sllavokishtare që nuk ishte gjuhë serbe, madje shumica e besimtarëve ishin shqipfolës e të tjerë po mesha, pagëzimi ishin të detyruar t’i bënin në sllavishten kishtare, dhe sa pati të drejtë dhe sakrale të lutjever cili sinod vendosi që gjuha e shenjtë kishtare e Sveti Savës, në shekullin 19, të ndryshojë gjuhën dhe të specifikojë konceptin nga kishë multi tnike, në kishë me gjuhë zyrtare shtetërore njënacionale. Në këtë kotekst pyesin, u lëndua sadopak kontinuiteti gjuhësor, dhe mund të ketë ndikuar ky ndryshim i gjuhës sakrale në poturizimin apo konvertimin masiv në islam të shqiptarëve ortodoksë te ne, apo jo?!

Së pesti, sa pati dhe ka të drejtë kisha të jetë shtetformuese dhe të veprojë si pushtet në emër të drejtës civile dhe penale dhe sa është kjo në inters të e popullit që kisha ta urdhërojë apo kushtëzojë shtetin, kur dihet se shtetet perëndimore e të tjera sekulare  prosperuan vetëm atëherë kur feja, u nda nga shteti, apo jo?!

Së gjashti, kisha serbe duhet t’ia riarsyetojë vetvetes glithashtu të 114 rastet e shenjtërimit të personave të caktuar, të rishikojë të vërtetën sa janë respektuar kriteret e Bibles, me rasti shenjtërimit, apo jo? Mesa kemi me kritereve të shenjtërimit fetar, ajo është puna e Zotit dhe e Komisionit përkatës, por pasi lexuam disa biografi shenjtërish, të miratuara nga kisha serbe, formuam bindjen se ndonjëri prej shenjtërve  jo vetëm që nuk duket se ka bërë ndonjë vepër-mrekulli të jashtzakonshme, por nuk duket se i ka krye me nder së paku as 10 urdhëresat Hyut, apo jo?!

Së shtati, në këtë kontekst po e cek vetëm Betejes së Kosovës (1389), rreth legjendës, qarkullojnë mjaft manipulime e sajesa të thurura dobët. Thuhet se Sulltan Muratin e vrau me mashtrim nga Millosh Kopiliqi, dhëndërr i Llazarit. Nuk di mashtrimi dhe vdekja për vjehrrin sa mund të cilësohen si kriter shenjtërie? Gjithashtu edhe vdekja e Llazarit nuk ishte madhështore e me lavdi saqe krejt populli të konvertohet si popull qiellor, ngase vdiq pasi qe dorëzuar. Në këtë kontekst me kqyrë holl e hollë nga aspekti biblik më shumë merita përshenjtërimi ka Teodor Muzaka princ i beratas (Shqipëri), i cili përveç që vdiq me shpatë në dorë, e veçanta e tij e tij është se kishte ardhë si aleat për me luftue armikun e lirisë e të fesë kristiane, apo jo? Madje mallkimi i Llazarit më parë duhet ta mallkonte Kraljeviq Markon e fisnikë të tjerë serbë, se Vukë Brankoviçin, i cili mori pjesë në atë Betejë, për çka historiagrefia e re serbe, po e rehabiliton plotësisht/

Së teti, pyesim, a mundet me u shejtnue njeriu që ka bërë genocid ndaj një populli pa qenë i provokuar fare prej tij, siç kanë bërë kundër shqiptarëv e të tjerëve shumica apo të githë sundimtarët e udhëheqësit historikë e të shenjtëshënuar serbë, apo jo?!

2) Konstatime të veçanta me interes të përgjithshëm

Pas konsultimit të një lënde mjaft të gjerë mbi raportin pansllavizmi dhe kisha pravosllave serbe po i shpreh disa konstatime ilustruar me ndonjë tekst simbolik serbisht që pasqyron sadopak këtë ndërlidhje të vërtetë, doktrinë kjo, me të cilën mjerisht pravcosllavja serbe u shfrytëzua kundër qenies së shqiptarëvet e në veçanti kundër Kosovës shqiptare:

E para, që në vitin 1945-1947, me sa më kujtohet edhe pse isha fillorist i klasës V-VII në Suharekë, në oborrin e shkollës që e kemi pasur një shpi tl vogël në mahallen e Berishve, për të paren here në vallen e kënduar serbo-malazezçe kam ndëgjue dhe mësue përmendësh si dovë këto vargje, silojëfjalësha, pa u ditur kuptimin që ua mësova më vonë,

Vladivostoka do Jadrana

Shiri raste slavna grana.

/Vladivostok e në Adriatik

Shtrihet, rritet sllavi mik/.

/Tekstin në shqip si edhe të shembujve të tjerë që do të pasojnë në këtë punim i kemi përshtatur ne)/

Më kujtohej që fjala slava, here-here zëvendësohej me ruska, srpska, e rrallë crnogorska e slavenska. Mirëpo këto vargje bashkë me vallen u ndërpren në vittin 1948, kur flitej se edhe disa ushtarakë të valles i kishin larguar si prorusë informbiroistë.  Gjithsesi këto vargje përsëriteshin në biseda intime të serbëve në Seebosllavinë Socialiste e sidomos në shkollat e bogosllavisë dhe që u përtrinë jo vetëm në botën e sotme serbe, por edhe për dikë në Shqipëri e më gjerë (!), ngase propaganda pansllaviste bashkë me fenë pravosllave po rilulëzon në këtë liri-demokraci, apo jo?!  Së këndejmi mbase tekst-përshtatja jonë mund të jetë e bëgjetshme për dikënd?!

E dyta, hymnizimi i pravosllaves si fe e botën serbe (srpski svet), idealizohet me këto vargje shumë joshëse, për nga rimimi e kuptimi:

Vera ve?na, vera slavna: srpska vera: pravoslavna!

(Fe e shenjtë, fe lavdie Pravosllavja, fe Serbie).

Vetvetiu po shihet e veçanta që ortodoksizmi fe serbe e Serbisë, e cila si fe e shenjtë dhe fe lavdie, dallon me disa specifitete të veta nga pravosllavja e autoqefalive të tjera të ortodoksizmit të cilit i takon.

E treta, feja ortodokse serbe quhet edhe svetisavska. Me emrin Sveti Sava (Shën Sava) për të cilin kemi folur edhe më sipër, term ky që pothuaj zëvendëson edhe vetë Krishtin, ngase ky shenjt është i zgjedhur si mbrojtës i serbëve dhe i Serbisë. Sa për ilusatrim nga himni Sveti Sava, shkëputsa këto katër vargje:

Da zivimo svi u slozi

Sveti Savo, ti pomozi

………………………..

Poçuj glas svoga roda

Srpskoga naroda!

Shqip:

/Shenjti Sava. ndihna ti

Të jetojmë të gjithë unji!/

……………………………

/ Dëgjo zerin e farefisnisë (!)

Të popullit tënd të Serbisë /

Të vihet re se nga këto katër vargje, kërkohet ndihmë jo nga Zoti, as nga Krishti, po nga Sveti Sava, i cili si njeri ishte me prejardhje iliro-shqiptare, por në lutje është përvetësuar si serb i kulluar me farefis.

E katërta, ndërkaq nga himni tjetër Bozji spas (Shpëtim Hyji) po shkëpusimn këto vargje, me të cilat kërkohet edhe nga Zoti të ndihmohet vetëm populli serbë:

Mo?nom rukom vodi, brani

Budu?nosti srpski brod;

Bože spasi, Bože hrani

srbske zemlje, srpski rod!

Në përkthimin tone:

Me duar t’forta Zot drejto

Anijen tonë në ardhmeni;

Zot ushqe, Zot shpëto

Botën serbe, me farefisnii!

Sipas kësaj lutet Zoti ta drejtojë vetëm anijen serbe me duar të forta, sigurisht në luftë kundër dallgave të jetës, të anijeve të kundërshtarëve, sepse ardhmëria botës serbe qenka e vështrirë, ngase u rrezikuaka nga armiqtë (!), andaj i luten Zotit që ta ushqejë dhe shpëtojë vetëm botën serbe si farefisni, si specie e dalluar gjinse! Së këndejmi kërkohet ndihmë edhe në rast shpërthim-lufte:

Kad nastupe borbeni dani,

K pobedi mu vodi hod

Bozhe spasi, boze hrani

Srpske zemlje, srpski rod

/Në rast lufte, t’lusim prore

Botën serbe, Zot, drejto:

Ndihmoi Zot të korr fitore! fjalë

Na ushqe Zot, na shpëto!/

Sidoqoftë, edhe nga përshtatja jonë dallohet të shprehurit narcisoid, lidhur me Pravosllavlen si Fe Serbie, e dalluar, disi si e shkëputur jo vetëm nga kristianizmi universal, por edhe nga vetë riti ortodoks, sipas atributit svetisavsle.

E pesta, po e trajtojmë edhe trill-legjendën rreth kushtrim nëmës së Llazarit për Betejën e Kosovës 1389

Sipas legjendës, kinse, Llazarit natën para betejës, i pëftohet Shën Ilia dhe disi e bën me dyshue në unitetin e serbëve në këtë luftë, andaj ai lëshon këtë  nëme-kushtrim:

Ko je srbin spkoga roda

I od srpske krvi i kolena

A ne dodje u boj na Kosovo

Ne imao od srca porode

Ni muskoga, ni devojackoga…

(Kush ësht serbë e bir serbjani,

Nga gjaku e farefisi

E nuk vjen në luftë në Kosovë

Pjella tij qoftë hisefikë:

Mos i leftë as djalë as çikë…)

Teksti në përkujtim të Betejës është e sajuar nga fundi i shek 17 dhe është pëpunuar nga Vuk Karaxhiqi, në shekullin 19, gjithsesi është glorifikuar gjatë preporodit serbë.

Siç po shihet Llazari paska kërkuar pjesëmarrje për luftë në Kosovë “u boj na Kosovo”, që do të zhvillohej në Kosovë, kurse ndërkohë Kisha e Qeveria serbe ka manipuluar me thrrje-jo për luftën në Kosovë, por që nga shekulli 19 nga kralitë serbe: Në luftë për Kosovë ,U boj za Kosovo!”, madje në kohë, të Karagjorgjeviqit,  Mihajloviqit, Rankoviqit, Milosheviçit dhe të të Sotmit: “U boj za Kosovo i Metohiju”, unutar Srbije, në mënyrë që Kosova përgjithnjë të mbetet koloni e Serbisë.

Ndërkaq aktualisht, pas Luftës NATO – UÇK  dhe Pavarësisë së Kosovës  nga të tanishmit  nuk flitet fare, gjoja, për rrezikim të kishave e manatireve ortodokse të uzurpuara, por “Në luftë për kthimin e Kosovë-Metohisë në Serbi. U boj za povratak Kosovo i Metohiju u Srbiju”

Së këndejmi, Serbia, edhe pse ka pranuar që Luftën për Kosovën ndaj NATO-UÇK-së e ka humbur dhe se masmarrëveshjet nda Kosovës do t’i zgjidhë në mënyrë paqësore me ndërmjetsësimin BE-së, megjithatë, vazhdon me provokime të llojllojshme luftënxitëse që për ne pa hyrë në raporte shtetërore drejtpërdrejt, dallohet me retorikë udhlheqja më e lartë e  kishës serbe. Kështu nga rubrika, lutjesore (Molitve) për Kosovën në internet, para ngjarjes së  Banjskës  (shtator 2023):

Së pari, nga një artikull me përmbajtje meditative luftëndezëse si prozë poetike/ shkëputa:

Bez maca ljudske krvi svetog kralja Milutina ne bi se telo srpske crkve uvecala …bez usvajanja i nasilja Grka i Albanaca ne bi mogao silni Dusan proglasiti carem… bez pokolja bogomilja, ne bi moglo srpska ckrva podignuti na patriarshivski nivo…! (Milorad T.)

/ Pa gjak njeriuj në shpatën e lavdishme të Milutinit nuk do të kishte rritje shtati ië kishës serbe… Pa pushtimin dhe masakrimin e grekëve dhe të shqiptarëve,  i fuqishmi Dushan nuk do të mund të shpallej car. .. Pa plojën ndaj bogomilëve kisha serbe nuk mund të ngritej në Patriarshi…/

Mesazhi luftë nxitës, shumë i qartë,  paranxitej gjakderdhje, apo jo?!.

Së dyti, po i parafrazojmë disa nga nga fjalët e qëndrimet e kreut më lartë të kishës serbe:

Kosovo je kolevka (srce, dusa) Srbije. /Kosova është djepi (zemra, shpirti) i Serbisë.  Pa sy, pa veshë, si mund të jetohet?! Pa djep, edhe më keq, s’kanë ku lindin  e rriten pasardhësit  …

Kështu Patriku i mëparshëm, përkatësishti fortlumturi, Vladika Irinej, luante e me ndjenjat e të rinjve naivë, Serbë. Serbia, sipas tij, në luftë për Kosovën, gjithmonë ka fituar me ndihmen e Zotit. Edhe pse Lazari duket se pati humbur, ai në të vërtetë, me atë luftë fitoi për serbët botën qiellore, andaj serbët janë “popull i zgjedhur qiellornebejski narod”, por ka pasur suskese edhe në lufta tokësore për Kosovën: më 1912, 1918, 1945, deri në vitin 1998, por në vitin 1999, na është rrëmbyer nga bëkeqësit /“Oteta nam od zlikovaca”/, prandaj për t’ia kthyer Serbisë duhet luftuar, duhet lutur Zotin. Madje mediton haptas: Nëse, së paku,1/3 e serbëve angazhohet si luftëtarë të shenjtë (kao sveti ratnici të bekuar!), shoqëruar me lutje përgjërimi të çdoditshme drejtuar Zotit, mbase Kosova do t’i kthehet Serbisë. Gjithsesi mbizotëron teksti që shteti e kisha duhet me luftue që Kosova e Metohia me ndihmën e Zotit e të miqve /milom ili silom/, me hir ose me pahir,  t‘i kthehet Serbisë, megjithatë, i shpëton edhe edhe një fjali e arsyeshme:

Mi ne zhelimo da se kaçima sa divljim siptarima… Necemo da stradamo”

(Ne nuk duam të ngatërrohemi me shqiptarët e egër… Nuk duam të pësojmë).

Së treti, edhe vetë Partiku i ri i kishës serbe, i fortlumturi Perfirije, edhe pse duket më i matur se i pari, sajesën folklorike të Llazarit e rrit retorikisht: Lazareva kletva je Zavet (Nëma e Llazarit është Amanet), madje Lufta për Kosovën është kurora e amanetit, “Boj za Ksovo je kruna kosovskog Zaveta! Ndërkaq, shefit të shtetit (Vucic) i tërheq vërejtjen që assesi nuk guxon me nëshkrue marrëveshje që Kosova të ikën nga autoriteti i Serbisë (Noposto ne sme da potpise nezavisnost Kosova, ndyshe ia kujton që Kisha serbe gjatë historisë shpesh here me sukses ka marrë mbase dhe tani mund ta marrë në dorë fatin e shtetit e të popullit serb! Pra, edhe me këtë vërejtje apel-kushtrim, nga kisha dhe shteti serb, lufta mbetet e plasuar para Serbisë kundër shtetit, pavarësisë e lirisë së popullit të Kosovës.

Këtë dhe rrjedhojat duhet t’i a dijnë së pari popujt serbë e shqiptarë, por edhe bota e qytetruar, përgjegjësit politikë e ushtarakë europianë e amerikanë, të cilët mbase nuk e dinë se kemi të bëjmë me mashtrim patalogjik (pataloska zabluda), sepse Kosova, mund të ketë qenë mbase në raste me shumicë ortodokse shqipfolëse ndaj asaj katolike po shqipfolëse, por jo, kurrë nuk ka qenë me shumicë etnike serbe, apo jo?!

E gjashta, po në këtë vazhdë si pike të para-fundit të veçantë me interes të përgjithshëm po e trajtojmë lexim-kuptimin e tetragramit ose të shenjës përkatëse në katër këndet e kryqit të përvetësuar në emblemë nga kisha pravosllave serbe, tetragram ky, që qëndron në Flamurin kombëtar dhe emblemën e shtetit serb që lexohet me katër fjalë me katër S (C cililike nistore, e cila shqiptohet si sllogan:

Samo Sloga Srbe Spasava! /Vetëm bashkimi serbët shpëton!/

(Emër-trajta Srbe (serbët) këmbehet sipas rastit me trajtat Srbina, Srbiju dhe Srpstvo.)

Në të vërtetë ky tetragram është kopjuar nga heraldika bizantine dhe fillimish shenjat e tillë nuk ishin as nuk janë shkronja po shkëndija siflakadanësh të vëna në katër këndet e kryqit ortodoks në rivalitet ndaj kryqit katolik, shenja këta në formën e shkronjës nistore beta B (V) të greqishtes që zbërthehej si nistore e emrit V(B)asileus …, me kuptimin mbret, përkatësisht sllavisht sipas formës me shkronjën latine C: car  (perandor), përkthehej:

Car Careva Caruje nad Carevima.

Shq/ Mbret i Mbretërve që Mbretëron mbi Mbretërit.

që sipas gojëdhanës ishte shprehje e Konstantinit të Madh, përkatësisht ishte shprehje që fetarisht simbolizonte KrishtinMbret, shprehje e shfrytëzuar nga Perandorët e Patrikët bnizantinë në rivalitet me kryqin Papato-katolik. Ndërkaq në intimitetin pravosllav serb ndërlidhej kinse me Sveti Savën, me këshillën e tij: Samo sloga srbina spasava

Mirëpo ndërkohë, edhe pse kuptimi i termi serb nga multietnik nga vetë serbët u rrudh në njëetnik, d,m,th, si term kombëtar vetëm për serbët e fesë pravosllave, megjithatë nga lakmia  e dëshira ekspansioniste pansllaviste serbe, edhe pse në koncept termi serb ishte shndërrua në konotacion njëetnik (komb serb) ashtu serb vazhdonin të quheshin, jo vetëm  vllehët  e shqiptarët ortodoksë, madje edhe bullgarët e kroatët katolikë, deri edhe boshnjakët e shqiptarët muslimanë (srbin muslimanske vere).  Qysh në fillim, po githnjë e më tepër që nga fillimi e gjithnjë më zhurmshëm në vijim, me të drejtë, shpreheshin kundërshtime nga popujt e ndryshëm, e megjithatë serbët fetarisht ne bazë të leximit të skemës orvateshin t’i serbizonin, madje në mjaft raste jo pa sukses, duke e përdor leximin:

Samo Sloga Srbe Spasava

Po kjo u pa se sloga (bashkimi) kombëtar e fetar ishte i rremë, megjithatë edhe kur ndryshuan kufijtë e shteteve, pas prishjes së Jugosllavisë, përsëri kisha serbe mbante pozitat  patron-kanonizimin, ndryshuar kuftë e shteteve. Kjo ruan kufijtë, ashtu si i kishte  gjatë kohës së Kralevinës jugosllave. Kjo ka krijuar grindje mes kishash, shtetesh, po edhe kombesh, andaj tetragrami i Kryqit të stemës së flumurit serb në zënka të tilla me malazeze e maqedon e të tjerë lexohej deri edhe nga disa intelektualë serbë:

Samo Svadja Srbiju Spasava.

/Vetëm grindja shpëton Serbinë.

Dhe vërtet edhe në raporte ndëretnike si punët me me shqiptarë sa shihej se po fillon ndonjë demokratizim i tipit perëndimor, dilte ndonjë memorandum, ndonjë protestë a kundërshtim si zënkë që zvarriste apo bllokonte zgjidhjen e problemit përkatës, Dhe vërtet rreth e për Kosovën krijohen grindje  me  qëllim  që  të zvarritet zgjidhja. Kështu po fiton pravosllavja duke mbajtur nën presion Kosovën. Pastaj janë të njohura zënkat e pashuara me kishen e Maqedonisë, të Malit të Zi, të Shqipërisë  (Vikari i Shkodrës) etj. Së këndejmi, njeriu formon bindjen që shteti dhe kisha serbe po mundohen t’i ruajnë prvilegjet vetëm me grindje me të tjerltndaj edhe zmadhojnë ngatërresat.

Së këndejmi, edhe ne me bindje u bashkohemi forcave liberalo-demokratike patriotike të Serbisë, të cilët mendojnë që Serbia, populli dhe feja serbe anjë të keqe nuk do ta ketë as me gjuhë as me fe, por ma mirë do ta ruajë historinë e vet nëse tetragramin nga kryqi e lexojnën pa sloga (bashkim me rrena) as me svadja  (grindje  pa snjë të mirë) po  nëse ne vend të tyre e përdorin  fjalën mir ose spokoj (paqe:

Samo Spokoj Srbe Spasava.

/Vetëm paqja serbët shpëton/,

dhe pikërisht është ky më shenjti dhe më ishtrenjti Zavet (amanet), i njeriut të Zotit – Patrikut të shumëlumturit të Kishës serbe, prandajmë lusim, ta përdor.

Kemi bindjen që kështu dhe vetëm kështu me paqe (mir i spokojstvo), me këtë lexim

Samo Spokoj Srbe Spasava. /Vetëm paqja serbët i shpëton

simboli më lavdishëm i popullit serb: emblema dhe flamurit kombëtar e fetar do të sendërtojë respeckt e autoritet në botrën e kulturuar, apo jo?!

E shtata, si pike të fundit pas leximit që i bëmë tetragramit të emblemës së autoqefalisë serbe, po e trajtojmë edhe çështje, tetragramit të skemës së autoefalisë ortodokse shqiptare, por më parë pak history për ortodoksinë e pafat të shqiptfolësve, e cila deri sa ka arritur ta gëzojë atributin shqiptare ka pasur shumë trauma shkizmash fatale.  Prej 90% të numrit që kishte në Siujdhesën Ilirike në fillim të Erës së e re kristiane,, siç e konstaton studiuesja e nderuar Elena Kocaqi, ajo u rrëgjua shumë nga mungesa e gjuhës së vet sakrale, andaj shqipfolësit ishin të detyruar t’i nënshtroheshin gjuhës së autoqefalisë, qoftë greke, qoftë sllave (serbe a bullgare), po megjithatë, deri në sh e vëtetëekullin 17-18 ortodoksia shqiptare jo me emër të vet ka gjalluar brenda atyre kishave. Kjo doli sheshit pikërisht në shek 17-18, pas dy luftave ta pasuksesshme të Austruhungarisë kundër Turqisë, kur edhe ndodhi konvertimi masiv i ortodpoksëve shqipfolës në islam, por njëherazi ndodhi edhe shkizim-asimilimi fatal (serbizimi, bullgaro-maqedonizimi e greqizimi) i ortodoksëve shqipfolës. Këto dy procese, në njerën anë islamo-shqiptarizimi si etni shqipfolëse dhe në anën tjetër sllavo e greko shkizimasimilimi brenda ortodoksisë shqiptare do të vazhdojnë deri në konfrontime. Lidhur me këtë që sapo e prekëm që ka të bëjë me Kosovën po i argumentojmë nga këto dy fakt-burime:

Së pari, nga studiuesi, Milosh Milojeviç, i cili nga fundi i viteve 1860 për të paren here pasi vjen nga Knezhevena e Serbisë, në Kosovë (Turqi) konstaton prej zemrës së plast:

Pre 85 godine bili su svi srbi a sad od nase granice Krusevackog okruga dovde u Pravoj Srbiji (Kosovo) nema od pravoslavnih ni glasa ni traga, turci su dakle poturcili .

/Para 85 vitesh të gjithë ishin serbë, kurse tash prej kufirit tonë nga qarku i Krushecit deri këtu, në Serbinë e Vërtetë (Kosovë) nuk ka nga ortodoksët as zë as gjurmë, turqit i kanë  tuqizuar…(Shih, N.Veselaj, Injorimi dhe dëshmimi me pahir… Prishtinë  2023, f. 499)

Pra pravosllavët (serbët) shqipfolës pas luftave austrohungareze-turke ishin konvertuar në turq shqipfolës (=shqiptarë).

Së dyti, nga studiuesi Blerim Latifi, përzgjodha këtë konstatim, i cili përputhjet me 85 vitet e Milojeviqit:

Që nga gjysma e shek. 18 shqiptarët ortodoksë të Kosovës ishin konvertuar masivisht në islam, ndërsa ata që kishin mbetur jashtë këtij sistemi, pas pushtimit serb 1912 …ishin serbizuar… (Shih portali“Zemrashqiptare”, 4,12.2023)

Me fjalë të tjera ata shqipfolës që nuk u konvertuan në islam, u serbizuan.

Si duket nuk ishin vetëm ortodoksët e Veriut të pafat, që u detyruan me u serbizua, pasi nuk u kunvertuan në islam, po ashtu ka ndodhur me shqipfolësit e pakonvertuar, të cilët sipas sutoqefalive përkatëse u asimiluan.

Ishtë koha kur ndër shqipfolësit e konvertuar në islamsuni,  mbase jo aq me zemër, u rripërtërij emri shqipo-shqiptar, të cilit iu bashkuan menjëherë arbër-katolikët e mençur, po njëherazi edhe ortodoksët shqipfolës që kishin mundur me i shpëtue asimilimit nga gjuha e autoqefalisë përkatëse greke, rumune apo bullgaro-maqedone.

Për ne është shumë me rëndësi që nga ortodoksët e tillë shqiptarë intelektualë patriotë, edhe pse pak me vonesë, u formua Autoqefalia shqiptare, e cila ka emblemën po në atë formë kryqi marrë nga heraldika byzantine e ngjashme si edhe ajo e pravosllaves serbe, me katër shenjë-shkëndija flakadane në katër këndet e kryqit, por dallon se nuk është stilizuar si emblema e autoqefalisë serbe.

Gjthsesi edhe tetragrami i emblemës së ortodoksisë shqiptare mundet dhe propozoj të lexohet shqiptarisht me katër Sh:

Shqipja e Shqiptarisë-Shkëlqimi i Shqiprisë

ose

Shpëtimi i Shqipnisë – Shqipja e Shqiptarisë!

përkatësisht

Shqipja e Shqiptarisë – Shpëtim-shkëlqimi i Shqipërisë.

Dëshirojmë që nga ky propozim formë-trajtës së parapëlqyer institucioinalisht duhet me i dhënë bekim hyjnor, pasi ortodoksizmi shqiptar ka histori të lavdishme shkruar me gjak dëshmorësh fetaro-ortodoksë dhe mbetet sidetyrim trashëgimie e krenarie për të gjithë shqiptarët për respektimin e motos së përzgjedhur.

Përmbyllje

Në vend të përmbylljes po e shënoj këtë lutje-rrëfesë fetare katër vargjëshe, në gjuhën shqipe të përkthye në serbisht, e hartuar në shek XVIII nga i ndrituri prift ortodoks, pararilindës arbëresh Nikollë Keta:

Na i lutemi TënZoti:

Po në gjuhën që na e dha,

Si i lutej Kastrioti

E gjiria ka(h) rrjedhim na…

/gjiria geg. gjin(d)-ja (anëtarë etnie)/

Serbisht:

Mi molima naseg Boga

Jezikom koji nam dodelio

Kojim se molio Katriota

S ljudima koje nas nasledio!

Le të vërehet mesazhi e kësaj lutje-rrëfese në krahasim me ato të pravosllaves serbe dhe njëherazi kërkojmë që kisha pravosllave serbe fobinë e deritashme rreth mohimit të historisaë së përbashkët ortodokse ndaj shqiptarëve ta kthehjë në mirëkuptim, të  bashkëpunojë me autoqefalinë ortodokse shqiptare simotër të peshkiop Nolit e Xhuvanit, themelimin e së cilës e pati ndihmuar dhe për shqipfolësit ortodoksë kosovarë në të gjitha kishat ortodokse të Kosovës të lëjohet kthimi i lutje-rrëfesave si kjo dhe kështu Kisha Serbe do ta fitojë simpatinë e mbarë popullit shqiptar, i cili edhe ashtu kishën orodokse në Kosovë i ka për zemër, e njeh si thesar historik të shtrenjtë e të shenjtë të vetin dhe si të tillë e respekton.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx